FOTO/ Përmet, zbulohet magazina plot me kanabis

8 Prill 2017, 16:40Kronika TEMA
FOTO/ Përmet, zbulohet magazina plot me kanabis

Prej disa orësh ka nisur një operacion i madh  kundër lëndëve narkotike.

Njoftohet se Policia e Shtetit në bashkëpunim me Sh.Ç.B.A, po ndërhyjnë në disa zona në jug të Shqipërisë.

Në një fshat të Përmetit janë zbuluar brenda një magazine  sasi të konsiderueshme të lëndeve narkotike.

Magazina në fjalë ndodhet në fshatin Pagri dhe sasia e kanabisit që është gjetur në të, e futur në thasë të zinj, është e konsiderueshme.

Në operacion marrin pjesë Antidroga, Forca e Posaçme Operacionale, Drejtoria e Policisë Gjirokastër, Sh.Ç.B.A dhe Policia e Përmetit.

1 komente në “FOTO/ Përmet, zbulohet magazina plot me kanabis”

  1. GAZETARI I DROGES !!! says:

    Çne keshtu me magazina te medha droge edhe ne Permet ???
    Po keta Permetaret sikur ishin te urte si na i pershkruan Gazetari Bledi Mane !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje