Braziliani humb penallti, Kombëtarja e futsallës i nis me humbje eliminatoret e Europianit

8 Prill 2017, 17:41Sport TEMA

Kombëtarja shqiptare e futbollit të sallës i ka nisur me humbje kualifikueset e Kampionatit Europian “Slloveni 2018”. Kuqezinjtë u mposhtën 4-3 nga Hungaria në takimin hapës të Grupit B.

Skuadra e drejtuar nga Erind Resuli u gjend në disavantazh pas golit të Janosh Rabl (06:18), por reagoi me Halim Selmanajn (09:40). Hungarezët kaluan sërish përpara me Rikard David në minutën 18:50, ndërsa gjashtë sekonda para pushimit mes pjesëve braziliani i natyralizuar shqiptar, Duio, goditi shtyllën nga pika e penalltisë.

Gjithsesi, barazimi nuk vonoi, me Mentor Mejzinin që e çoi rezultatin në 2-2 pak sekonda nga fillimi i pjesës së dytë (20:33). Hungaria gjeti sërish avantazhin me Zoltan Droth në minutën 30:43, por Përfaqësuesja jonë gjeti forcë për të rikthyer baraspeshën me Rej Karajan (36:31).

Gjithsesi, goli i Norbert Horvath (37:29) vulosi suksesin e hungarezëve përballë një Shqipërie që luajti si e barabartë, madje goditi shtyllën edhe dy herë të tjera në këtë ndeshje, shkruan panorama.

Me këtë fitore Hungaria merr kryesimin e grupit, në pritje të rezultatit të përballjes mes Azerbajxhanit vendas dhe Bosnjë-Hercegovinës.

Prova e dytë për kuqezinjtë do të jetë kundër azerëve të dielën në orën 16:30, për ta mbyllur të martën, ora 15:30 me takimin ndaj Bosnjës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje