Edi Rama: Ja pse dal vetë për t’iu shpërndarë tapitë. Keni lënë qimet nëpër gjykata….

Kryeministri Edi Rama ka qenë këtë të premte në Cakran të Fierit, për të shpërndarë personalisht lejet e legalizimeve falas për banorët e kësaj zone.

Rama iu është përgjigjur me këtë rast kritikëve, të cilët thonë pse del kryeministri vetë, për të shpërndarë leje legalizimi.

Ju mund të thoni po mirë si është kjo punë, del kryeministri e shpërndan tapi!

Nuk e bëjmë për të shpërndarë tapi, por për të shpjeguar shumë aspekte të procesit.

Njerëzit duhet ta dinë se cfarë dëme kolosale i ka bërë qeveria e shkuar vendit vetëm me këtë proces.

Hidhen përpjetë për lirinë e zgjedhjeve dhe demokracinë.

Kanë ngulur cadrën njësoj si ngulën godinat në Gjanicë.

Gjetën shesh, bënë përshesh dhe u bënë pronarë në mes të Fierit, duke u grabitur punën e përbashkët, duke e kthyer lumin në kanal ujërash të zeza.

Vënë cadrën në mes të bulevardit dhe thonë, o si themi ne, o s’ka zgjedhje, ne jemi liria, demokracia.

Ata janë ca të mjerë, që janë për të ardhur keq, por njëkohësisht janë edhe për të qenë të revoltuar edhe socialistët, demokratë, njerëzit e ndershëm, që shkojnë atje e lënë qimet e kokës të mos them të gjitha qimet bashkë, te gjykatësit”, tha ai.

Na shau Saliu tani, ose është e kundërta, mos e përmend këtu se fillon shiun, të përmendësh Saliun është si të përmendësh qoftëlargun”, vijoi Rama.

Kreu i qeverisë shtoi se opozita nuk do zgjedhje sepse “e di shumë mirë mbështetjen e popullit për partinë tonë”.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *