Partizani-Luftëtari, të kuqtë synojnë fitoren për të vijuar rrugën drejt titullit

7 Prill 2017, 18:21Sociale TEMA

Përgatiti Fatjon Baze

Faza e katërt e Kategorisë Superiore do të startojë ditën e nesërme me sfidën e pare, e cila do të jetë mes Partizanit dhe Luftëtarit që do të zhvillohet në stadiumin e kryeqytetit “Selman Stermasi” në orën 19:00.

Në përballjen kundër gjirokastritëve Partizani në tre fazat e para ka hasur mjaft vështirësi.

Në ndeshjen e fazës së parë të kuqtë arritën që të merrnin një fitore të vuajtur, duke triumfuar në sekondat e fundit të ndeshjes.

Fitorja erdhi në minutën e 93-të falë një 11-metërshi të fituar nga Jurgen Bardhi që më pas u shëndërrua në gol nga mesfushori Idriz Batha.

Në ndeshjen e fazës së dytë Partizani nuk shkoi më shumë se barazimi me rezultatin 1-1, me bluzinjtë që ishin pranë fitores, por që u ndëshkuan nga Ekuban në pjesën e dytë.

Ndërsa në fazën e tretë Luftëtari arriti që të marrë një tre pikësh në fushën e saj, duke triumfuar në gjirokastër me rezultatin e pastër 2-0.

Një sfidë që bluzinjtë arritën që të zhvillonin një 90-minutësh mjaft të mirë, duke i shkaktuar një humbje të rëndë të kuqve të cilët që pas asaj disfate arritën që të reflektonin duke bërë një fazë të tretë të mrekullueshme, dhe tashmë mbajnë dhe vëndin e parë në renditje me pikë të barabarta me Kukësin.

Tashmë kampionati ka hyrë në një fazë të nxehtë ku çdo pikë e lënë është një hap fals për rrugën drejt titullit kampion.

Në përballjen e nesërme Partizani vjen me një moral të lartë pas një fitoreje të marrë përballë një rivali direkt për titullin kampion siç është Skëndërbeu që e mposhtën me rezultatin 1-0, ndërsa Luftëtari vjen pas disfatës së pësuar nga Kukësi.

Dueli i nesërm do të jetë një nga finalet e rradhës për Partizanin ku synimi i vetëm do të jetë marrja e tre pikëve për të shkuar drejt qëllimit final që është titulli kampion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje