Pëllumb Kulla në Zululand flet për politikën, politikanët dhe në fund tregon një anekdotë me Leka Bungon e Kiço London

7 Prill 2017, 14:04Sociale TEMA

Pëllumb Kulla ishte i ftuar në Zululand, ku biseda u fokusua tek një shkrim i tij që është publikuar nëpër portale që ishte një qëndrim i tij mbi krizën politike në Tiranë. Dhe biseda u bë e gjitha politike.

I pyetur nga Nano lidhur me marrëdhëniet e tij me politikanët më të rëndësishëm të vendit, ai tha se me Berishën ishte takuar shpesh gjatë jetës së vet, institucionalisht e privatisht, por me të tjerët ose nuk ishte takuar kurrë (Basha), ose ishte takuar në mënyrë jo private (Rama e Meta).

“Por për t’i njohur politikanët nuk ka nevojë të kesh kontakte privatisht; nuk ka fare rëndësi se si ata janë privatisht; për ne duhet të kenë rëndësi se si ata janë publikisht”, tha Kulla.

Në fund, duke shpjeguar fabulën e një tregimi të tij, ku flitet për dikë që bie në koma në vitin 1986 e del nga koma në vitin 1996, ai tregoi një anekdotë të lidhur me Leka Bungon

. Ky i fundit, duke folur për këtë tregim, kishte përfytyruar që njeriu në koma do të kishte qenë ai vetë.

Dhe Bungo kish thënë: “Kur të më dilte një koma dhjetëvjeçare, do të kisha kureshtje të merrja vesh se cila parti është në pushtet; por nuk do kisha nevojë të pyesja askënd; thjesht do shkoja në teatër, dhe nëse Kiço London do ta shihja drejtor, do të ishte e sigurtë se në pushtet do ishte PS-ja; nëse jo, në pushtet do ishte PD-ja”.

Bisedën e plotë mund ta ndiqni në linkun

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje