Basha: Ndërkombëtarët që kanë dalë kundër PD? Ose të papërgjegjshëm, ose të korruptuar. S'duan të informohen...

7 Prill 2017, 11:22Politika TEMA
Basha: Ndërkombëtarët që kanë dalë kundër PD?

Lulzim Basha ka sulmuar sërish ndërkombëtarët nga çadra e PD-së.

Basha tha se ata ndërkombëtarë që dalin kundër kërkesave të PD-së, janë ose të papërgjegjshëm, ose të korruptuar.

“Ka miq dhe dashamirës të Shqipërisë që për një aryse apo një tjetër nuk kanë informacionin e plotë.

Me ta duhet të kemi durim, duhet të kemi të hapur rrugën e dialogut për të informuar mbi këto të zeza.

Ka edhe të tjerë që nuk duan të informohen.

Atyre, pavarësisht se nga vijnë dhe çfarë posti mbajnë, u them: që të mbyllësh sytë para krimit dhe drogës, do të thotë që je ose i papërgjegjshëm ose i korruptuar nga paratë e narkomafies shqiptare”, tha Basha.

Nuk mund të dorëzohet kauza e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në duart e tyre që shkaktuan drogën duke sjellë krimin në pushtet. Rruga e vetme është largimi sot i Edi Ramës nga karrigia kryeministrore dhe hapja e rrugës së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, vijoi më tej Basha, që është shfaqur përkrah një deputeti austriak, Michael Hammer.

Ai tha se Bashën e sheh si kryeministrin e ardhshëm:

Në 2011 kam ardhur për herë të parë në Shqipëri dhe kam pasur takime me Berishën dhe me Bashën. Kam vënë re në këtë periudhë se si Shqipëria është zhvilluar dhe jam i lumtur ta mirëpresim Shqipërinë drejt BE-­së.

Kjo ka qenë një periudhë e mirë për Shqipërinë, por pres që një periudhë akoma më e mirë të vijë duke qenë se në të ardhmen presim si kryeministër Lulzim Bashën”.

Deputeti austriak kërkoi krijimin e një qeverie teknike, por kujtoi edhe reformën në drejtësi.

5 komente në “Basha: Ndërkombëtarët që kanë dalë kundër PD? Ose të papërgjegjshëm, ose të korruptuar. S’duan të informohen…”

  1. american2016al says:

    Basha si donkishoti i meparshem E.Hoxha sulmon te gjithe duke menduar se ai eshte qendra e notes.
    PD eshte kthyer ne nje grup rrugacesh e ordinaresh te besdisur dhe monotone.

  2. Lakja says:

    Te vetmit te korruptuar në kete mes jane:

    Luloqja
    Salehu
    Shkerdheni
    Kargita
    GRruli
    Ritka
    Faro
    Likja
    Mona
    Etj

    Prandaj sa me lart nuk doni vetingun!
    Por doni sdoni ju;
    VETINGU O DO BEHET O DO BEHET!!!

  3. mihali says:

    O lango,laj gojen kur ze ne goje nderkombetaret(ata zyrtaret) ti mut i degjeneruar.Po u be ndonje gje e mire dhe e sforcuar tek ne,do behet vetem nga ata e jo nga ty dhe palacot qe ke mbledhur rreth vehtes ti dhe ai ustai yt i pjerdhur.

  4. miri says:

    lul, mos e kruaj me nderkombetaret, se te bejne synet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje