“SFIDA” e Bojaxhiut regjistrohet në zgjedhjet e 18 qershorit

6 Prill 2017, 10:55Politika TEMA

Partia SFIDA me themelues Gjergj Bojaxhi, është regjistruar për zgjedhjet e 18 qershorit, pasi ka mbledhur firmat e nevojshme.

“Sot dorëzuam firmat e mbledhura për t’u regjistruar për zgjedhjet.

Por, pasi arritëm shifrën e kërkuar nga KQZ prej 5000 mijë vetësh, nuk e ndalëm mbledhjen e firmave.

Kjo, sepse donim t’i jepnim mundësinë kujtdo që kishte dëshirë, që të mund të bashkonte zërin me ne për t’i dhënë një mesazh kësaj klase politike:

Ne jemi shumë!! Jemi shumë të pakënaqur nga kjo klasë politike. Jemi shumë që ndihemi të papërfaqësuar.

Jemi shumë që mendojmë se problemet e Shqipërisë burojnë nga këta politikanë që kemi. Por ne mendojmë se zgjidhja është e mundur dhe ajo do të vijë nga qytetarët.

SFIDA për Shqipërinë do të garojë në këto zgjedhje si alternativa e vetme që nuk ka lindur nga nevojat apo llogaritë e politikanëve, por si një organizim i njerëzve që nuk munden më. Që duan të jenë pjesë e fillimit të fundit të kësaj klase politike”, thotë Bojaxhi.

2 komente në ““SFIDA” e Bojaxhiut regjistrohet në zgjedhjet e 18 qershorit”

  1. jo-genjeshtres says:

    C’fare numri ka partia jote mo Bojaxhi, me cilen boje e ke lyer?
    S´te mjaftojne mallkimet e gjithe atyre qe u prishe shtepine po kerkon te futesh ne politike te prishesh edhe ate pak qe mund te kete ngelur?
    Shkoni fshihuni ne ndonje qoshe sa nuk eshte vone, do t´ju vije dita dhe juve qe beni te ndershmin!

  2. Drini says:

    Bravo Gjergj! Nuk i ben bisht sfidave. Suksese ne zgjedhje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje