Blendi Fevziu: Pse mocioni i mosbesimit ndaj Ramës është gafë

7 Prill 2017, 15:11Politika TEMA

Blendi Fevziu e quan gabim dhe gafë të rëndë politike, mocionin e mosbesimit ndaj Ramës për ta rrëzuar si kryeministër.

Ai shkruan se me entuziasmin e ngjarjeve të fundit politike, shumë prej kritikëve mediatikë të Ramës kanë nisur kalkulimin e votave në Parlament për një rrëzim të tij në sallë.

“Llogjika e shumë prej atyre që analizojnë zhvillimet politike, është se nëse Rama nuk pranon Qeverinë Teknike; nëse ai refuzon të negociojë datën e zgjedhjeve; nëse ai mbetet thuajse i vetëm, nuk ka përse vendi të hyjë në një spirale të panjohur përplasjeje që mund të sjellë destabilitet.

Po sipas analistëve, nëse PD, LSI, PDIU, Libra dhe faktorë të tjerë politike binden që për vendin është më mirë një qeveri teknike që mund të shfryjë tensionet dhe mund të përgatisë zgjedhjet, atëherë ata mund të bashkojnë votat dhe me një mocion mosbesimi mund të shkarkojnë Ramën dhe të emërojnë një Kryeministër të ri, normalisht teknik.

Pra i pranuar nga të gjithë. Më sfidanti në këtë drejtim ka qenë Blushi, që ka deklaruar se dy votat e Librës në parlament janë në dispozicion për të rrëzuar Ramën nga Kryeministër”– shkruan Fevziu.

Sipas tij, nëse do kishte një gabim dhe gafë të rëndë politike në këtë moment, do të ishte vetëm kjo.

“PD dhe pas saj edhe LSI dhe PDIU bashkohen në një pikë: që vendi ka nevojë për një garanci për zgjedhjet dhe zhvillimin e tyre normal, në formatin “të lira dhe të ndershme”.

PD ka deklaruar se për të shmangur kërcënimin që vjen nga krimi i organizuar dhe paratë e narkotrafikut, kërkon vetëm një kusht që sipas saj është garanci: qeveri teknike me mbështetje të gjerë politike.

Pra, PD, LSI, PDIU kanë deklaruar deri tani se ata kërkojnë një qeveri teknike apo besimi, por të gjithë bashkë janë të qartë që kjo qeveri duhet të ndërtohet bashkë me PS dhe me mbështetjen e saj.

Pra, qeveria e re, duhet të jetë produkt i negociatave dhe dakordësimit të gjithë forcave politike, PS, PD, LSI, PDIU, Libra etj dhe jo produkt i një mocioni mosbesimi që do të ngrupojë në parlament një pjesë të politikës kundër pjesës tjetër”, shkruan Fevziu.

Sipas tij, nëse kompromisi për një qeveri teknike mungon, mocioni në parlament do shihej si një tentativë për të marrë zgjedhjet në tavolinë dhe si lëvizje thjeshtë kundër Ramës si kryeministër.

“Por asnjë nga forcat politike së paku publikisht nuk ka këtë synim dhe të gjithë bashkë kanë deklaruar se zgjedhjet me standarte arrihen vetëm atëherë kur të gjithë bashkë të jenë dakordësuar.

Mocionet dhe kombinimet e numrave në parlament mund ose mund të mos japin produkt, por kjo nuk ka asnjë rëndësi. Ato nuk e zgjidhin krizën dhe nuk garantojnë atë që për momentin e kërkojnë të gjithë: Zgjedhjet e garantuara dhe një qeveri e mbështetur nga të gjithë.

Një Qeveri ku Rama të jetë palë, dhe jo i përzënë nga palët. Pikërisht për këtë arsye, do e rrëzoja qeverinë një mocion kundër qeverisë, është zgjidhja më e keqe për zgjedhjet,” përfundon Fevziu.

 

6 komente në “Blendi Fevziu: Pse mocioni i mosbesimit ndaj Ramës është gafë”

  1. Ferdiu says:

    po cne , ku bejne GAFA ata qe kerkojne mocion,Ata jane ustallare te vjeter, kurse ajo qe ti e quan GAFE eshte ne fakt rruga juridike se si mund te kalohet nga nje qeveri tek tjetra, pushteti nuk dhurohet ai merret me vote, keshtu qe e vetmja rruge eshte te iki RAMA ose me doreheqje , ose me mocion, po duket sheshit se i vijne anash ceshtjes edhe keta inteligjentet e LSI, po nuk ua mban ta rrezojne qeverine, sepse e shohin qarte se nuk fitojne dot zgjedhjet e ardhshme te vetem, dhe po ashtu dalja nga qeveria , vertet iu Mundeson Bashkqeverisje me PD (gjithmone nese i bejne numrat, qe ne fakt nuk i kane) por UA mbyll perfundimisht perspektiven e KOALICIONIT me PS, se ciles per hir te se vertetes nuk mund t i a marrin dot elektoratin, por nga ana tjeter e kuptojne se DALJA ne zgjedhje bashke me PD, Ua thermon te ashtuquajturen “KAUZE MAJTE” mbi te cilen kane thurur kular programin dhe madje edhe emrin e partise, keshtu qe vijne verdalle si p…., , nderkohe qe i druhen sheshit edhe ndonje , bllofi te fundit te dale nga nje TAKIM BASHA RAMA, i cili mqs ka apo paska garant nderkombetare, e anshkalon fare METEN duke i derguar pse jo edhe ndonje paralajmerim se cfare mund te mdodhe, nese te dy keta marrin garanci nderkombetare se nuk i prek vetting dhe se shpata e tij do te bjere mbi gjith inatcoret dhe kokfortet e politikes se 27 viteve ne shqiperi

  2. capi dhia says:

    Eshte shprehje e demokracise, apo e demokratures fakti qe plehra ne kuptimin me demokratik te fjales plehra, zene vendin kryesor ne faqet e massmedia. Apo eshte e vertete konsidetarata e Edi Rames se massmedia eshte duke thithur hajdarin mes shaleve te miliardereve. Pegjigija eshte e thjeshte, mos u rekni te … . VFLP. Kete parulle ua mesuam Ne , qe ne cdo cast nga viti 1908 e deri me sot i jemi gjendur perkrah Atdheut, te cilin minatoret dhe fshtataret e Memaliajt, dhe gjithe Shqiperise e shkelen dhe perdhunuan pameshire, pangopesisht ! Lanet. Haram buka qe keni ngrene, se ajo qe po hani eshte buka e bashkefshatareve tuaj te varfe, te cilet nuk e qine koken aspak per te varferit e sotem, te cilet neser do ti lincojne te varferit – e pasurit njelloj, ne mos me keq, ashtu sic ndodhi ne vitet e Enverit. Historia perseritet, po dhuna nuk ndryshon ajo vecse behet me e sofistikuar. Si puna e gishit, te blere ne dyqan, nga pas. VFLP.

  3. Elsa says:

    Sa bukur keka bere jurist dhe konstitucionalist i mbaruar dhe ky qerozi me emer gazetaruci Blendi Fevziu qe e ka koken me te shemtuar se loqja e Sandrit apo e Zamirit . Pika bythes gazetare qe shkruajne per cdo gje e i botojne ne faqe te para bajgat e tyre, pthuu republike muti.

  4. Spartaku says:

    Kjo qe thote Fevziu eshte thenje me kunje.Kjo do te thote qe bejeni mocionin e mosbesimit,se do fitoni.Pra Fevziu,tjter shkruan dhe tjeter thote.<<<<<<<<<<<<po çuditem me PDIUN e Idrizit,ai çpati me Ramen? Ne kemi pare qe Rama e ka respektuar,kurse ai kaloi menjehere me Meten. Vertete çam i pabese.

  5. Treviso says:

    O kok zbathur, e mban veten si gazetar kalibri, po si nuk fole nje here per vetingun, por te ngeli goja qeveri teknike? Kerkesa qe bejne kriminelet dhe mafjozet per qeveri teknike a nuk bie ndesh me kushtetuten? Pastaj, meqe nuk kane siguri tek zgjedhjet pse nuk e votojne vetingun qe ti garantoje votat? O kok zbath, dhe ju jeni pjese e mafjes qe vazhdoni ta ushqjeni. Populli nuk e ka mendjen tek votat, por tek vetingu, se ai i ntereson me shume se votat dhe partite. Kur drejtesia eshte ne binare popullit nuk i interesojne se kush fiton dhe kush humb, por te marri ate qe i takon nga drejtesia kur ka nevoje.

  6. mobad says:

    Pra, i gjithë problemi është Rama Kryeministër! Gjithë sa flitet nga këta biçimër analistë, halli është si rrëzohet Rama. Nuk e kanë me PS, e kanë vetëm me Ramën si individ. Po ç’bëni kështu more. Shkoni në zgjedhje dhe rrëzojeni. Çdo ditë nga një shpikje e re. Vetëm tu dalë këtyre me Ramën, pa le të shkelet Kushtetuta, le të vejë në djall ekonomia dhe jeta jonë e përditshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje