Dosjet e mëdha të krimit dhe korrupsionit: Neni i famshëm 449 ndan ekspertët

8 Prill 2017, 18:18Politika TEMA

Ndryshimi i nenit 449, që ndalon rihapjen e çështjeve me vendim pafajësie në dëm të të pandehurit u bë në kundërshtim me rekomandimin e EURALIUS, por ekspertët pohojnë se dispozita e re nuk do të ndikojë dosjet e mëdha.

Nga Aleksandra Bogdani

Më 30 mars, mazhoranca ngriti kartonin jeshil në Kuvendin e Shqipërisë për t’i mbyllur shtegun rishikimit të çështjeve gjyqësore me vendim pafajësie të formës së prerë-lëvizje që shkoi në kah të kundërt me rekomandimin e EURALIUS dhe shkaktoi zemërim në radhët e opinionit publik.

Një grup aktivistësh të shoqërisë civile, të cilët e lexojnë ndryshimin e nenit 449 të Kodit të Procedurës Penale si “amnisti për klasën e korruptuar politike” kanë bërë thirrje për  protesta, ndërsa i kërkojnë presidentit të Republikës që të mos e dekretojë ligjin.

Ndonëse i shfrytëzuar me pikatore në të shkuarën, neni 449 i Kodit të Procedurës Penale lejonte rishikimin e vendimeve të pafajësisë së formës së prerë brenda 5 vjetëve, edhe në dëm të të pandehurit.

Neni 256 i Kodit të ri të Procedurës Penale, që reflekton ndryshimin e nenit 449 parashikon rishikimin e vendimeve gjyqësore të formës së prerë në çdo kohë sipas përcaktimeve të Kodit, “me përjashtim të vendimeve të pafajësisë kur synohet rëndimi i pozitës së të pandehurit”.

Kodi i Procedurës Penale është njëri prej ligjeve të paketës së reformës në drejtësi, të cilat po adoptohen nga Parlamenti shqiptar. Për Artan Hoxhën, pedagog i së drejtës proceduriale penale dhe propozues i ndryshimit në nenin 449 në cilësinë e ekspertit, ky ligj është “ndër ligjet më të mira të hartuara, pas një pune 5-vjeçare”.

“Mua më vjen keq për gjithë zhurmën që po bëhet, pasi nuk ka asnjë shkelje standardi. Ky rregullim garanton sigurinë ligjore dhe nuk prek asnjërën prej çështjeve të diskutuara. Nuk ndikon në kushtet e reformës në drejtësi,” tha Hoxha për BIRN.

Siguria ligjore është një parim i rëndësishëm i jurispudencës europiane, e cila vepron në përputhje me praktikën e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Megjithatë, vendet e Bashkimit Europian ndjekin dy modele të ndryshme, sa i takon rihapjes së çështjeve të pafajësisë në dritën e provave të reja.

Modeli i adoptuar nga Parlamenti shqiptar ndiqet nga vende si Italia, Franca, Belgjika, Spanja dhe Portugalia. Ndërsa shumica e vendeve të BE, të tilla si Gjermania, Austria, Suedia lejojnë rihapjen e çështjeve edhe në dëm të të pandehurit, nën procedura të qarta dhe strikte.

Në Shqipëri, zgjedhja e modelit italian nuk ka mundur të sigurojë konsensus, si në radhët e ekspertëve shqiptarë, ashtu edhe atyre ndërkombëtarë.

Delegacioni i Bashkimit Europian, i cili asiston nga afër procesin përmes misionit EURALIUS i tha BIRN se “nuk ekziston një parim i qartë europian i ndërtuar në këtë drejtim”. Sipas BE, ka praktika të ndryshme europiane, ndërsa të gjitha ato lejohen nën Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Megjithatë, rekomandimi i tyre ishte në favor të rihapjes së çështjeve penale, edhe në rastet e pafajësisë.

“Euralius rekomandoi parashikimin e një dispozite të ngjashme me modelet e vendeve si Gjermania, Austria apo Suedia, të cilat lejojnë rihapjen e çështjeve penale në raste të caktuara, edhe nëse kishte pafajësi,” u përgjigj delegacioni i BE.

Ndalimi i rishikimit të çështjeve “in malam partem”-në rastet kur ekziston një vendim pafajësie i formës së prerë u prezantua për herë të parë në mbledhjen e 21 marsit në Komisionin e Ligjeve, ndonëse projektligji i Kodit të Procedurës Penale ishte depozituar prej javësh në Kuvend.

Procesverbali i mbledhjes, i publikuar në faqen e Kuvendit tregon se kjo dispozitë ka shkaktuar momente paqartësie dhe debat.

Delegacioni i BE i tha BIRN se propozimi për ndjekjen e modelit italian për rihapjen e çështjeve erdhi nga ekspertët shqiptarë. “Ky version u adoptua gjithashtu nga Parlamenti,” u përgjigj delegacioni i BE.

Propozimi, i sanksionuar tashmë në nenin 256 të Kodit të Procedurës Penale u kundërshtua edhe nga Arben Rakipi, gjithashtu pjesë e grupit të ekspertëve vendas për reformën në drejtësi. Në mbledhjen e 21 marsit në Komisionin e Ligjeve, Rakipi u shpreh kundër propozimit të Hoxhës, me argumentin se standardi ndërkombëtar është për të riparë çështjet e mbyllura, në rastet kur gjenden prova të reja.

I kontaktuar nga BIRN, Rakipi konfirmoi qëndrimin e tij kundërshtues.

“Është bërë një zgjedhje nga grupi i ekspertëve dhe ligjvënësi, nuk është çështje standardi. Unë personalisht jam shprehur kundër dhe kam qenë në grupin e minorancës,” i tha Rakipi BIRN-it.

Duke iu referuar debatit, Artan Hoxha hedh poshtë mundësinë e ndikimit politik për ndryshimin e nenit 449. “I gjithë diskutimi u zhvillua në Komisionin e Ligjeve dhe arriti në atë përfundim që dihet,” tha ai.

I pyetur nëse ndryshimi i nenit 449 u miratua nga ekspertët e Euralius, Hoxha u përgjigj: Besoj se po!

“Pati një moment tensioni që erdhi për shkak të mediatizimit të çështjes,” shtoi ai.

Kundërshtimi rreth ndryshimeve në nenin 449 i ka rrënjët në perceptimin e gjithëpërhapur në Shqipëri se sistemi i drejtësisë ka dështuar të gjykojë peshqit e mëdhenj të korrupsionit dhe eksponentët e krimit të organizuar. Mbyllja e dosjeve të mëdha në Shqipërinë e tranzicionit ka qenë një ndër motivet më të forta për mbështetjen e një reforme të thellë në sistemin e drejtësisë.

Ekspertët shqiptarë dhe ata ndërkombëtarë bien dakord në pikën që miratimi i kësaj dispozite ka një fushë të vogël veprimi.

Artan Hoxha i tha BIRN se dispozita sipas Kodit të vjetër të Procedurës është përdorur dy apo tre herë gjithsej në të shkuarën. Pa përmendur çështje konkrete, ai garanton se kjo dispozitë nuk cënon rihapjen e dosjeve të diskutuara.

Delegacioni i Bashkimit Europian i tha BIRN se “ndalimi i rishikimit është i aplikueshëm vetëm për rastet e mbyllura me një vendim të formës së prerë pafajësie për të pandehurin”.

“Jo për vendimet e gjykatës, të cilat vendosin një sanksion dhe as u referohet çështjeve të mbyllura gjatë një faze të hetimit. Çështje të tilla mund të rihapen në çdo kohë, nëse dalin prova të reja,” përfundoi delegacioni i BE-së.

12 komente në “Dosjet e mëdha të krimit dhe korrupsionit: Neni i famshëm 449 ndan ekspertët”

  1. vlora.vlora says:

    a u qifsha robt qe nga ai majkua e deri te i fundit

  2. mmoisiu says:

    Ky hartuesi i ketij ndryshimi te ligjit 449 ,mos eshte ai i famshmi is spiuni i sigurimit qe u propozua per President ?
    Shikoni hartuesin dhe nxirni nga anon ndryshimi i ligjit !
    Edi Rama dheLul Basha po luajne teater deri ne nje moment kur do te deklarojne se jemi dakort per marreveshje ,Edi i amnistoi,Luli bie dakort te votoje medemek nga presioni nderkombetar,dhe plehrat vazhdojne te shkerdhejne popullin shqiptar qe i brohoret i gezuar nga te dy krahet ,te gezuar se fituan te gjithe ! Si mund te fitojne te gjithe vetem debilat shqiptar e kuptojne ,dhe une se bashku me ju !

  3. LALAI says:

    Popull,Albanez,Albanian People,Shqiptare…….
    Vetingu do te behet kur……
    Fatos Nano
    S.berisha
    I.Meta
    L.Basha
    ……dhe shume kurva te tjera te jene ne BURG,dhe kur ky i Gjati te mbylle deren e Burgut nga Brenda!!!!
    Nqs nuk behet kjo,ateher ka dy rruge
    1-)Zhdukuni nga syte kembet me kuc e me mac.
    2-)Ngrihuni e qijani Robt atyre Lart.

    1. kampaçurreta says:

      KJO ESHTE KRYEFJALA E TRADHETIVE TE KOMBIT SHQIPETAR. TE GJUTHE KRIMINELET MBROJNE NJERITJETRIN DHE NE APARENCE GJOJA ZIHEN

  4. valentina says:

    O ju shkerdhefshin SHqipetaret familjet kudo qe ti keni edhe ne varr Ram bythqirit Metes gruaqirit Sali femiqirit dhe Lulush moterqirit qe tallni bythen me kete popull.A ka nje njeri te ndershem kjo toke qe ta ngreje popullin ne kembe dhe tia shkerdhejme robt e shtepise njehere e pergjithmone ketyre te degjeneruarve qe po u marrin edhe shpirtin ketij populli te shumevuajtur.mos ehiq komentin Mero.

  5. pjeter says:

    Nje pyetje per zotin Hoxha, sipas ekspertit Hoxha, gjykimi i Iir Metes per korrupsion eshte sipas standarteve?dhe sipas tij duhet te mjaftohemi me vendimin e kesaj drejtesie te kalbur qe ka dhen per zotin Ilir Meta?sepse edime shume mire qe doli i pafajshem per arsye qe ajo video nuk ishte sipas gjykates ne standartet e duhura, a duhet te rishikohet dhe te hetohet e me pas te gjykohet Ilir Meta per korrupsion aktiv? qe sipas videos qe beri xhiron e botes , ka kosumuar ate veper penale, apo sipas hartusit te ndryshimit te nenit 449, duhet te na mjaftoje ai vendim?sa persona ka ne shqiperi qe kane marre denime apo pafajsi duke i korruptuar gjyqtaret?zoti hoxha ai ndryshim mund edhe te jete i hartuar sipas te gjitha standarteve bashkohore, nuk kam titull edhe kpetenca ta gjykoj, por zotrote o me qellim ose nga injoranca, ke anashkaluar kohen kur duhet bere ky ndryshim,sepse tani nuk eshte asgje tjeter vec se nje amnisti e pergjitheshme, ku ne mes te saj, perfiton nje peshk i madh i politikes shqiptare.

  6. Iliri says:

    Keta juristet qe kryejne porosira politike, germojne ne ligjet e botes per te gjetur ndonje pike ku te mbahen. Flasin edhe me terma juridike qe njerezit e thjeshte te mos kuptojne hilete e tyre. Edhe mospublikimi i ligjit ne faqen e internetit te Kuvendit sherben per ta mbajtur çeshtjen ne erresire. Nuk del asnje antar i komisionit te ligjeve qe e ka gatuar kete, te shpjegoje se çfare ka ndodhur dhe pse?
    Shqiperia ka ratifikuar qe ne 1996 Konventen Europiane te te Drejtave te Njeriut, e cila ne hierarkine e legjislacionit per te drejtat e njeriut eshte mbizoteruese. Pse i rane kaq gjate keta ekspertet dhe deputet, kur e kane formulimin te thjeshte e te paster ne piken 2 me poshte. Duhej vetem te formulonin menyren sesi te rihapeshin proceset.

    Protokolli Nr.7 i Konventës Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore
    Neni 4
    1. Askush nuk mund të ndiqet ose të dënohet penalisht përsëri nën juridiksionin e të njëjtit Shtet për një vepër penale për të cilën ai më parë ka qenë shpallur i pafajshëm ose dënuar me një vendim gjyqësor të formës së prerë, në përputhje me ligjin dhe procedurën penale të atij Shteti.
    2. Dispozitat e paragrafit të mësipërm nuk pengojnë rihapjen e procesit, në përputhje me ligjin dhe procedurën penale të Shtetit të interesuar, në rast se ka fakte të reja ose të zbuluara rishtazi, ose nëse ka pasur një mangësi themelore në procedimet e mëparshme, të cilat mund të ndikonin vendimin e dhënë.

  7. Brahoo says:

    Ku humbi TAKU……Apo dhe taku eshte dakort ?

  8. Kanina e Ismailit says:

    Vrani ,pini, dhe kendoni ,sa te jete, Korrup- GJONI!Vajti ne gope te semes edhe corape kuqi bashke me injorancen e atyre qe mbeshtesen keta dobicer.,,,Veting do kete vetem per fakir fukarane qe vodhen energjin elektrike.\\\C’paskeni qene tope dashe more RUMUNER.

  9. 1l says:

    shqiptare bythqima!
    pse nuk I vrisni politikanet bythqima si beri rumanija me causheskun?
    komb bythqi!

  10. petrit says:

    Po u be ky ndryshim ,Perse e beni Reformen ! KREMINELE .

  11. tonia says:

    Rigjykimi i çeshtjeve penale per rrethana te zbuluara rishtazi eshte I pranuar pothuaj ne te gjithe sistemet e drejtesise qe ekzistojne ne bote dhe nuk I kundervihet asnje dispozite ligjore europiane.Qellimi I ketij ndryshimi eshte fare I dukshem dhe nuk eshte krijimi I” garancise ligjore”,siç shprehet Artan Hoxha.por krijimi I garancise per ata kriminele qe kane “blere ” vendimin e pafajsise,prandaj ky ndryshim I turpshem duhet abroguar .Opinioni publik duhet te ngrihet ne te gjitha format e pranuara nga ligji per te protestuar e kerkuar abrogimin e ndryshimit te bere ne nenin 449 te K.Pr.P

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje