Shtyhet sërish vendimi për ekstradimin e Ramush Haradinajt

6 Prill 2017, 16:35Rajoni TEMA
Shtyhet sërish vendimi për ekstradimin e Ramush Haradinajt

Vendimi për ekstradimin apo jo të Ramush Haradinajt drejt Serbisë nga autoritetet franceze, është shtyrë sërish.

Vetë kreu i AAK-së, ish-kryeministri i Kosovës e ish-komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit ka treguar se kur do të merret vendimi.

“Ka përfunduar seanca, është vendosur që vendimi të merret më 27 prill”, ka thënë Haradinaj, teksa ka falënderuar të gjithë ata që kishin dalë ta presin para gjykatës në Francë.

Aty Haraidnaj është shprehur i bindur se do të lirohet.

“Po presim edhe këto tri javë. Jemi të drejtë dhe e drejta ka për të fituar”, ka thënë Haradinaj.

2 komente në “Shtyhet sërish vendimi për ekstradimin e Ramush Haradinajt”

  1. goni says:

    Kosova eshte nje Vend i vogel,dhe po ta shohesh mire eshte Multietnik!Ne Kosove jetojne,shum Etni,krahas shumices(tashme pakice,per shkak emigrimi)Shqiptare!Ne Kosve jetojne,Serb,Malazez,Turq,Rom Ashkali,Egjiptjan,Kroat,Goran,Boshnjak,si dhe Pakica te tjery te vogla te ardhura pas qlirimit.Tash Haradinaj akuzohet se vrau nga disa Etni,dhe se fundi edhe disa Rom(akuza e Tashme).Shtrohet pyetja,ishte kohe lufte,dhe nuk dihej mire se kush dhe ke vriste,sa Shqiptare vrane serbet,sa vrane romet,sa vrane kroatet sa vrane ashkalite,sa vrane turqit,si dhe sa serb u vrane nga kroatet,dhe u eshte len faji shqiptareve,sa Rom u vrane nga turqit dhe u eshte lene faji shqiptareve,sa turq u vran nga romet,sa shqiptare u vrane prej shqiptareve dhe u eshte lene faji serbeve,dhe sa u vrane ndermjet etnive te ndryshme dukr mos ualene fajin por duke e marre persiper,me krenari.Pra te shihet dhe te kapen kriminelet,dhe po u muer vendimi i gjykates te denohen,perfshire ketu edhe Hararadinajn,dhe denimi te mos fal kerkend,kushdo te jete.pra siq shihet nevoja per nje gjykate speciale eshte e nevojshme.Gjermania kur humbi luften,u pushtu dhe u nda ne zona influence,si shkaktare e LDB.Dhe ne Kosove ndodh e kunderta,sulmi kryhet kunder Serbise,dhe pushtohet Kosova,hajde Njeri e kuptoje ket gje.Nje Shqiptare thot,Serbija ne vrau ne 99,Kosova po na vret perdite,Kabashi tha Ju keni be krime me shume se Serbija,Serbet ishin budall,te rrihshin e te lshojshin,kurse ju ta pini gjakun kapakapak.Te bejme bilancin e shendetit te Popullit ne kohen e Serbise,dhe sot,te bejme bilancin e qetesise familjare atehere e sot,ne ate kohe rruget malet e fushat,ishin plot me Njerez,qe nuk mirreshin me spiunlleqe,por sejcili shikonte punen e vete,te dashur Lexues beni krahasimin me sot,sa Njerez jane te semure,dhe sa ishin ne ate kohe,pra kush thote se tash eshte me mire shihet se po ben karrjere,per te rene kur te kete hip ne maje, poshtePra ke qliroj Nato(Amerikaplus partneret)Kosoven apo serbine,Vuqiq nje Kriminel i Luftes latente,ne qofte se vjen neKosove te arrestohet per krime lufte dhe ti dorezohet edhe ai gjykates speciale.Pra kjo eshte gjendja,dhe qeshet e kendohet kur shume vende u ngjajne varrezave.

  2. capi dhia says:

    Hajradinaj, miku im, je peng i Lirise – si Kastrioti te perandoria Osmane. Durim o bir. E ardhmja i takon rinise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje