Anëtari i kryesisë së PD në Londër, i dënuar për trafik njerëzish

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Njëri prej anëtarëve të kryesisë së Partisë Demokratike dega Londër është i dënuar për trafik qeniesh njerëzore.

Një emigrant shqiptarë në kryeqytetin Britanik i tha Lexo.al se Enkelejd Omi, në të majtë me xhaketë të kuqe në këtë foto, është dënuar në Shtator 2015 nga gjykata “Canterbury Crown Court” si i akuzuar për “favorizim të futjes së njerëzve ilegalisht në Britaninë e Madhe”.

Sipas të dhënave nga kjo gjykatë, çështja e vëllezërve Tauland dhe Enkeleid Omi, sëbashku me atë të Agim Dajbabit mban numrin T20130671.

Më 12 maj 2013, ata janë ndaluar nga oficerët e emigracionit teksa po tentonin të fusnin në Angli ilegalisht tre persona.

Vëllezërit Omi për t’i shpëtuar një burgimi të gjatë kanë pranuar akuzat që ditën e parë të procesit gjyqësor.

Tauland Omi është dënuar me 12 muaj burg (suspended sentence) që do të thotë nëse ai e përsërit këtë vepër penale përsëri, do t’i duhet të vuaj dënimin prej 12 muajsh, plus dënimin për veprën e re penale.

Gjithashtu ai është dënuar edhe me 200 orë punë në komunitet.

Po i njëjti dënim i është komunikuar edhe të vëllait, Enkeleid Omi tashmë anëtarë i kryesisë së degës së PD Londër.

Ndërsa bashkëpunëtori në këtë trafik, Agim Dajbashi është dënuar me 8 muaj burg.

Naim Hasani krytar i degës së PD-Londër në një postim në Facebook shprehet se “kryesia, e cila është e përbërë kryesisht nga intelektualë të moshave dhe fushave të ndryshme nga të gjitha anët e Shqipërisë, nga jugu në veri, pjesa dërmuese të rinj të shkolluar ne Britani”.

Por ajo që Hasani nuk thotë ose nuk ka dashur ta tregojë, është pikërisht fakti se në kryesinë e degës së PD Londër, i është bashkuar edhe një trafikant qeniesh njerëzore.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Anëtari i kryesisë së PD në Londër, i dënuar për trafik njerëzish”

  1. Akili says:

    Maloket me degen e tyre ne London.Shume sinjifikative.

  2. duno says:

    KY person qe gazeta e Meros na e paraqet si nje kriminel te madh sepse : ka favorizuar njerez te futen ilegalisht ne Britanine e Madhe .nuk ka te krahasuar me ato emra qe Edvini i ka bere deputet e kryetare bashkishe . Vrases ,perdhunues ne grup, trafikant femrash . rembyes personash jane lenda e pare me te cilen kryerilindasi gatuan GJELLEN E TIJ TE RILINDJES. kY njeri qe ne Angli u denua me pak muaj burg , ne Shqiperi duhet nderuar me dekoraten me te larte ashtu si nderohen sot ata njerez qe shpetuan hebrejte prej gjermaneve ne luften e dyte boterore . Te jetoshe sot nen Edi Ramen me kete mjerim qe ka pllakosur eshte si te jetosh ne nje kamp perqendrimi gjerman prandaj ky zotri ne Shqiperi duhet trajtuar si hero .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *