FOTOT/ Mbi 50 artistë ndezin sot Pazarin e Ri, muzikë live, teatër, cirk....

8 Prill 2017, 12:51Sociale TEMA
FOTOT/ Mbi 50 artistë ndezin sot Pazarin e Ri, muzikë live,

Nën kujdesin e Bashkisë së Tiranës, mbi 50 artistë do të performojnë sot në Pazarin e Ri të Tiranës duke i dhënë kësaj hapësire një dimension jo vetëm si një qendër e re tregtare, por edhe argëtimi dhe relaksimi për të gjitha grupmoshat. “Je në Tiranë?!Ç’do bësh sot në darkë?
Merr familjen/miqtë dhe bashkohu me dritat N’pazar. Mbi 50 artistë, shumë muzikë, artizanë, sport, cirk, teatër dhe shumë e shumë energji pozitive”, shkruan në profilin e tij në Facebook, kryebashkiaku Erion Veliaj.

Nga ora 18:00, qytetarët do të mund që të ndjekin artistët teksa performojnë muzikë qytetare dhe jazz, ndërsa më të rinjtë, do të mund të ndjekin grupe të ndryshme teksa luajnë Funky, Hip Pop.

Organizatorët i kanë dedikuar një vend të posaçëm të gjithë atyre që janë të apasionuar pas poezisë, ndërsa do të mund të ndjekin edhe një shfaqje teatri.

Për të vegjlit është menduar që të ketë numra të shumtë cirku si dhe aktivitete sportive.

Sigurisht, nuk mund të mungonte edhe panairi i artizanatit, që synon të mbështesë dhe të nxisë artizanët në ruajtjen e vlerave tradicionale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje