REPLIKAT/ Elisa Spiropali i përgjigjet nënkryetares së LSI-së: Je e re dhe kujton se i di të gjitha, por…

Elisa Spiropali ka replikuar me nënkryetaren e LSI-së, njëkohësisht deputete në Kuvend, Kejdi Mehmetaj, për deklaratat e kësaj të fundit për Spiropalin dhe të rinjtë e PS-së.

Kejdi, nuk dua të debatoj me ty se kam qenë në moshën tënde kur kujtoja se i dija të gjitha.

Po meqë më kishe përmendur freshistat në Apolloni, po të shkruaj thjesht që t’i ta dallosh shprehjen e humorit nga shprehja e besimit!

Të rinjtë e Fressh, dhe jo vetëm, në Apolloni e në gjithë Shqipërinë, janë në këtë betejë sepse besojnë tek Edi Rama dhe Partia Socialiste.

Duart e tyre të ngritura nuk ishin nje aprovim për propozimin surrealist të qeverisë së besimit pa besimtarë, po për të shprehur besimin tek qeveria e sotme e Edi Ramës, ku çuditërisht megjithëse jeni edhe ju pjesë e suksesit, po bëhen javë që flisni sikur u jane mbytur gjemitë!

Asgjë nuk ka ndodhur Kejdi, thjesht aleatët tuaj të dikurshëm janë në krizë të thellë.

Po kjo nuk është as hata e as çudi, sepse opozita nuk është monopol i askujt dhe zgjedhjet nuk janë detyrim paraqitje për askënd.

Asgjë nuk do të ndodhë po ashtu, me apo pa Partine Demokratike në zgjedhje.

Zgjedhjet do të bëhen, shqiptarët do të votojnë, Shqipëria do të vazhdojë të qeveriset (uroj) nga aleanca jonë.

Por askush nuk duhet të shpresojë dhe të ushqehet me shpresen se në 18 qershor nuk do të vendose populli po çadra e frikës nga drejtësia.

Nuk e kemi shpikur ne demokracinë dhe nuk jemi të thirrur ta rishpikim.

Na duhet veç të respektojmë rregullat e saj jo tekat e atyre që nuk duan rregull po rrëmujë. Me të mira”, shkruan Spiropali.

“Nuk e kuptoj çfarë e shqetëson kaq shumë Elisa Spiropalin me besimin. Falë besimit dhe përgjegjshmërisë do të mund ti vijë radha edhe Elisës këto zgjedhje.

Falë besimit që ne propozojmë dhe dekriminalizimit do dalin nga skena politike ca të tjerë të partisë së saj që nuk i hapnin rrugë.

Megjithatë Elisa, edhe në qoftë se të komplekson besa jonë, dëgjo thirrjen e atyre qindra FRESSHI-stëve në Apolloni që me gjithë çiltërsinë e moshës ju thanë se janë lodhur nga kjo kokëfortësi dhe ky negativitet që shpërndani kot dhe se e duan qeverinë e besim më shumë se kushdo tjetër.”

Ps. Të rinjtë e FRESSH-it do të ishin shumë më të suksesshëm nëse do të përfaqësoheshin nga bashkë moshatarë të tyre. Mos vazhdoni më të përdorni skenat e tyre, hapësirat e tyre, për të shpërndarë mentalitet të vjetër e për të marrë vëmendje të pamerituar”, shkruante Mehmetaj, çka solli reagimin e Spiropalit.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...