Anija shqiptare “Oriku” ndihmon gomonen me sirianë në Egje. Shpëton 60 persona, mes tyre 22 fëmijë…!

Anija e Forcës Detare shqiptare e angazhuar në operacionin e NATO­s në detin Egje për parandalimin e fluksit të emigrantëve të paligjshëm që tentojnë të hyjnë në vendet e Bashkimit Evropian, mëngjesin e sotëm ka identifikuar një gomone me 60 persona në bord e nisur nga brigjet e Sirisë që i ishte drejtuar brigjeve greke.

Ekuipazhi i anijes “Oriku”, sipas detyrave dhe kompetencave që i është caktuar në këtë operacion, njoftoi menjëherë anijen flamurtare FGS Brandenburg, rojet bregdetare turke dhe greke dhe Agjencinë për Ruajtjen e Kufijve të Jashtëm të BE, Frontex.

Ekuipazhi i anijes shqiptare “Oriku” ofroi ndihmë deri në mbërritjen e rojës bregdetare turke, e cila mori në dorëzim gomonen dhe personat në bord.

Nga të dhënat e marra nga roja bregdetare turke në përfundim të operacionit, rezultuan se në bordin e gomones ndodheshin 60 persona, nga të cilët 22 fëmijë.

12 gra dhe 26 burra, pjesa me e madhe nga Siria, por mes të cilëve kishte edhe shtetas nga vendet e Afrikës. Anija “Oriku” merr pjesë që prej muajit dhjetor të vitit të kaluar në operacionin e NATO­s në detin Egje, dhe aktualisht atje është i dislokuar kontingjenti i tretë i Forcës Detare shqiptare.

 

REMOTE_ADDR:[{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/orik-1-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/orik-1.jpg","attachment_id":"663007"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/gom-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/gom.jpg","attachment_id":"663004"},{"thumb":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/orik-150x150.jpg","full":"http:\/\/www.gazetatema.net\/wp-content\/uploads\/2017\/04\/orik.jpg","attachment_id":"663008"}]

1 komente në “Anija shqiptare “Oriku” ndihmon gomonen me sirianë në Egje. Shpëton 60 persona, mes tyre 22 fëmijë…!”

  1. Projekti says:

    Titulli thote qe i shpetoi njerezit qe ishin ne gomone. Duke lexuar artikullin del se gomonja nuk ishte ne rrezik. Udhetaret po shkonin drejt Greqise me qellim per te kaluar me pas ne Perendim. Dhe nuk e realizuan dot qellimin e tyre sepse “i ndihmoi” dhe “i shpetoi” anija shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *