Familja shqiptare në Suedi i shpëton sulmit të përgjakshëm: Përjetuam horror

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Suedia është tronditur këtë të premte nga një ngjarje e rëndë ku një kamion huri në rrugën më të frekuentuar nga këmbësorët duke lënë viktima dhe dhjetëra të plagosur.
Kamioni u përplas me një turmë njerëzish ndërkohë që po doli nga një qendër tregtare.

Suedia, një shtet që ka mjaft emigrantë shqiptarë, një të tillë e ka pasur edhe dëshmitarë të kësaj ngjarje të rëndë.

“Isha në vendngjarje dhe pashë tmerr me sy, njerëz që shtypeshin me njëri-tjetrin për së gjalli nga frika e kamionit, i cili ngjasonte me një bishë të etur për jetë njerëzish.

Situata është bërë alarmante dhe vendi i ngjason ndonjë shtetrrethimi, po flitet se është sulm terrorist, por s’ma do mendja, sepse Suedia është shtet që pret mirë çdo fe dhe racë njerëzore, s’besoj se do zgjidhej Suedia për një sulm të tillë.

Fatmirësisht unë dhe familjarët e mi jemi mirë, por sot kaluam një hororr, më dhimbsen shumë ata të pafajshëm që vdiqën”, përfundoi shqiptari nga Suedia”, – shkruan ai për JOQ.

Nuk dihet ende nëse është një sulm terrorist, por policia ka nisur menjëherë evakuimin e banorëve nga e gjithë zona.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Familja shqiptare në Suedi i shpëton sulmit të përgjakshëm: Përjetuam horror”

  1. ee says:

    Jemi bere si minjte! Shfaqemi ne cdo cep ku ka jete!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *