Krasniqi: Nga dialogu PS-PD kërcënohet forca e tretë politike...

7 Prill 2017, 22:56Politika TEMA

Nëse PS dhe PD do të hyjë në dialog, ajo që do të  humbasë është forca e tretë politike. Kështu u shpreh në intervistën e mbrëmjes në Ora News politologu Afrim Krasniqi.

Nëse palët politike do të ulen në tryezë sipas tij, duhet të ketë një dëshmitar që të garantojë se liderët nuk do të marrin vendime në dëm të interesit publik.

Krasniqi: Njeriu më i kërcënuar nga dialogu e kompromisi mes PD e PS është partia e tretë politike, sepse zakonisht kur të mëdhenjtë takohen bashkë ndryshojnë kushtetutën, ndryshojnë sistemin zgjedhor ndryshojnë shumë gjëra në strukturën shtetërore dhe gjithmonë partitë e vogla goditen. Kështu që është edhe një lloj apeli që nëse ne do të kemi dialog ne kemi nevojë të kemi një dëshmitar në dialog. Presidenti është në fundin e mandatit dhe unë e kuptoj që e ka të vështirë në dialog mes palëve kur njëra nga palët e ka kontestuar. Gjithësesi kam përshtypjen që nëse i ftoheshin palët, dhe ju vihej në dispozicion edhe selia e presidencës për bisedimi ky do ishte një sinjal pozitiv.

Për Krasniqin palët do të gjejnë gjuhën e përbashkët vetëm kur afati për tu regjistruar në KQZ të jetë drejt fundit.

Krasniqi: Ata do të jenë të gatshëm në momentin që fillon afrimi i orës kur palët do të duhet të regjistrohen në KQZ. Presidenti i ri është pjesë e marrëveshjes nëse palët do arrijnë të bëjnë reforma kushtetuese. Deri tani asnjëra nga palët nuk ka propozuar një formulë për presidentin. Palët nuk janë duke menduar për presidentin, sepse e dinë që presidenti  nuk vendos fatin e zgjedhjeve. Palët janë duke menduar për gjithçka që lidhet me kutitë e votmit.

Ata do të jenë të gatshëm në momentin që fillon afrimi i orës kur palët do të duhet të regjistrohen në KQZ.

Afrim Krasniqi: Palët nuk janë gati për dialog

Politologu Afrim Krasniqi tha se palët nuk janë ende gati për tu takuar, për të arritur një zgjidhje. Krasniqi u shpreh se forcat politike nuk kanë ende një platformë, ndërsa theksoi se po presin afrimin e datës për regjistrim në KQZ për të dialoguar.

Mospërfshirjen e faktorit ndërkombëtar në zgjidhjen e këtij ngërçi, politologu Krasniqi e shikon si një provë që po i bëhët klasës politike, për të parë sa serioze është.

Krasniqi: Së pari ishte e pritshme që palët do shkonin drejt dialogut, por është e pritshëm edhe fakti që palët nuk janë ta gatshme për tu ulur në këtë moment. Ata do të jenë të gatshëm në momentin që fillon afrimi i orës kur palët do të duhet të regjistrohen në KQZ. Nëse shohim deklaratat e sotme duken si batuta “Portokallie”. Kur liderët politikë komunikojnë me njëri tjetrin përmes militantëve me një gjuhë jo serioze, me batuta dhe gjëra jo serioze në komunikim për shkak se nuk janë ende të përgatitur për të shkuar dhe nuk ka ende një platformë debati midisë palëve.

Problemi tjëtër është se në dallim nga të gjitha modelet e tjera të debatit dhe dialogut në Shqipëri është hera e parë që nuk kemi një ndërmjetësim ndërkombëtar, dhe madje nuk kemi një përpjekje indirekte të faktorit ndërkombëtar për të ulur palët. Kjo për shkak se vetë palët kërkuan që faktori ndërkombëtar mos jetë i pranishëm në dialog dhe përsa kohë nuk kemi një palë të tretë që cakton një datë, një vend dhe një axhendë paraprake për t’i ulur palët janë të detyruar stafet përkatëse të shkëmbejne informacionin, çka tregon që nuk ka funksionuar ditët e fundit dhe çka tregon që palët praktikisht janë jo thjesht duke fituar kohë, por edhe duke testuar sa janë të vendosur secili prej tyre në pozicionin që kanë pasur.

Afrim Krasniqi: Ndërkombëtarët po provojnë seriozitetin tonë

Pyetje: Palët jo gjithmonë kanë kërkuar ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, por kanë qenë ndërkombëtarët që shpesh kanë insistuar. Si e shikoni ju këtë apati të tyre në këtë rast?

Krasniqi: Ka një problem të madh, ne i themi ndërkombëtarëve që ne jemi një shtet serioz, jemi demokraci e zhvilluar, jemi kandidatë për BE dhe ata duan të na lënë në provë dhe në testin tonë për të na provuar sa seriozë jemi në gjerat që ne bëjmë në mënyrë që nëse ata ndërhyjnë, praktikisht është një lajm negativisht për Shqipërinë në aspektin e standardeve, sepse në momentin kur ndërkombëtarët ndërhyjnë për të negociuar një krizë politike në Shqipëri, Shqipëria humbet të gjitha prioritetet në raport me integrimin dhe konsiderohet një vend krizë ku faktori ndërkombëtar do të duhet të monitorojë stabilitetin dhe të sigurojë parametrat normalë të funksionimit të domkracisë. Kështu që ndërhyrja e tyre në këtë lloj lajmi afatgjatë në raport me vendin është lajm negativ. Në aspektin praktik ndërkombëtarët në Tiranë janë etiketuar, janë denigruar nga retorika politike, dhe zyra e BE është jashtë rolit të saj si trup koordinimi në raste të tilla sic ka vepruar në të kaluarën, ndërkohë që ambasada amerikane ka pasur prioritet reformën në drejtësi dhe çështjen e vettingut jo çështjet e dialogut politik ose sidomos ndryshimet në kodin zgjedhor. Në momentin që palët mund të mos regjistrohen në KQZ dhe rrezikohet i gjithë procesi atëherë do të thotë që palët do të jenë të detyruara të gjejnë një kompromis dhe një faktor të tretë. Unë do kisha pritur që këtë rol ta kishte bërë Presidenti i Republikës, pavarësisht se Presidenti është në fundin e mandatit dhe unë e kuptoj që e ka të vështirë në dialog mes palëve kur njëra nga palët e ka kontestuar. Gjithësesi kam përshtypjen që nëse i ftoheshin palët, dhe ju vihej në dispozicion edhe selia e presidencës për bisedimi ky do ishte një sinjal pozitiv për t’i dhënë një shtyrje procesit në mënyrë që palët të takohen. Në momentin që takohen, unë jam i sigurt që do merren vesh për shumë gjëra.

5 komente në “Krasniqi: Nga dialogu PS-PD kërcënohet forca e tretë politike…”

  1. shpresa says:

    Dialogu eshte kushtetuta, çdo djalog tjeter qe cenon kushtetuten eshte pazar Roskoveci. I leni, kush do te shkoje ne zgjedhje; duke u krehur bishtin ne kete menyre ngrehosen me teper, por aty nuk jane per te ngrehosur por per te vendosur. Zgjedhjet jane te lira. Ne qoftese nje parti nuk do, eshte çeshtja e saj. Opozita do dale nga zgjedhjet, kjo egzistuese e ka mbaruar misionin sido qe ka bere. Nuk behet kijameti se s’na mori pjese pd ne zgjedhjet. Po sikur populli te votoje per partine e Bamir Topit apo Bojaxhiut, per partine e Blushit apo te tjera, ju do i thoni, jo nuk i pranojme zgjedhjet se duhet te kishin votuar per pd apo ps? Prandaj eshte kushtetuta dhe ligji dhe jo dialogu e konsensusi ne demokraci. Me konsensusin dhe dialogun na kane shkaterruar 26 vjet. Akoma?!

  2. boom says:

    Po te ishte PD parti e jo nje organizate kriminale sic eshte tani, Ilir Meta do ishte ne burg dhe jo kryetar parlamenti apo sic kujton se eshte ” King Maker”. Me nje shtrengim duarsh Rama-Basha e cojne Meten pas hekurave, por Basha eshte vete me hajdut se Meta dhe nuk mundet te beje asnje levizje kunder Metes.

  3. Kola says:

    Keta mut politologesh nuk i pjerdh as kerrici im. Situaten politike ne Shqiperi s’do e analizonte dot as me i shquari politolog, sepse gjate 27 vjeteve eshte ndjekur i vetmi rregull, ndrysho ligjet e kushtetuten sipas interesit per te fituar. I vetmi faktor qe nuk e kane patur ne hesap, ka qene votuesi coten e te cilit e kane tjetersuar sipas qejfit. Tani qe punet kane filluar te marrin njefare radhe, banditeria ka vene ulurimen se sheh fundin e vet, dhe populli veshtire t’i fale falsifikuesit e votes se tij. Mirepo politologut Krasniqi vetem ky faktor kryesor nuk i bie fare ne sy, pasi ka bindjen se votimet do shkojne sic kane shkuar.

  4. Cudia says:

    Kur u be dhe ky koqevele te beje politike mos ngelte njeri. Ky njeri i ka bere veri Berishes per thela dhe tani ben demokratin e ditur. Plehrat e demotakercites.

  5. rigoni says:

    E paske hallin te madh o Krasniqe………..te pikoka qemra per Florinj !!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje