Skandali i trukimeve të Skëndërbeut, tre futbollistë të klubit korçarë në prokurori

6 Prill 2017, 18:19Sport TEMA

Tre futbollistë të skuadrës së  Skëndërbeut janë thirrur në prokurori në lidhje me trukimet që ka bërë klubi korçarë.

Fletë-thirrja nga ana e prokurorisë ka shkuar për tre lojtarët kryesorë të skuadrës bardhekuqe për Orges Shehin, Bajram Jashanicën dhe Marko Radas.

Klubi i Skëndërbeut u dënua nga UEFA me 1-vit jashtë kompeticioneve europiane për shkak të trukimeve, ku akuzohet se ka fiskuar mbi 50-ndeshje, në Kupat e Europës, Kategorinë Superiore, Kupën e Shqipërisë, miqësore etj.

Gjithashtu, përveç tre lojtarëve të klubit korçarë pritet që prokuroria të thërrasë për të dëshmuar dhe zyrtarët e lartë të Skëndërbeut.

Skëndërbeu është i vetmi klub shqiptarë që është akuzuar drejtpërdrejt nga UEFA për shkak të trukimeve, por që në vendin tonë deri më tani nuk ka marrë asnjë ndëshkim./f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje