Detajet/ Pse dështuan negociatat e takimit Rama-Basha

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Negociatat mes Kryeministrit Rama dhe kreut të PD­së, Lulzim Basha, kanë dështuar për të prodhuar një takim mes tyre.

Shkak është bërë mungesa e një axhende të mirëpërcaktuar nga palët para takimit. Komunikimet mes Ramës dhe Bashës kanë vijuar dy ditët e fundit përmes negociatorëve vendas dhe të dy kanë deklaruar dje gatishmërinë për t’u ulur në tryezë.

Nuk kanë munguar në këto negociata dhe përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar, që po kërkojnë me ngulm dhënien fund të krizës politike në vend, kur opozita vazhdon të qëndrojë jashtë Parlamentit.

Gjatë fjalës së tij në Parlament, Kryeministri Rama tregoi se është sy e veshë nga lajmet që vijnë nga çadra e opozitës raporton panorama. “Dua mirëkuptimin tuaj që sot të mos flas as për qeverinë teknike, as për datën e zgjedhjeve, për një arsye shumë të thjeshtë, se kam dy ditë që pres vendin dhe orën për të folur. Nuk kam orë, nuk kam vend.

Shpresoj që ta kem orën dhe vendin, kudo qoftë – unë preferoj në çadër, por nuk ka asnjë problem po të jemi diku tjetër – dhe në çfarëdo formati që të jetë; vetëm për vetëm, me shokë bashkë, me aleatë, pa aleatë, me të gjithë aleatët, si të jetë”, tha Rama.

NEGOCIATAT

Por ajo që i mban palët larg është mungesa e një axhende të përcaktuar për takimin. Kreu i PD­së, Lulzim Basha, mësohet se para se të zhvillohet takimi me Kryeministrin Rama, të jetë përcaktuar axhenda e tij, se për çfarë do të diskutohet.

Referuar burimeve nga PD mesohet Lulzim Basha i ka kërkuar Kryeministrit Rama që tema të tavolinës të jenë qeveria teknike, çfarë mandati do të ketë kjo qeveri, cilat do të jenë objektivat e saj për t’u realizuar gjatë kohës që do funksionojë, si dhe procesi i dekriminalizimit të Parlamentit të ardhshëm.

Duket se ky propozim i Bashës nuk është mirëpritur nga Kryeministri Rama, i cili ka kërkuar që fillimisht të ulen në tavolinë dhe aty të diskutojnë të gjitha çështjet që PD do të ngrejë për diskutim, me predispozicionin që të kontribuojë për gjetjen e zgjidhjeve.

I gatshëm për të diskutuar me kundërshtarin e tij politik, po nga foltorja e Parlamentit dje, Rama u tregua i hapur për të riformuluar çdo nen në Kod apo në Kushtetutë, për të rritur garancitë e zgjedhjeve për opozitën. Nga ana e tij, kreu i opozitës, Lulzim Basha, u shpreh se nuk do të shkojë në një tryezë fasadë me Edi Ramën.

“Jemi të hapur, siç e kemi thënë, për një dialog të vërtetë politik me dy objektiva; ndërtimin e qeverisë teknike me mbështetje të gjerë politike dhe përcaktimin e mandatit të kësaj qeverie për dekriminalizimin e institucioneve të shtetit shqiptar, luftën e vërtetë kundër drogës e parave të drogës dhe krijimin e kushteve të zgjedhjeve të lira e të ndershme.

E hapur mbetet ftesa për dialog për qeverinë teknike, por nëse lojërat janë përgjigjja e vetme e republikës së vjetër, atëherë nga ky shesh ju themi se përballja do të jetë përgjigjja jonë deri në fitore”, u shpreh dje Basha.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

2 komente në “Detajet/ Pse dështuan negociatat e takimit Rama-Basha”

  1. Endti says:

    O Bashar ha mut ha.

  2. Dashi says:

    Haha. Po cju duhen aleatet? Ata jane te gjithe njerez qe nuk ju ka interesuar Shqiperis por vetem xhepi dhe .
    Veri ne rresht qe nga aleatet qe keni ne koalicionet tuaja dhe te Lulit dhe me thuaj nje qe i digjet barku per kete vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *