“Një tufë maskarenjsh duan të prishin Ramën me Metën. Rama e njeh mirë Ilir Metën, mos e provoftë inatin e tij se e provoi Nano me Berishën dhe…”

Gazeta e Nikoll Lesit shkruan se disa gazetarë maskarenj, të nxitur nga një biznesmen miliarder, duan të prishin Ramën me Metën.

Dje në parlament Edi Rama foli me qetë dhe pak me zbutur në raport me opozitën , sikurse dha shenja se me LSI dhe PDIU don të shkojë në bashkë në zgjedhje, paçka se një shpurë analistësh, portalxhinjsh dhe disa deputetë të PS turren që sa me shumë sherr mes Ramës dhe Metës, aq me të rëndësishëm duken sikur bëhen. Natyrisht Edi Rama mbetet ai, nuk rri pa thumbuar, me nerv apo pa nerv të tendosur. Por thënien e kryeministrit Rama e cila citohet si më poshtë, u munduan, me hile dhe djallëzi, t’ia faturonin Ilir Metës. Pra sikur Edi Rama sulmoi Ilir Metën. E verteta është se kryeministri sulmoi disa portale dhe analistë.

Ja se ç’tha Edi Rama:

“Përpjekja për t’u thënë shqiptarëve se pavaresisht te gjithave zgjedhjet pa opozitën nuk mund të bëhen, është një përpjekje e sponsorizuar, e paguar, e paguar mbi dorë apo nën dorë, e paguar me para apo me peshqeshe per te treguar nje te pavertete qe ne thelbin e vet eshte qesharake se nuk është opozita zyrtare ajo që prodhon lirinë, eshte liria ajo që prodhon opozitën. Nese do ishimk ne kushtet kur kjo qeveri do te kishte kufizuar lirine per te prodhuar opoziten, atehere me siguri sdo kishim cdo dite nje cader bosh qe mbushet dy here ne dite per shfaqeje televizive, por do kishim popullin ne rruget e Shqiperise”, tha Rama”, shkruan gazeta e Lesit, e cila vazhdon si më poshtë.

Në të vertetë gjithë këtë mllef Edi Rama duket se e ka për ca portale, gazeta dhe analistë. Natyrisht që prapë gabon kryeministri, edhe në këtë rast, pasi sejcili ka të drejtën e mendimit të tij. A jemi në një shoqeri të lirë? Por përpjekja për t’ia mveshur këtë togfjalësh masakrues të Ramës, sikur e ka për Ilir Metën, mbetet e kuptueshme dhe krejtësisht e poshtër. Nëse Edi Rama e thoshte këtë për Ilir Metën direkt apo indirekt, ai shënon fundin e qeverisë se tij për 24 orë. E njeh mirë Ilir Metën, ai dhe shumë si ai. E ka provuar Berisha dikur në kohën e duelit, e ka provuar Fatos Nano.

Mos e provoftë Edi Rama!

Ndaj gjithë maskarenjtë janë mbledhur, andej e këtej, po synojnë që ti fusin medeomos në luftë me njeri tjetrin dhe me pas të fërkojnë duart nga zjarri që del nga përplasja e kokave të tyre. Natyrisht që flitet për interesa meskine, grupazhi, biznesi; ata që duan përplasjen mes tyre. Po të ishte për parime, për kauza ,etj ia vlente ti përplasnim. Bile t’ju thyejmë kokat, të dyve. Problemi qëndron se duan për qëllime private, klanesh, miliarderësh, pisash, etj sherrnajën.

Por nëse duan të provojnë vetë brirët Rama dhe Meta, le ti provojnë. Berisha dhe opozita mezi pret. Por opozita duhet të fitojë nëse ka platformë të besueshme në zgjedhje e jo nga sherri Rama-Meta, i sajuar mjeshtërisht nga një miliarder që ha në shtatë tasa, majtas e djathtas”.

REMOTE_ADDR:[]

11 komente në ““Një tufë maskarenjsh duan të prishin Ramën me Metën. Rama e njeh mirë Ilir Metën, mos e provoftë inatin e tij se e provoi Nano me Berishën dhe…””

  1. Koklope dhe shtangist says:

    Kush eshte maskarai me I modh, autori I shkrimit te paguar, koklopa apo Tema qe boton maskarallaqe?

  2. Meta Me Te Meta Mendore says:

    O Nikolle Leshi, po nuk e shikon se Meta prej vitesh qe nuk eshte me nje perfaqsues i te majtes, ai eshte perfaqsues vetem i karriges se tij.
    Kur ata te mjere u vrane me 21 janar edhe Meta ishe pjes e asaj qeverie qe fal tij rrezistonte, dhe ata njerez ne bulevard kishin dal jo vetem kunder Shtazes Berisha e kompani por edhe kurverise Meta. Nuk e kuptoni se sot Berisha Basha e te tjere kriminel e ngrejn zerin sot fal Metes akoma se e din mire se kjo qeveri i ka duart e lidhura fal pabesise se Metes. Sa te jet Meta nuk ka drejtesi. Si ka mundesi se disa rrugac, kriminnel, hajdute qe i kan duart me gjak flasin nga nje cader e duan qeveri teknike. Keta duan zgjedhje te lire po pse nuk ishin te lira zgjedhjet ku Berisha pranoj humbjen dhe dha dorehqje (gjoja) atehere do te thote se zgjedhjet qen te ndershme. Atehere pse hani mut kot. Po derisa te ket hajvan qe ju shkojn prapa e i besojn perallava me mbret ky popull do te vuaj edhe 20 vjet te tjera. Normal kjo qeveri as nuk mund te bej gje derisa kurva Meta e dredh cdo dite. Po nje pyetje Meta pse PD i ka shpresat tek ti, a nuk ishe nje i majt dhe armik i betuar i Berishes e kompani, a nuk do integrim dhe mireqenie per kete popull? Po atehere edhe ti qenke hajvan qe harrove cka bere Berisha ne keto vite, apo me te vertet nje kurvar escorte?

  3. buj says:

    kshu eshte si thua ti, pjeserisht, sepse META eshte nje MERDA, nuk ka fuqi popullore ka vetem fuqi finanaciare edhe ti je me opsionin qe kta dy mos ndahen jo sepse je ndryshe nga portalistet e tjere po sepse je pikerisht si ata , por i nje krahu tjeter, si sahanlepires e bythelepires , flet noj fjale gjys te vertet te marresh noj cope kocke neser

  4. Nikoll Lesi me gazeten e tij: KOHA JONE, ben vetem kercenime e shpifje, e kesisoje ne popull kjo gazete nuk lexohet me sepse i sherben vetem Berishes+Nanos+Metes. Ne fakt ne popull prej me shume se 90% te jetes se saj ne tregun mediatik, njihet me emrin: KOHA MALOKEVE, paguhet rregullisht aktualisht (prej mbi 2-vitesh) nga tre drejtime e qe jane biznese te Ilir Metes. Kaq mjafton te “besosh” kete cope-leter, qe lind ne zyrat e Komitetit te PPSH se Lezhes ne 1991 dhe u furnizua me njerez nga celula e Sigurimit te Shtetit po ne lezhe me pseudonimin: *KLUBI I LEZHES* (nese duhet egziston Lista e Klubit te Lezhez, ku jane mbi 75% e atyre qe sot jane neper Media o Pronare, o Drejtore, o Kryeredaktore, o Anal-ista qe vetem lartesojne “inteligjencen” e Metes, Berishes, Bashes,,,, etj…, dhe shpifin e shajne e kercenojne vetem Edi Ramen. Cdo koment tjeter eshte i tepert, por seshpejti BKH do Hapi Dosjet e Sigurimit te Shtetit dhe kemi per te pare fundin e tyre, edhe pse kane bere jo pak biznese te pista filo-Mafioze dhe me kercenim apo gjoba mediatike).

  5. LORA says:

    Natyrisht qe “Koha” e nikoll lehesit ka te drejte,,,,,sepse nikolla eshte nje maskara kalibri,i vet-vleresuar si rankues maskarenjsh.Kolloqithje maskarenjsh,,,ne ngordhje,fatmiresisht,,,,prej vullnetit zgjedhes te shenjteruar te
    23 qershorit 2013.

  6. Ivan i madh says:

    Me sa duket PS e do me shume ky alabaku Nikoll Leshi i gazetes se b…. Koha e Likes se sa socialistet dhe deputetet e saj qe e keshillojne Ramen qe te largohet nga kjo murtaje kanceroze sa seshte vone. Po dhe Rama si Likja po perdor lojen iq e mos keput derisa ti mbetet preshi ne dore dhe pasaj ti gjeje vendin o tek ty o N. Leshi o tek vetia. Se socialistet dhe deputetet e saj po i dalin bojaxhiu qe te kete kujdes nga Likja banda lsi dhe disa krimba gjirizi si ty e disa te tjere si ty qe duan ta demtojne e shkatroje PS me sa dhe cte mundin se e kane hale ne sy.

  7. albaniafirst says:

    Nikoll Lesi, flet per nje “gazetar mascara …”, me siguri e ka fjalen per veten e tij.

  8. lavdosh says:

    Kete shkrim N Lesi e beri pas takimit me Meten. Pas takimit te djeshem me Meten, linja e SP/JV ndryshoi papritur. Si duket tani eshte LSI qe po mundohet te qendroj ne koalicion me PS-ne. Nga gjuha e forces dhe PD-se, kaloi tek ajo qe Rama duhet te beje koalicion me LSI-ne dhe te dy e kane te garantuar fitoren. Jo me thirrje per qeveri teknike

  9. N kolla says:

    Paska inat ka.i. Liri o Nkoll.
    Mos eshte Car e ty te kruhet …..

  10. Bambi says:

    Hahaha.
    E provoi Nanua ??? Po me katharsisin, e mbani mend kur u fuste gishtin ne b… te gjithve???
    I vuri perpara ai delet te gjithe me Liken ne krye…
    Nanua eshte ai qe eshte, kryerrugaci i politikes. Po sa per Liken… ja ka treguar vendin “live” ne tv.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *