Rama flet me “letra të hapura”: Ja kur do ta pranoj Metën kryeministër

6 Prill 2017, 21:44Politika TEMA

Lidhur me ambicien e Metës për t’u bërë Kryeministër, Rama tha se vetë kreu i Kuvendit nuk ia ka shprehur këtë gjë. “Mua Meta nuk ma ka shprehur kurrë një ambicie të tillë.

Këtë ambicie e thoni ju. Sa për ministrat e LSI­-së që luftojnë për Metën kryeministër kjo është gjëja më normale në botë. Pse për kë do të luftojnë tjetër”, tha Rama.

Më tej ai tha se Meta do të bëhet kryeministër në rast se LSI del forcë e parë. Pra fiton zgjedhjet. “Ka një rregull demokracia. Partia që fiton zgjedhjet zgjedh kryeministrin”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama ka bërë për herë të parë një dallim mes qëndrimit të tij dhe atij të aletatit qeverisës, duke thënë se kreu i LSI-së Meta në vazhdën e filozofisë së tij politike po përpiqet që të gjejë një zgjidhje për atë që ai e konsideron si krizë politike.

Por në dallim nga Meta, Kryeministri Edi Rama është shprehur se kriza nuk është politike, por vetëm e Partisë Demokratike.

“Unë mendoj që Ilir Meta po bën një përpjekje për të stimuluar një zgjidhje të kësaj që për të është krizë politike, por që për mua është kriza e PD-së. Por unë nuk mendoj se LSI nuk do të hyjë në zgjedhje.”-tha Rama.

 

8 komente në “Rama flet me “letra të hapura”: Ja kur do ta pranoj Metën kryeministër”

  1. emer says:

    Edi Rama te kemi yll me drite

    1. fredi says:

      Po qe se reformen ne drejtesi e istalon ne shqiperi per kete popull ke bere ate qe kemi vite presim dhe pergjigjen e keti populli do ta maresh me vote qe pa diskutim do jete per ty.mos u tut nga shantazhet e pd e lsi vazhdo perpara te lumte

    2. fredi says:

      Po qe se reformen ne drejtesi e istalon ne shqiperi per kete popull ke bere ate qe kemi vite presim dhe pergjigjen e keti populli do ta maresh me vote qe pa diskutim do jete per ty.mos u tut nga shantazhet e pd e lsi vazhdo perpara te lumte

  2. Fatmir Lohja says:

    Pak nostalgji.
    Kam tre nëna,o njeri!
    Janë të hijshme për bukuri.
    Njëra më rreh dhe tjetra demagogji.
    Kam një tjetër ,
    thellë në gji,
    që bën vetëm zallamahi.
    Unë i mjeri nuk po di!?

  3. loni says:

    E sakte ,kryeministrin e zgjedh partia qe fiton shumicen ,te lumte zoti kryeminster

  4. e mira says:

    Pa diskutim nje gjeni …por mjer kush nuk do te njohi …respekt .

  5. posto says:

    Eshte me i miri nder shoke…..ok.

  6. posto says:

    Eshte me i miri nder shoke…..ok.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje