Zidane: Mund të largohem nga Reali

7 Prill 2017, 15:14Sport TEMA

Zinedin Zidane ka pranuar se mund të largohet nga Real Madrid në fund të sezonit.

Ai ka pranuar se nuk është duke e planifikuar sezonin e ardhshëm sepse nuk është i vendosur nëse do të qëndorjë në “Santiago Bernabeo”.

“Nuk është e sigurt se do të vazhdojë. Për këtë arsye nuk jam duke planifikuar asgjë në lidhje me sezonin e ri”, ka deklaruar Zidane në konferencën për shtyp para ndeshjes me Atleticon.

“E di se çfarë do të thotë të jesh trajner i Realit, për të mirë e për të keq. Nuk brengosem nga ndeshja e ardhshme. Nuk e di se çka do të ndodhë më vonë”, tha Zidane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje