Nuk shënoi rekord Guinnes, sepse policia nuk e lejoi

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Një çiklist nuk mundi që të vendoste një rekord botëror “Guinness”, për pedalimin e biçikletës më të gjatë, se nuk kishte lejen e nevojshme.

Felix Guirola u përpoq të lëvizte me biçikletën e tij 7.5 metra të lartë në një zonë të frekuentuar nga shumë turistë në Havana, afër ndërtesës së Kongresit dhe hotelit shtetëror “Saratoga”.

53 vjeçari planifikonte që të ngiste biçikletën për 100 metra.

Guirola është një legjendë lokale në Kubë. Për vite të tëra, ai ka ngarë biçikleta të bëra vet nëpër rrugët e Havanës së vjetër.

Sipas faqes së internetit të “Guinness”-it, rekordi aktual është vendosur në vitin 2013 nga një biçikletë 6.15 metra e lartë, e ndërtuar në Shtetet e Bashkuara.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *