Rama me bisturi në dorë sfidon Metën e Bashën: S’besoj se nuk do futeni në zgjedhje

Kryeministri Rama ka dalë sot në emisionin e Ylli Rakipit në “News 24” me bisutri. Ai ka bërë një krahasim mes shëndetësisë së para vitit 2013 dhe me atë të tanishmen.

Rama tha se ato lloj bisturish të vjetra të kohës së Hoxhës është punuar deri para një jave në maternitet.

Kryeministri Rama tha se ai mendon se PD-­ja dhe LSI-­ja do të marrin pjesë në zgjedhje. “Unë nuk mendoj se PD nuk do të marrë pjesë në zgjedhje, po ashtu sikurse edhe LSI. Nuk mendoj se LSI nuk do të marrë pjesë në zgjedhje. Ky është mendimi im, qofsha gabuar!”, tha Rama.

“PD do të hyjë në zgjedhje siç hyri në Kuvend për vettingun. Kokën poshtë kartonin lart”, tha Rama. Për Metën, Rama tha se po bën përpjekje siç e ka në natyre, për atë që mendon se është krizë.

A do hyjë PS ne zgjedhje? Ja pergjigja e Ramës

Kryeministri Rama është treguar i prerë ditën e sotme kur tha se PS do të marrë në zgjedhje edhe pa LSI­në dhe PD­në.

Ai tha se Shqipëria nuk mund të krahasohet me Korenë e Veriut. “Në Korenë e Veriut, ka vetëm një parti dhe të tjerat janë të jashtëligjshme. Këtu ka shumë parti dhe se cili ka të drejtë të garojë.

Neve s’na pengon njeri të marrim pjesë në zgjedhje dhe do të marrim”, tha Rama.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Rama me bisturi në dorë sfidon Metën e Bashën: S’besoj se nuk do futeni në zgjedhje”

  1. Albani says:

    Ylli,devijant psikopat.Ha ha,cfare flet,si pyet,manavell komplement.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *