Ish-deputeti demokrat shpërthen ndaj Bashës: Me shtyrje a jo, PD i humb zgjedhjet

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ish­-deputeti i PD­-së Fatos Hoxha shpërthen në akuza ndaj kryetarit Lulzim Basha dhe protestës së tij në ditën e 48 në çadër. I ftuar dje në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku ai e ka cilësuar çadrën një mjet pa vlerë.

Çfarëdo të ndodhë, të shtyhen ose jo zgjedhjet, të krijohet ose jo qeveri teknike, Partia Demokratike do t’i humbasë zgjedhjet” , tha ai gjatë emisionit në të cilin ishin ftuar edhe figura të tjera të jetës publike në vend.

Hoxha ka bërë përgjegjës për këtë situatë duke vënë gishtin te kreu i PD Lulzim Basha duke thënë se “Basha nuk u bë dot lider i Partisë Demokratike dhe si i tillë ai nuk mund të drejtojë PD në fitore”.

Hoxha e argumentoi këtë edhe me faktin se kreu i PD justifikohet kur humbet zgjedhjet siç ka ndodhur në zgjedhjet lokale të vitit 2015 por edhe ato të pjesshme në Korçë, Dibër dhe Kolonjë.

“Unë e marr të mirëqenë që PS do t’i vjedhë zgjedhjet, por sado vota të vjedhë, nëse PD do të ishte atje ku duhet kjo nuk duhet të përbënte fare problem” tha ai duke kujtuar zgjedhjet e vitit 2005 kur makina shtetërore e asaj kohe sipas tij kishte mundësi shumë më të mëdha për të bërë abuzime, por Partia Demokratike i fitoi zgjedhjet.

Një tjetër akuzë e rëndë e hedhur nga Hoxha është edhe sipas tij në çadrën e lirisë ka më shumë personazhe të majtë se sa të djathtë.

“Unë si anëtar i PD nuk kam shkuar asnjë ditë në çadër sepse nuk mund ta kuptoj se si mund të protestoj në krah të figurave më të rëndësishme të PS që dikur ishin bashkëpunëtorë të Fatos Nanos dhe tani na udhëheqin protestën e PD.

Mua nuk më motivojnë figura të dikurshme të PS që sot janë ideatorë dhe drejtues të çadrës, ish-­deputetë, ish­ministra e ish­-këshilltarë të Fatos Nanos.

Ata i kam pasur kundërshtarë politikë dhe nuk mund t’i kam bashkëprotestues” deklaroi Hoxha.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

7 komente në “Ish-deputeti demokrat shpërthen ndaj Bashës: Me shtyrje a jo, PD i humb zgjedhjet”

  1. ARBENI says:

    Po si do shkosh te cadra e lirise kur ke Kacin e zi aty qe PS vetem kryeminister nuk e ka emeru te tjerat me radhe .Madje kur ishte kryetar parlamenti do ju thyente kafkat.I rrin mbrapa lulushit si b..le per ta futur ne lista .Madje ka dhe pretendime fatziu don te behet edhe zevendeskryeminister a e kuptoni ku ka rene PD ?Ke te drejte si do fitohen zgjedhjet keshtu!

  2. Bekimi says:

    O Fatos, është aq e thjeshtë sa kjo:
    Pushtetin në Shqipëri do ta kenë gjithmonë dhe vetëm ata që të keqen e vendit e quajnë Sali Berisha. Përsa kohë ju nuk e bëni këtë, nuk fitoni asnjëherë. Sa e thjeshtë, ë? Por ju jeni dhjerës dhe nuk e bëni dot. Pse? Sepse PD është e marrë peng nga pikërisht Saliu. Ajo i përket atij dhe le ta mbajë e të shohë sa veta i mbtetn besnikë. Ju vërtet besoni se PD është parti ku mund të zhvillosh veprimtari politike, qëftë në pushtet qoftë si opozitë. Ajo nuk bën dot as njërën, as tjetrën, përveç fortifikimit të Saliut. Të gjithë ata që kanë ndonjë karige aty, janë pengje të tij.
    Çliro veten dhe mbaroi. E si do ta çlirojë dot veten Luli a cilido Lul në vend të tij, hajdut, vrasës, maskara, tradhtar? Kjo është pengmarrja më e zgjuar e malokut. Ai nuk mund ta rrethonte dot veten me gardianë politikë të ndershëm, se ashtu do linte veten të zbuluar, të pambrojtur, ndaj jeni këtu ku jeni.
    Kthehu e rilexoje o Tosi nga fillimi sesa i thjeshtë është çëirimi dhe fitorja juaj.

  3. jon says:

    pd-ja ka vetem llafazane dhe jo politikane….une jam zhgenjyer shume si i perndjekur…nuk ka intelektuale,dhe eduard selami qe eshte nuk ndihet…ke te marresh: kryetarin qe bertet,dhe cirret,te bertasesh ..nuk do thote se ke te drejte…paloken? bylykun,?halimi?apo goje hallva..bumqi..JANE TE MBARUAR EDHE PER NJA 25-VJET…….. populli nuk eshte ne vitet ???????

  4. Fieri says:

    Vetem nese del ne krye te PD-se Kastriot Islami , athere jeni te sigurte se PD fiton zgjedhjet e populli do te jete i gezuar sa do tu mbesin dhembet perjashta duke qeshur.

  5. Aksi says:

    Kur dikush te akuzon per dicka apo ka frike se mos ti i ben dicka, duhet analizuar mire, se e ka nga eksperienca e vet dhe nga menyra se si vepron vet. Keshtu dhe ky fare politikani… Akuzon PS se do i vjedhe zgjedhjet, se e di mire se kete pune ka bere historikisht PD-ja. Meqe keta s’kane lene zgjedhje pa vjedhur e pa e fituar me ndyresirellek, u duket se cilado force politike jua ben dhe ketyre keshtu. S’jane te gjithe hale si ju, o Fatos.

  6. Idi Hoxha says:

    Bravo Z Fatos ..Fjale me shum mend keto qe sapo permendet …Keni qen nje deputet qe duhet per tu patur zili me punun qe ke bere ne zonen tende elektorale …Je nje figur qe duhet per tu mar shembull nga te gjith ata qe jan te ulur aty ne parlament

  7. Idi Hoxha says:

    Bravo zoti Fatos shum fjal te verteta dhe me mend ….Keni qen nje deputet dhe do jeni nje figur shembullore per ate qe ke bere per zonen tende elektorale duke folur me vepra dhe jo me fjal ..Kshu duhet te bejn dhe ata qe jan te ulur ne parlament te flasin me vepra jo me fjal boshe dhe bllokime parlamenti dhe miratimesh ligjesh..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *