Partizani, Cetkoviç: Nuk ka rëndësi sa luaj, mjafton që të shpallemi kampionë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Mesfushori i Partizanit, Marko Cetkoviç, nuk e shikon si diçka problematike faktin që nuk ka gjetur hapësira të shumta në radhët e të kuqve.

Në një intervistë të dhënë për “Supersport”, ai u shpreh se ka besim që Partizani do të shpallet kampion në fund të sezonit.

Për aktivizimin e pakët

“Kur firmosa për Partizanin e dija që skuadra është shumë e mirë dhe që kishte shumë konkurrencë. Vendimet se cili do të luajë i merr trajneri. Unë jam këtu të bëj punën time më së miri, nëse luaj 90 minuta apo edhe vetëm 10 minuta. Më e rëndësishme është të fitojmë çdo ndeshje dhe të shpallemi kampionë, nuk ka rëndësi cilët lojtarë luajnë. Ne kërkojmë tre pikët në çdo ndeshje dhe kemi një sfidë të rëndësishme ndaj Luftëtarit.”

Për garën e titullit

“Kemi skuadrën më të mirë dhe stafin më të mirë. Për këtë arsye besoj se kemi shanse reale ta fitojmë titullin këtë sezon. E njoh kampionatin shqiptar, por është ndryshe kur luan me skuadra që luftojnë për mbijetesë apo për kupat e Europës dhe me Partizanin që kërkon fitoren në çdo ndeshje dhe lufton për titullin. Kjo e shton pak presionin, megjithatë për mua nuk përbën asnjë problem, pasi kam fituar 5 tituj kampionë dhe 2 kupa me ekipe të tjera dhe është një situatë që e kam përjetuar në të kaluarën.”

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *