“Djalli” që u kthye në “engjëll” dhe misioni donkishotesk i Koço Kokëdhimës!

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nëse ka një njeri, emri i të cilit është përmendur më shumë se kushdo tjetër në parlament nga ana e Sali Berishës dhe deputetët e PD-së, ai është Koço Kokëdhima.

Kuptohet, nuk e përmendnin për mirë.

Çfarë nuk kanë thënë për të, dhe në fund arritën edhe ta largonin nga Kuvendi, me anë të një padie të dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese, e cila më pas i hoqi mandatin e deputetit.

I tërbuar me Edi Ramën dhe Partinë Socialiste, e cila respektoi vendimin e Kushtetueses, Koço Kokëdhima ka nisur një betejë kundër kësaj partie.

Një beteje donkishoteske, duke qenë se nuk ka asnjë ndjekës dhe të vetmit që e marrin seriozisht, duket se janë Ilir Meta dhe Lulzim Basha, të cilët duan të përdorin zemërimin e Kokëdhimës, për të sulmuar Ramën.

Sot Kokëdhima ka zhvilluar një takim pikërisht me Lulzim Bashën, partia e të cilit ka thënë gjithë të zezat për të dhe i hoqën mandatin.

Kokëdhima është akuzuar gjatë si nga Basha ashtu edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha për vjedhje dhe përvetësim të pronave, veçanërisht në jug të vendit.

(Lexo:http://www.pd.al/2016/05/simboli-i-oligarkise-koco-kokedhima-mori-nga-drejtesia-ate-qe-shpresonte-dhe-deshironte-cdo-qytetari-ketij-vendi/)

Për Berishën dhe Bashën, Kokëdhima deri pak ditë më parë ishte kryemafiozi dhe oligarku i Jugut.

Akuzat u shtuan më tepër pas kërkesës së Kokëdhimës për legalizimin e kanabisit, me opozitën që e cilësoi këtë lëvizje, si përpjekje e një trafikanti për të çuar vendin drejt humnerës narkotike.

(Lexo: https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/posts/1140726842645162:0)

(Lexo:http://www.civitas.al/al/politike/basha-ne-xare-koco-kokedhima-po-grabit-token-e-banoreve)

Por akuza ka patur edhe nga ana e ish-deputetit për Bashën dhe Berishën, duke i quajtur ato jo vetëm shpifës ndaj figurës së tij, por edhe hajdutë dhe vrasës (duke nënkuptuar tragjeditë e Gërdecit dhe 21 Janarit). (Lexo: http://archive.koha.net/?id=1&l=55936)

Por “djalli” Kokëdhima tani është kthyer në “engjëll” për PD-në, dhe bashkë thonë se do rrëzojnë Ramën dhe do t’iu sigurojnë shqiptarëve zgjedhje të lira.

Koço, që ndjekës ka vetëm këshilltarin e tij që i mban pallton, pas takimit tha se me Bashën ka diskutuar për situatën e rëndë politike.

“Biseduam rreth situatës politike në vend, diskutuam për krizën dhe për nevojën që kjo krizë të kapërcehet, për efektet negative të kësaj krizë nëse ajo vazhdon, sepse pa dyshim që kjo krizë ka ndikim në ekonomi.

Duhet që përmes dialogut të kapërcehet.

Palët duhet të diskutojnë për këtë çështje.

Diskutuam për nevojën e standardeve të zgjedhjeve të lira, për reformën zgjedhore që duhet t’i japë një zgjidhje përfundimtare në Shqipëri.

Reforma zgjedhore është e pashmangshme dhe duhet të bëjë të mundur që në Shqipëri nuk duhet të prodhohen më zgjedhje me standarde dyshimta, por zgjedhje të lira dhe të ndershme si të gjithë vendet e tjera.

Kemi diskutuar edhe rreth nevojës së demokratizimit të partive politike, nevojës së instalimit të primareve me ligj që përfaqëuesit të zgjidhen nga populli dhe jo sic ndodh sot nga kryetarët e partive dhe nevojën që partitë politike të kapërcehen situatën e bashkësieve parapolitike në të cilën ndodhen sot dhe të kthehen në parti me stastandard larta sic është e mira e vendit dhe e demokracisë”, tha Kokëdhima.

Kokëdhima tha se në këto momente janë me interes çështjet që preokupojnë qytetarët dhe jo çështjet e kaluara, duke iu referuar këto konfliktit që ai pati me PD, e cila e paditi atë dhe kjo gjë bëri që t’i hiqej mandate.

“Unë përshëndes bashkëpunimin parimor të forcave politike në Shqipëri dhe inkurajoj këtë bashkëpunim parimor dhe diskutimin parimor mes forcave politike.

Unë nuk mbështes kulturën e flirteve që ka ekzistuar në Shqipëri, kulturë pazaresh mes partive të mëdha politike si në 2008, dhe po në këtë pikëpamje unë i kam denoncuar edhe veprimet kur ka qenë rasti për goditjet politike ndaj mandatit tim.

Unë nuk kam ngarkesa politike me askënd, ajo është një çështje e kapërcyer.

Ne kemi interes të diskutojmë çështjet e zhvillimit që preokupojnë qytetarët”, tha Kokedhima.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

15 komente në ““Djalli” që u kthye në “engjëll” dhe misioni donkishotesk i Koço Kokëdhimës!”

  1. veterani says:

    Ti z. Kokdhima nuk ke ngarkesa politike sic thua vete-Por ke coroditje politike ose sic thote populli qe Ti shpesh i drejtohesh je nje i pjerdhur politikisht.Si popull qe jemi te japim nje keshille:Mos u hidh hu me hu por po ke popull me vehte beje nje parti te matesh veten se sa i zoti je ky eshte kandari ndryshe mos bej gam-gam se nuk te merr njeri seriozisht.TUNG,Koqo.

  2. emilio says:

    Ik mo pirdhu, dhe ti na duhesh kembeve tani.

    1. wtf says:

      Pse mor byrazer, pa koqe mes këmbëve dashke ta kalosh kohën.

  3. ☆~Gopisti i NSHRAK-ut~☆ says:


    @ 2K
    .
    Koqe je
    Koqe ta thonë
    Koqe mbetesh
    Përgjithmonë.
    .
    Po në Vlorë
    O kokë shqope
    Të thërrasën
    thjeshtë, Tope.
    .
    U bëre
    Gazi i miletit
    Kapedan
    O i Bregdetit.
    .
    Koço luan
    Burri s’luan
    Politikë
    Koço e quan.
    .
    Me ndihmesën
    E Saliut
    Kryeplak
    Por,i Veriut. 😄

    1. Shqiptari i ILIRISE. says:

      O sa kam qeshur me poezine e Gopistit.
      Rrofsh se ma hoqe gjithe stresin e dites qe kisha!

  4. Isa says:

    Sa per kete Koqon pyesni ne Fier njeriu me i urryer per Fieraket

  5. butrinti says:

    TI KOQE NJIHESH SI I PARI MBJELES I LOPES SHQIPERI KUR ISHTE E PA MUNDUR TE TE SHQELMONTEjU LUMTE RAMES QE TE DHA DERMEN MOS U LODH NUK KE KELLQE PER ASGJE JE I PJERDHUR TASHME.

  6. Fatosi-kosove says:

    I bashkon i njejti biznes sepse kokedhima ishte i vetmi deputet ne PS qe kerkonte legalizimin e hashashit dhe keshtu edhe luli dhe sali berisha jane krijuesit e republikes se hashashashit ne Lazarat,andaj kokedhima qe aq shum u sulmua nga sali berisha dhe PD deri sa edhe u prejashtua tash kerkon shpetimin tek luli sepse ka edhe shpresen e ndonje repulike te re hashashi qe po lind ne qader,nuk e kisha besuar kurre se nje burre mund ti lutet vrasesit qoft edhe moral ndaj tij,pra se politika qenka kurve dhe mund te beje çdo gje po e deshmon kokedhima qe aq shume sali berisha e shau edhe ne familje,kurre sdo te pranoja te jem ne lekuren e tij,turp per te edeh pse sdo mend se miljonat i thejne mendjen çdo kuj,sk asnje pike dyshimi se kokedheima paska marre ndonje ngarkese hashashi nga lili andaj i ka hy ne bythe.

  7. aqif tahipi says:

    Bravo gopist qe ke tallur topet me beun e jugut . Koqoja u rikthye ne stallen e bagetive te saliut .

  8. beni says:

    Shume mire qe koqo merret me lylin se tregojne se si funksionon republika e re hahaaaaaa

  9. Z Koqo ti je nga ato per inat te sime vjehre shkoj e fle me mullixhine ke te drejte te takohesh edhe me SALI Again qe te vrau militantet e tu tani je Parti opozitare futu ne beteje dhe mos thuaj qe zgjedhjet nuk behen pa opozite
    .

  10. Koqo tash ke kriju nje Parti opozitare futu ne beteje dhe mos thuaj qe zgjedhjet nuk behen pa opozite me miliardat qe ke e ke te sigurte mandatin e deputetit.

  11. Shqiptari nga Kosova says:

    Se ku arrin hipokrizia e njeriut shikojini dy politikan ekzemplar qe ka Shqiperia: Kastriot Islami dhe Koço Kokedhima..! Pa pa pa pa pa pa…!
    Thjesht mbetesh pa fjale..!

  12. Samuel says:

    E trerrshme cfar bejn keto qelbesira vetem te vijne ne pushtet.Do dali ne fushate Koqja me Berishen ne aleance per republiken e re.

  13. kaposh says:

    ashtu si koqua edhe nerenxi po shfrytezohen nga lulushi kesaj i thone kalova lumin te dhjefsha kalin nerenxi deputet i majte koqua me i majte se ai i jane versulur rames nga cadra e lulashit per ti dhene keti te fundit karigen po si o lulash ti mezi ja u more mandatet me dredhi tani ju ferkon koken

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *