VIDEO/ Pentagoni jep pamjet, SHBA nis sulmet ajrore ndaj Sirisë. Tërbohet Rusia

7 Prill 2017, 08:38Politika TEMA

Shtetet e Bashkuara kanë sulmuar një bazë ajrore siriane në orët e para të 7 prillit, në përgjigje ndaj sulmit vdekjeprurës me armë kimike ndaj civilëve më herët gjatë kësaj javë, për të cilin, e kanë fajësuar qeverinë siriane.

Ky është sulmi i parë direkt i Amerikës ndaj qeverinë siriane në luftën gjashtëvjeçare dhe ishte urdhëri i parë më i rëndësishëm ushtark i Donald Trumpit, që prej se është zgjedhur president.

Marina amerikane e Mesdheut ka goditur 56 herë, me raketa “Tomahawk”, në aeroportin ushtarak dhe zonën ku u përdorën armët kimike. Sulmi filloi në orën 04:40 të mëngjesit të së premtes, sipas orës siriane, ose 03:40 sipas orës shqiptare.

Zyrtarët konfirmojnë se në këtë ofensivë nuk është përfshirë akoma asnjë avion luftarak, por është goditur vetëm me raketa. Nga resorti i tij luksoz “Mar­a­Lago”, presidenti Donald Trump konfirmoi urdhërin për të sulmuar mbi Siri dhe i bën thirrje të gjithë kombeve të civilizuara, të ndihmojnë për t’i dhënë fund konfliktit sirian.

“Sonte i bëj thirrje të gjithë kombeve të civilizuara, të na bashkohen neve, për të kërkuar t’i japim fund kësaj masakre e gjakderdhjeje në Siri dhe për t’i dhënë fund terrorizmit të të gjitha llojeve”, u shpreh Trump, menjëherë pas nisjes së ofensivës ajrore.

Vetëm pak para sulmit, diplomatët rusë e kanë paralajmëruar SHBA-në për veprim të tillë dhe thanë se SHBA, duhet të marrë “të gjitha përgjegjësitë” për “pasojat negative”. Trump gjatë fushatës presidenciale kishte thënë se është kundër përfshirjes në konfliktet në Lindjen e Mesme, raporton Rel.

Por, Trump, pas sulmit të dyshuar me gaz nervor në qytetin Khan Sheikhoun, ku u vranë më shumë se 86 persona, ka thënë se ishte prekur nga fotografitë ë fëmijëve të vrarë dhe ka thënë se “për mua, këtu janë kaluar shumë vija”.

“Diktatori sirian, Bashar al­Assad ka kryer një sulm të tmerrshëm me armë kimike mbi civilët e pafajshëm. Duke përdoror agjentë vdekjeprurës nervor, Assad morri jetën e burrave, grave dhe fëmijëve të pafajshëm”, deklaroi Trump.

“Është e rëndësishme për sigurinë kombëtare të SHBA­së të parandalojë përhapjen dhe përdorimin e armëve kimike”, të cilat Assad i përdorë, në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, tha Trump. “I bëj thirrje shteteve të civilizuara që të na bashkohen që t’i japim fund gjakderdhjes në Siri”, tha Trump.

Rreth 60 rakta amerikane të tipit tomahawk, kanë sulmuar anijet luftarake në Detin Mesdhe, duke pasur në shënjestër bazën ajrore Shatrat në perëndim të Sirisë. SHBA thotë se në këto sulme janë goditur stacione të aeroporteve, avionë, radarë dhe stacione të karburantit.

Pentagoni tha se sipas vlerësimit të parë, zonat e synuara janë shkatërruar. Por analistët thonë se sulmet hakmarrëse të SHBA­së, me gjasë mund të kenë vrarë shumë civilë, madje edhe zyrtarë ushtarakë rusë, të cilët jetojnë në zonat përreth aeroportit. Pentagoni ka thënë se e ka njoftuar paraprakisht Rusinë për sulmin, me qëllim që të sulmet të mos godasin pjesë të bazës ajrore, ku janë të vendosur forcat ruse.

“Forcat ruse janë njoftuar paraprakisht për sulmin”, ka thënë zëdhënësi i Pentagonit, kapiteni Jeff Davis. “SHBA ka ndërmarrë masa që të minimizojë rrezikun për personelin rusë apo sirianë, që kanë qenë në bazë ajrore”, ka thënë ai. Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson tha se Moska duhet të fajësohet për sulmin kimik sepse ka dështuar që t’i përmbahet marrëveshjes së vitit 2013, që kishte për qëllim shkatërrimimin e armëve kimike të Sirisë.

“Ose Rusia është pjesëmarrëse apo Rusia ka qenë thjeshtë e paaftë që ta respektojë deri në fund marrëveshjen”, tha Tillerson. Trump nuk kishte njoftuar paraprakisht për këtë sulm, edhe pse ai dhe zyrtarë të tjerë të sigurisë kombëtare kanë paralajmëruar qeverinë siriane vetëm një ditë më parë.

“Mendoj se ajo që po ndodhë në Siri është një nga krimet më skandaloze dhe nuk do të duhej të ndodhte dhe nuk duhet që të lejohet që të ndodhë një gjë e tillë”, u tha Trump gazetarëve, përpara se të udhëtonte për të Florida, ku do të ketë takim dyditor me presidentin e Kinës, Xi Jingping.

Sulmet ajrore kanë fituar miratim të fuqishëm nga udhëheqësit e dy partive në Kongresin amerikan. “Është e rëndësishme që Assadi ta dijë se ai më nuk do të gëzojë mosndëshkimin për krimet e tij të tmerrshme ndaj njerëzve të tij, dhe ky hap i ndërmarrë ishte në përputhje me këtë”, ka thënë kryesuesi i komitetit të Senatit për marrëdhënie me jashtë, Bob Corker.

“Duke u siguruar se Assadi e di që më nuk mund të kryejë mizori të tilla të neveritshme, ai do të paguaj për këtë, dhe kjo është gjëja e drejtë që duhet bërë”, ka thënë lideri i demokratëve në Senat, Chuck Schumer. (REL)

3 komente në “VIDEO/ Pentagoni jep pamjet, SHBA nis sulmet ajrore ndaj Sirisë. Tërbohet Rusia”

  1. Francesk says:

    Donal Tramp qe per momentin eshte ne gojen e te gjitheve mund te jete presidenti me i domosdoshem i kohes se sotme sot eshte koha e formes se prere me thenien demokraci eshte abuzuar shume

  2. pro says:

    .Kjo eshte SHBA qe ne duam!!.. .

  3. enter"" says:

    Kriminele!!!! Ja cfare jeni!!!
    Ku I keni provat qe sulmi me arme kimike u krye nga Asadi???

    Masrakenj te ndyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje