INTERVISTA/ Fatos Klosi: Rama kryeministër pas 18 qershorit, Meta është akoma i ri. PD-në do e detyrojnë të futet në zgjedhje

7 Prill 2017, 20:37Politika TEMA

Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi deklaron se Rama dhe Meta do të hyjnë bashkë në zgjedhjet e 18 qershorit sepse janë në mesin e reformave.

I ftuar në “45 minuta” nga Denis Minga në Report TV, Klosi tha se Rama dhe Meta plotësojnë njëri-tjetrin dhe do të hyjnë bashkë në zgjedhje.

“Plotësojnë njëri tjetrin, kur Rama nuk pranon diçka, i pranon Meta, dy paritë kanë pranuar se do jenë në një koalicion. Partitë kanë diferenca në mendime apo edhe elektorat dhe strategji por do të jenë bashkë, do ishte gabim i madh po të mos shkojnë, duhet të shkojnë bashkë, janë në mesin e reformave të koalicionit. Kanë bërë reforma si reforma administrative, reforma në drejtësi dhe reformat duhen çuar deri në fund, po të mos shkonin bashkë do ngeleshin reformat në mes. Sikur të ndaheshin do ishte gjë e rëndë dhe e pabesueshme”, tha Klosi.

Pse ka një marrëdhënie të tendosur mes Ramës dhe Metës?

Nuk e shoh si një marrëdhënie të tendosur me Ramës dhe Metës. Unë kam pare që kanë pasur vetëm në vitin 2009, pasi LSI kaloi me koalicion me Berishën, por koha i dha të drejtë Metës dhe partia u rrit. Për mendimin tim u tregua largpamës. Është situatë parazgjedhore dhe partitë po bëjnë sondazhe, sepse të dyja partitë kanë të njëjtin elektorat pothuajse. Ata të dy kanë mendim të kundër për çadrën e PD-së. Rama është i bindur që opozita do hyjë  në zgjedhje ndërsa Meta ka mendim të ndryshëm, ka mendim më të butë, sikur po bën rolin e moderatorit.

Pse Rama nuk pranon qeverinë e besimit?

Që Rama të pranojë qeveri të besimit mendoj se është e paprecedent, sepse është precedent i rrezikshëm që Rama ta pranojë pasi mund ta ndjekin dhe partitë e tjera më pas kur e ndjejnë se po humbin dhe të justifikohen për humbjen.

PD-në do ta detyrojnë të futet në zgjedhje

Pyetjes së gazetarit Minga lidhur me krizën politike mes partive, Klosi deklaron që Partinë Demokratike do ta detyrojnë të futet në zgjedhje dhe situata aktuale politike është vetëm një luftë nervash para zgjedhjeve dhe asgjë më shumë.

Do kenë rol ambasadorët në zgjidhjen e krizës?

“Roli ambasadorëve është i padiskutueshëm. PD-ja do ta pranojë faktorin ndërkombëtar sepse ne vetë e kemi kërkuar ndihmën e tyre, edhe vetë opozita e sotme, do t ia dalim për zgjedhje, nuk shoh arsye të mos kemi zgjedhje. Unë e konsideroj si një luftë nervash para zgjedhjeve, nuk e quaj krizë, në fushata ka pas të tilla situate, ka një lojë nervash në situata të tilla”, u shpreh Klosi.

Meta s’ka bashkëpunim me Berishën

Pyetjes së gazetarit Minga lidhur me ndonjë bashkëpunim të mundshëm të Metës me Berishën, Klosi u shpreh se nuk ka një bashkëpunim të tillë sepse e ardhmja e Metës është me Partinë Socialiste.

“Jo nuk besoj se ka një bashkëpunim me Berishës dhe Metës sepse e ardhmja e Metës është në koalicionin me PS-në, dhe i intereson të jetë me PS-në. Meta po mban qëndrimin që ka mbajtur gjithmonë, po mban një qëndrim të butë siç e ka mbajtur gjithmonë”, tha Klosi.

Mendoni se Berisha ka akoma efekt?

S’ka më efekt Berisha, efektin Berisha e shikoj te Basha. Ai i thotë  se nuk do hyjë në zgjedhje se duhet të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme sepse ka mbështetjen e Berishës, sepse Berisha e ka udhëhequr këtë parti, e ka krijuar dhe e njeh mirë.

Mendoni se Meta ka interesa për president?

Meta nuk ka interes për president sepse pozicioni i presidentit siç duket është katandisur dhe s’ka kompetenca dhe nuk e do askush. Meta ka dashur kryeministrin gjithmonë sepse ka më shumë kompetenca në duar.

Pra e shikoni si kryeministër Metën?

Të dy palët edhe Meta edhe Rama ju takon të synojnë kryeministrin dhe i takon atij që merr më shumë mandate. Them që çështja e kryeministrit është zgjidhur sepse të dy palët e kanë konfirmuar. Meta nuk është akoma gati, nuk e ka me ngut pasi e ka provuar dhe më parë rolin e kryeministrit. Teza meta kryeministër është hedhur në “treg” për të matur opinionin, për të matur pulsin por them që Meta ka kohë për kryeministër.

PD-ja e akuzon qeverinë Rama si të lidhur me krimin, si e shikoni ju?

Nuk e mendoj që qeveria ka nevojë për krimin, sepse njerëzit me rekorde kriminale u larguan pak nga pak.  Listat e PS-së do jenë më të mira kësaj radhe. Sikur Basha nuk ka argumente të tjerë dhe unë po pres të thotë diçka, po pres diçka konkrete, teza të sajuara që të justifikohet humbja.

Në pjesën e dytë të emisionit “45 minuta” të gazetarit Denis Minga, i ftuar ish-kreu i Shish Fatos Klosi u përgjigj dhe për situatën aktuale në arenën ndërkombëtare, konkretisht lidhur me sulmet terroriste në Europë dhe me sulmin e sotshëm në kryeqytetin e Suedisë Stokholm.

“Nuk janë sulme të organizuar nga një qendër që të bëhet studim, janë si ujku i vetmuar, nuk janë njerëz normal persona të tillë, nuk besoj që është ISIS i aftë të organizojë akte të tilla, janë akte personale. Shërbimet sekrete e kanë shumë të vështirë të zbulojnë këta ujqër të vetmuar, edhe mund të bie në rrjetën e policisë por dhe jo sepse përdorin metoda të ndryshme edhe artizanale. Nq qoftëse ke vendosur të bëhesh terrorist mund të bësh gjithçka, këto ujqër të vetmuar janë të vështirë për tu gjurmuar, nuk çuditem që ndodhin dhe janë të periudhës, që do mbahet për këtë punë. Kam frikë ISIS sepse ka luftëtarë dhe do ti shpërndajë”, u shpreh Klosi .

Ndërsa lidhur me sulmin kimik të ndodhur në Siri pak ditë më parë ku pati mbi 70 të vdekur dhe shumë qytetarë të plagosur, Klosi u shpreh:

Unë nuk e besova dhe nuk do ta besoj që qeveria siriane ta bëjë këtë, është e pamundur të fshehë dorën në qpftëse e ka bërë ajo sepse është gafe po ta bëjë kur ka të gjithë botën kundër dhe mbështetet vetëm nga Rusia.  Shpërthimi mendoj që ka ardhur nga një shpërthim ajror. Ndërhyrja e SHBA më duket si antiruse jo antisiriane sepse amerikanet kanë hyrë edhe më parë. Do acarohen marrëdhëniet SHBA rusi sepse ashtu kanë qenë gjithmonë. Nuk mund të kenë marrëdhënie të mira pasi dy palët pretendojnë të jenë superfuqi botërore. U mendua se do shuhet me rënien e murit të Berlinit dhe me rritjen e shtetit rus u shtuan.  Them që Asad ka mbetur vetëm dhe vetëm ruset dhe iranianet nuk mjaftojnë”.

Ish-kreu u SHISH Fatos Klosi komentoi gjithashtu edhe deklaratat e Roberto Savianos se ISIS kultivon marijuanë në Shqipëri.

Ai u shpreh:

ISIS nuk ka vend në Shqipëri, është absurd, u përfaqësua nga pak shqiptarë nga kushtet ekonomike. ISIS nuk mund të furnizohet nga marijuana, sepse kanabisi në Shqipëri është i ndarë në parcela të vogla dhe situata është ndryshe. Nuk e pranoj që ISIS ka parcelat e veta në Shqipëri. Shqiptarët nuk punojnë të tjerët, ISIS nuk gjen terren në Shqipëri. Ushtria një hap pozitiv në luftën ndaj kanabisit, atë që ka bërë policia mund ta bëjë edhe ushtria, në përmasat që kishte vitin që shkojë ka përmasa ta jashtëzakonshme dhe ushtria mund të ndërhyjë sepse ndërhyn për situata të tilla”.

6 komente në “INTERVISTA/ Fatos Klosi: Rama kryeministër pas 18 qershorit, Meta është akoma i ri. PD-në do e detyrojnë të futet në zgjedhje”

  1. shpresa says:

    Vetem nje gabim ben Klosi; LSI nuk u rrit dhe eshte nje genjeshter ajo qe lsi eshte rrit. Ta provoje LSI te shkoje vetem ne zgjedhje dhe do ngelet vetem me 4 ose 5 deputet. Ato vota qe formuan deputet e LSi jane mbetjet e koalicionit dhe partise socialiste. Ndersa partia demokratike eshte drejte degradimit pa asnje vizion dhe alternative se s’ka se si te kete alternativ me nje kryetar qe ka mbi kurriz gjithe ato krime qe nga ato ekonomike e deri tek vrasjet dhe tradhetise kombtare. Eshte nje çudi si gjithe kjo media apo gazetari ben shurdhin per nje njeri te tille, megjithate eshte vota e popullit dhe vetem ajo qe rregullon demokracine se ne Shqiperi krimin me te madh e ka media dhe nje pjese e atyre qe e quajne veten intelktuale duke bere llogari matematike per interesat individuale te gazetareve apo institucioneve te tyre “te pavaruara”. Qe ti thuash te bardhes te zeze nuk eshte as opinion dhe as e vertete. PD po nuk mori pjese ne zgjedhje, eshte nje frike qe ps te dominoje gjithe drejtimin e vendit me nje opozite te dobet qe do ti beje asaj te mundur qe kohe te gjate ne pushtet, ndersa pd do te shkermoqet si PASOK ne Greqi apo ne Itali e vende te tjera. Me habit edhe mendimi qe nuk ka zgjedhje pa opozite. Zoterinj, opozita del nga zgjedhjet; kjo opozite eshte shkermoqur me politiken e saj dhe e ka mbaruar misionin me aq sa ka bere per te mos thene qe ka bere shume keq vendit sidomos tani ne fund te sesionit legjislativ, sepse me mos votimin e vetingut per reformen pengoi brutalisht marrjen e fteses pe ne Be qe kishte interesa te medha Shqiperi per ekonomine, pavaresisht se çfare thone njerezit tutje e tehu per Be-ne. Opozita nuk eshte ne parlament per te mos votuar reformat apo çdo ligj gjate kater vjeteve, por eshte per te frenuar qeverine per te mos degraduar nepermjet pjesmarrjes ne parlament dhe diskutimit te ligjeve per ti permiresuar ato. Ne Shqiperi eshte kuptuar qe opozita eshte vetem per lufte frontale kunder çdo ligji qe çon qeveria ne parlament, megjithese ata votohen, dmth per te kuptuar qe deputetet aty jane gjalle . Keni pare ju nje seance plenare qe te diskutohet seriozisht nje ligj brenda ketyre 4 vjeteve? Une do ta desheroja qe shqiptaret ta votonin Lulezim Bashen dhe pd-ne qe ta provonin dhe nje here ato qe kane hequr 22 vjet, pastaj le te pendoheshin. Vendi ka marre nje rrjedhe e bie pak era shtet keto vite megjithe qendrimin shume te keq te opozites se kesaj kohe.

  2. elefant says:

    Orakulli i Delfit ia futi pordhes edhe nje here.

  3. tomi says:

    Nuk kuptoj perse merrni si reference kete njeri….
    Eshte ai qe perbuz vuajtjet e shqiptareve dhe ngre vleratce kastes se kuqe. Eshte ai qe kerkon rehabilitim per monstren Hoxha.
    Se fundi eshte bosh si individ dhe flet brockulla gjithnje..
    Menyra si e fillon cdo fjali me sens”misteri” sikur vetem ai e di per cfare flitet eshte e peshtire.
    Ky individ nuk ka gje te perbashket me socialistet dhe demokratet. Ky ka te perbashketa vetem me te shkuaren.

  4. Tuneli Krrabes says:

    Po ckuptim do kishte reforma ne drejtesi pastaj. Pse Meta hajduti do te behet protagonist per qeverisjen e ardhshme? Kjo eshte e pamundur. Meta nuk ka te drejte morale ti afrohet ketij koalicioni pasi ka 8 vjet qe po vjedh me gjithe shporen e tij ministrore. Kurse Rama ne se pranon koalicion me hajdutin Meta do ti heqi cipen e moralit dhe besueshmerise kauzes se tij per reformen ne drejtesi dhe VETTINGUN.
    Rama ka ne dore karten dhe kauzen me te forte ne dore ne prag te ketyre zgjedhjeve qe asnje parti nuk e ka patur ndonjehere historikisht. Ai ka te drejte ti beje popullit thirrjen e besueshme dhe te pranueshme nga rreth 80% e shqiptareve qe eshte Vetingu dhe Reforma ne drejtesi. LSI dhe PD turbullojne uje qellimisht qe te harrohet Vettingu dhe pezullohet Reforma ne drejtesi. Rama ka karten e rendesishme historike qe thote me balle hapur: -Voto PS sepse voton per VETTINGun dhe reformen ne drejtesi . Voto PS sepse voton per aleancen EU_USA. Me kaq shume perkrahje nderkombetare qe ka Rama nuk duhet as qe ta afroje me Ilir hajdutin qe vetem mermerit fraza qe as Mona nuk i kupton le me populli jo e jo. Elektorati kerkon te lexoje objektiva te qarta elektorale dhe te rendesishme per te ardhmen europiane te shqiperise. Por LSI nuk e do hyrjen ne europe dhe duhet te ndryshoje emrin ne LSC (Levizja Socialiste per Cintegrim)

  5. Denis says:

    Fatos mos ha kos me pershesh LSI je. Ne mes te cfare reforme eshte Meta. Ju kerkua votimi i komisioneve dhe Vettingut dhe ai nuk pranon sepse PD nuk do thote. Di jape mandatet PD se per te sabotuar vettingun. Pra Meta eshte me anen qe nuk do edhe pse ne koalicion eshte me PS. Ne rast se ky koalicion nuk funksionon per ceshtje te tilla kushtetuese dhe madhore per forcimin e shtetit dhe institucioneve atehere per cfare vlen ky koalicion? Fatos ti mund te jesh lajmes i futur nga Ilir Meta qe po kupton se kercenimet nuk i shkuan tani qe afron data e regjistrimit do te shkoje me vrap te regjistrohet dhe me nje kembe do shkoj te votoje. Rama beri nje levizje dinjitoze dhe shume efektive kur tha se zgjedhjet nuk shtyhen. Kush do le te futet ne zgjedhje kush nuk do mos te futet. Ne jemi ne te drejten tone te shkojme ne zgjedhje. Ju keni zgjedhur rrugen tuaj ne kemi rrugen tone. Pakica nuk mund ti heqi te drejtat kushtetuese shumices. Rama jau njeh lekuren ketyre lepujve dhe eshte sjelle tamam si politikan ne perputhje me kushtetuten.
    Rama do te mbaje pergjegjesi faktike per ndikimin negativ qe do te kete rezultati i zgjedhjeve nese ben koalicion me te kerkuarin nga drejtesia per affera te vjedhjeve ne nivel shteteror dhe me kancerin e politikes shqiptare.

  6. Denis says:

    Fatos mos ha kos me pershesh LSI je. Ne mes te cfare reforme eshte Meta. Ju kerkua votimi i komisioneve dhe Vettingut dhe ai nuk pranon sepse PD nuk do thote. Di jape mandatet PD se per te sabotuar vettingun. Pra Meta eshte me anen qe nuk do edhe pse ne koalicion eshte me PS. Ne rast se ky koalicion nuk funksionon per ceshtje te tilla kushtetuese dhe madhore per forcimin e shtetit dhe institucioneve atehere per cfare vlen ky koalicion? Fatos ti mund te jesh lajmes i futur nga Ilir Meta qe po kupton se kercenimet nuk i shkuan tani qe afron data e regjistrimit do te shkoje me vrap te regjistrohet dhe me nje kembe do shkoj te votoje. Rama beri nje levizje dinjitoze dhe shume efektive kur tha se zgjedhjet nuk shtyhen. Kush do le te futet ne zgjedhje kush nuk do mos te futet. Ne jemi ne te drejten tone te shkojme ne zgjedhje. Ju keni zgjedhur rrugen tuaj ne kemi rrugen tone. Pakica nuk mund ti heqi te drejtat kushtetuese shumices. Rama jau njeh lekuren ketyre lepujve dhe eshte sjelle tamam si politikan ne perputhje me kushtetuten.
    Por me alencen me Meten ka per ti vene vetes prap ferren gangrene qe ja beri te veshtire qeverisjen. Rama do te mbaje pergjegjesi faktike per ndikimin negativ qe do te kete rezultati i zgjedhjeve nese ben koalicion me te kerkuarin nga drejtesia per affera te vjedhjeve ne nivel shteteror dhe me kancerin e politikes shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje