VIDEO/ Rama i kërkon falje militantit të PD-së: Nuk e dija që do të sulmonin kaq egërsisht, bashkë me familjen

Kryeministri Edi Rama i ka kërkuar ndjesë një militanti të PD-së me të cilin shkëmbeu disa batuta gjatë vizitës në Cakran, pas akuzave që iu bënë nga ana e Lulzim Bashës.

“Sot isha në Cakran të Fierit, ku ndër të tjerë pata edhe një dialog me zotërinë në videon bashkëngjitur.

Jam sinqerisht shumë i keqardhur për të, sepse për shkak të këtij momenti njerëzisht miqësor komunikimi që mund ta shihni vetë, u sulmua egërsisht (madje familjarisht) nga Lulëzim Basha si kriminel e si trafikant i shitur tek krimi!

I kërkoj shumë ndjesë zotërisë për fjalorin anormal të kryetarit të PD-së dhe i lutem atij e familjes së tij të mos e marrin seriozisht Lulëzim Bashën që mesa duket e ka humbur fare busullën”, shkruan Rama, që ka postuar videon me batutat me qytetarin në fjalë.

Pas këtij momenti të transmetuar në media, Lulzim Basha publikoi një mesazh nga “qytetari dixhital”, duke thënë se simpatizanti i PD-së është trafikant droge, bashkë me të birin.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...