INTERVISTA/ At Nikolla Marku rrëfen mëkatet dhe sekretet e jetës, nga puna në Metalurgji, tek “lufta” me Janullatosin: Ja si u porosit vrasja ime...

8 Prill 2017, 17:01Sociale TEMA

Nga Andrea Danglli

Sëmundja që ka sulmuar ashpër At Nikolla Markun, duket qartë se nuk e ka mposhtur dot.

Pavarësisht se parkinsoni i pamëshirshëm ka prekur çdo pjesë të trupit të tij, i ashtëquajturi prifti “rebel” nga Elbasani qëndron i fortë për të përçuar mesazhet që beson se mund t’i shërbejnë të tjerëve.

Në një intervistë për gazetën “TemA”, ai e pati të vështirë të përcillte fjalët nga dhimbjet që ndjente, teksa i duhej hera-herës të merrte barnat që e lehtësonin disi.

Prfti i kishës “Shën Mëria” rrëfen rrugën e tij drejt Perëndisë, sfidat në komunizëm, mëkatet e hershme, marrëdhënien me politikën dhe debatin e gjatë me kryepeshkopin e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Anastas Janullatos.

Pas kësaj interviste, At Nikolla Marku na bën me dije se do t’i nënshtrohet një kalvari të gjatë të trajtimit shëndetësor jashtë vendit, teksa lutet që kjo të mos jetë intervista e fundit që ai jep.

At Nikolla ku janë të shtrira rrënjët e besimit tuaj në Zot?

Unë jam djali i tretë i Stefan Markut, një njeriu mjaft të nderuar në qytetin e Elbasanit por edhe më gjerë. Im atë ka qenë arsimuar në shkollat më të mira të kohës nga ku ka nisur të angazhohet maksimalisht për zgjidhjen e çështjeve kombëtare. Ai u emërua në krye të korit të kësaj kishe ku jemi ne fillimisht si psal dhe më vonë si prift.

Në fëmijëri shkonim shpesh pas tij për ta ndihmuar dhe që këtu nisi të kultivohet shpejt dashuria e madhe për Zotin.  Kështu i mora bazat e para të edukatës kristiane të cilën doja ta pasuroja sa më shumë.

Besoj se kjo ka qenë një kohë e shkurtër pasi siç e dimë në vitin 1967 praktika fetare u ndalua zyrtarisht në Shqipëri. Si ka ardhur ky lajm për ju në kohën kur sapo kishit nisur të kultivonit dashurinë ndaj Zotit?

Shkonim sa majtas-djathtas që të gjenim vetveten por ishte e pamundur. Kush përmendte Zotin ishte i ndëshkuar.  Ishte një çoroditje shumë e madhe. Babai im pasi ju  mbyll kisha, vendosi të largohet nga vëmendja e njerëzve. Diktatura ndaj besimit rezultoi një nga dramat më të rënda që vuri në skenë ai sistem.

Çfarë mendonit në atë kohë? Pati ndonjë tërheqje nga të besuarit?

Siç ju thashë Andrea, im atë kishte një përgatitje të madhe kulturore dhe ai e kishte montuar tek ne besimin në Zot në një formë shumë të pastër dhe të drejtë. Mund të them se emrin Perëndi ishte futur në shpirt dhe nuk kishte ndenjur thjesht fjalë. Pra kishte një forcë tepër të madhe që na ngacmonte shpesh herë. Edhe pse të privuar, ne vijuam të  besonim me përkushtim.

Si  ia bënit për t’u falur dhe për t’u lutur?

Në fakt më vjen keq ta them por ndonjëherë besimi sikur ngeli në harresë. Në fillim vinim mbrëmjeve për të ndezur ndonjë qiri fshehurazi në kishë. Kur u ngushtua edhe më shumë puna, atëherë nuk hynim më në dyert e kishës por ndiznim qirinj jashtë ne oborr apo edhe  në ambientet e shtëpisë. Një shoku im që punonte në sigurim të shtetit më këshillonte shpesh duke më bërë thirrje: Nikolla kini kujdes pasi jeni në shënjestër!

Pas ndalimit të besimit fetar, mund të na tregoni se si rrodhi jeta juaj?

Në kohën e prishjes së kulteve fetare dhe ndalimit të besimit, qyteti i Elbasanit nisi të bëhej një qytet industrial. Mua mu desh që të punoj në Metalurgji pasi duhet të siguroja të ardhura për të ushqyer familjen.  Atje kam punuar për vite me radhë si llogaritar por edhe si teknik në byronë teknike të uzinës. Atje punova me përkushtim për shumë vite pavarësisht se me shumë gjëra nuk pajtohesha.  Ne shiheshim me një sy tjetër për shkak të besimit.

Në ç’mënyrë shiheshit ndryshe? Çfarë ndodhte kur ju qëndronit pranë gjithë asaj mase njerëzish që nuk besonin apo kishin frikë të besonin?

Kishte shumë që na provokonin duke thënë se Perëndia është një figurë imagjinare, një përrallë apo një çmenduri.  Kam pasur disa raste kur nuk kam duruar edhe kam reaguar. Njëherë pata një debat të gjatë brenda klasës dhe këtë e mbylli kujdestari i klasës i cili na paralajmëroi që të mos flasim më për Zotin pasi mund të vinte keq puna.

Cili ka qenë momenti më i vështirë nga ajo periudhë që arrini të kujtoni sot?

Sjell në kujtesë ditën kur erdhi rinia për ta shembur kishën “Shën Mëria” ku ne po qëndrojmë sot.  Mendova se tashmë do të përmbysej gjithçka pasi po sulmonim Zotin.  Kur pashë se u hoq kryqi nga kambana dhe nisi të prihej me sharrë, ishte dhimbje e vështirë. Qaja përbrenda si një fëmijë dhe nuk gjeja forcë të reagoja. I vunë flakën ikonostafeve dhe barbaria vijoi gjatë.  Kjo gjendje vijoi disa minuta kur u dha urdhëri që të mos ndërhyhej më. Mbase ky është një prej momenteve kur lotët e hidhërimit kthehen në lot gëzimi për tu bërë balsam për shpirtin.

Me ardhjen e demokracisë, qytetarët shqiptarë patën mundësinë që t’i riktheheshin besimit pasi feja e rifitoi lirinë e saj. Si erdhi për juve ky moment?

Atë ditë po kthehesha nga puna bashkë me bashkëshorten dhe kam në mendje ende gëzimin e një mikut tim i cili vrapoi drejt meje duke më thënë: Nikolla u hap feja, urgjent tek kisha pasi kërkojnë të të bëjnë prift. Emocione dhe drithërima nga lumturia. Takova priftin e vjetër dhe më tha se babai im që ishte prift më herët në kishë nuk do ta ushtronte më këtë detyrë pasi jeta e kishte lodhur tepër dhe atë që ai e kishte lënë në mes më besohej mua për ta vijuar.

Cilat ishin fjalët e para të babait  pas këtij lajmi?

Babai im dukej i plotësuar që mori vesh se djali do t’i detikohej Zotit. Ruaj dy momente nga ai: Këshilla që më dha dhe amaneti që më la. E para këshilla që besimin fetar mos e përzj me politikën, gjë për të cilën mua më akuzojnë shumë. Ndërkohë amaneti ishte që ta besoj Perëndinë deri në agoni të shpirtit tim dhe ta ruaj besimin në Zot.

Duke qenë se ju keni qenë në shënjestër të vërejtjeve për përzierje të fesë me politikën, sa mendoni se e keni zbatuar këshillën që ju ka dhënë?

Pyetja juaj do një mendim shumë të thellë. Me ardhjen e demokracisë të gjithë morën nga një drejtim. Tek kishat tona kur erdhi Anastas Janullatos ishte një moment shumë i vështirë pasi nuk mund të pranohej që të shkeleshin rregullat e fesë dhe në krye të kishës ortodokse të vendosej një i huaj. Mbase këtu mund të ngrihen dyshime se unë ngatërrohem me politikën por nuk është aspak e vërtetë.

At Nikolla, nuk ju duket pak si i tepëruar përdorimi i kartës patriotike në këtë çështje?

Jo, unë thjesht kam dashur të vërtetën që nuk e gjeta kurrë. Çdo popull ka një histori besimi të vetën e cila duhet respektuar dhe kur sheh që kjo shkelet atëherë rruga që të ngelet është të kërkosh drejtësi. Çështja e kombit është e lidhur ngushtësisht me besimin fetar.

Atëherë pse kjo “urrejtje” ndaj popullit grek?

Nuk mund të them se kam urrejtje ndaj grekëve. Por të huajt nuk duhet të ngatërrohen në çështje të brendshme të Shqipërisë.

Pra, ju nuk e keni me popujt por me klerikët që vijnë nga jashtë?

Unë e kam me personat që kanë vërshuar dhe kanë marrë detyra që nuk i meritojnë. Nuk mund të ulesh në një karrige drejtuese pa ta dhënë populli këtë të drejtë.

Cila është marrëdhënia juaj me krerët aktual të kishës ortodokse?

Sinodi i shenjtë i krijuar nga Janullatosi nuk e njeh ekzistencen time. Ata e quajnë Kisha Autoqefale Shqiptare, ndërsa ne e quajme Kisha Ortodokse Autoqefale Kombetare Shqiptare. Ne e quajmë të tillë sipas parimeve të Fan Nolit dhe kushtetutës së vitit 1937 kohë kur Patriarkana njohu ortodoksine autoqefale kombëtare shqiptare të pavarur nga kishat e tjera, sidomos nga ajo greke.

Ju më keni treguar se Janullatos ka shfaqur hakmarrje ndaj jush. Madje më keni thënë se ka shkuar deri ne ate pikë sa ka pregatitur edhe eleminimin tuaj fizik. Çfarë mund të na thoni për këtë?

Keni shumë shkrime në media. Pasi u vesha une prift ka pasur kercenime ndaj meje dhe familjes sime. Kërcenime me telefonata, kercenime fizike ku më kanë thënë se kishin qëllim për të më vrarë. Edhe gjatë këtyre viteve kemi kërcenime. Unë në vendin tim mbrohem nga truprojë shtetore sekrete dhe kam një kujdes të veçantë nga ana e shtetit.

Si mund t’ju besojmë? Keni prova se kanë dashur t’ju ekzekutojnë?

Ne kemi një video ku tregon kërcenimet e hapura të priftërinjve grekë që presin jashë kishës me valixhe në dorë dhe shtyjnë besimtarët e shitur korçarë për tu futur brenda në kishë për prishjen e meshës ose të më sulmonin mua fizikisht. Besimtaret e Elbasanit në atë moment kanë luftuar trup me trup dhe nuk i kanë lejuar.

Po pse nuk e publikoni këtë video që thoni se e dispononi?

Kjo video është xhiruar më 15 tetor  të vitit 1995 dhe do të dalë kur të piqen kushtet. Është një dëshmi e jetës sime që mbrojta Kishën Ortodokse Autoqefale Kombetare Shqiptare. Këtë video të gjithë do ta shohin dhe do të binden.

Gjatë përgjigjeve tuaja ve re se vendosni theksin se Anastas Janullatos është agjent i asfalisë greke. Ku e bazoni juve këtë deklaratë?

Përderisa mesha bëhet në greqisht prej tij, kishat ndërtohen me stile greke dhe ikonat vendosen në greqisht brenda territoreve tona dhe del hapur për vorio-epirin, kjo tregon se agjentura greke ka hyrë thellë në Tiranë.

Ka pasur tentativa për t’u ulur dhe për të bërë paqe me Janullatosin?

Në këtë konflikt të hapur e kemi ftuar Janullatosin që të vijë në  televizion dhe të  bëjmë një ballafaqim publik. Është ai që nuk ka pranuar sepse e di që nuk ka asnjë përgjigje për atë që bën. Ai është agjent i asfalisë greke. Dua të them se unë e kam falur për gabimet apo negativitetin që ka shprehur ndaj meje. Kam respekt për moshën dhe për një pjesë të kontributit.

Cilat janë gjërat pozitive që ja njihni si meritë Anastas Janullatosit si kreu i Kishes Ortodokse Autoqefale që në momentin e emërimit të tij?

Unë  nuk e njoh Janullatosin si kryepeshkop. Edhe mijëra shqiptarë rreth e qark globit flasin me shqetësim për hijen e zezë që ka zaptuar Tiranën. Unë njoh vetëm veprat e shkëlqyera që na ka lënë pas Fan Noli.  Pushtuesit e vendit tim, nuk i njoh për eprorët e mi. Edhe populli shqiptar nuk i njeh.

Ka njerëz që mendojnë se pas sulmit tuaj ndaj Janullatosit, fshihet ambicia e hershme për tu bërë kryepeshkop…

Unë asnjëherë nuk kam pretenduar për të qenë në fronin e kryepeshkopit. Jam një prift i martuar dhe kam dy fëmijë. Në statut thuhet se priftërinjtë e martuar nuk mund të ndjekin rrugën e hirearkisë fetare. Është një rrugë tjetër që të çon tek ky post dhe unë nuk e kam ndjekur  atë. Pra nuk kam të drejtë për tu emëruar në këtë pozicion. Ju them me sinqeritet se nuk e kam luftuar kurrë hirësinë për shkak të kësaj çështje. Në radhë të parë ai duke qenë në krye të kishës ka shkelur dhe ndryshuar statutin pasi kryepeshkopi dhe të gjithë ata që rrjedhin pas tij duhet të jenë me gjak, me gjuhë dhe me nënshtetësi shqiptare.

Po pse mos ndryshohet ndonjë nen i statutit, ku qëndron e keqja këtu?

Nuk mund të ndryshosh traditën, kulturën apo historinë e një vendi. Kush mund ta pranojë që ne të humbasim identitetin tonë kombëtar?  Asnjë vend tjetër nuk mund ta pranonte këtë gjë.

Meqenëse keni vite që nuk e pranoni Janullatosin si kryepeshkop, gjithashtu edhe veten e përjashtuat nga ky post, atëherë kush duhet të jetë në krye të kishës ortodokse sipas jush?

Unë kam zhvilluar disa takime dhe kam ndjekur me shumë vëmendje personat që janë pjesë të kishës sot. Në gjykimin tim do të propozoja peshkopin Joan Pelushi që të ulej në këtë karige drejtuese. Një djalë mysliman i kthyer në ortodoks që ka një pregatitje të lartë. Mund ta kryejë mjaft mirë këtë detyrë.

I ndërrojmë për një moment rolet. Mund të më rrëfeni ndonjë prej mëkateve tuaja?

Andrea, çdo njeri ka mëkatet e tij. Mund të them se një nga pendesat është se nuk e ndoqa ashtu siç duhet ritualin fetar në diktaturë për shkak të trysnisë që solli sistemi. Herë pas here duke u marrë me gjëra të tjera, harronim Zotin dhe e kujtonim veç nëpër festa fetare. Ky largim ishte mëkat. Do të kërkoja një falje shumë të madhe ndaj Perëndisë pasi nuk duhet të “pajtohesha” me diktaturën.

36 komente në “INTERVISTA/ At Nikolla Marku rrëfen mëkatet dhe sekretet e jetës, nga puna në Metalurgji, tek “lufta” me Janullatosin: Ja si u porosit vrasja ime…”

  1. tfgs1 says:

    nje pacient me parkinson nuk mund te intervistohet e aq me keq te jap mendime te besueshme!
    se dyti,nje i ”tredhur” nuk eshte nevoja te eleminohet fizikisht pasi e ka ”vrare”Zoti……..
    Zito o ARXIEPISKOPOS ANASTASIOS!

    1. Arber says:

      Ky nickname “tfgs1” mos eshte lgpt1 ne greqisht, jo per gje se si thone te portokallia “na o’ bo ves miiiiiii”

      1. a says:

        Si mund te thot nje {Prift{ qe ceshtjet Kombetare jane te lidhura ngusht me Fene !!!!! Po te mendoj keshtu nje Prift Rumun, nje Bullgar, nje Serb, apo nje Prift Grek….. atehere konfliktet nuk do te kishin te mbaruar.
        Nqs Feja eshte e lidhur me Kombin, a duhet te jete dhe Kombi i lidhur me Fene !!!! Po per cfare Feje te flasim kur 70% e Shqipetareve jane Arnaut te Tredhur, qe pellasin ne Arabisht me artopalante ne qender te Tiranes dhe te cdo qyteti.
        Per cfare eleminimi flet ore sharlatan…Janullatosi 85 vjecar i lulezon kariera dhe ti je nje njeri i Falimentuar. Si mund te ulet ne nje Tavolin bisedimesh Janullatosi i Madhe me nje njeri me 5 klase shkoll, si mund te ulet kur ti i zhvlefteson, gjithcka qe ka bere per Shqiperine …vetem e vetem qe eshte Helen.

    2. Labi 100% says:

      I tredhur nuk eshte At Marku se ai i ka dhene provat por eshte pederast jot janulle mor sperme e infekuar mor prag q… mesha duhet te mbahet shqip dhe Jo eleniqisht plehre antishqiptare. .
      .

    3. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane vazhdimi i identitetit turk ne Evrope..... says:

      jane te lutur[mgjse st’arxidia mas,nuk na rruhet ”erdogani” apo ”gyleni”] gjithe plehrat turkoshqipfoles te mos komentojne per ORTHODHOXINE dhe shkelqesine e Tij z.Anastasio,kjo, pasi per hir te se vertetes nuk i perkasin KRISTIANIZMIT por TURQLIVE dhe si te tille qelbin cdo cast me pranine e tyre………………………..ouuusssstttttt!!

    4. delete says:

      At Marku eshte shqiptar or bajge greke dhe ka te drejten e tij shqiptaro- Fan Noliane te kerkoje drejtimin e ortodoxise shqiptare nga kreyposhkop shqiptar. Kush ja polli Janullatosit Shqiperine..

      1. Ilir says:

        At Nikoll Marku, Nol i ditëve tona. Me respekt i heq kapelen!

  2. millosh kopiliq says:

    Ne kosove duhete patjeter te krijojme kishen ortodokse te kosoves ,gjuha e pare zyrtare te jete shqipja dhe te udheheqet nga ndonje prift shqiptare. Qendra e saje te Jet ne kishen ne oborrine e UP dhe te emerohete “kisha e permiresuare” sepse ate e ka nisure millosheviqi.
    Kisha ortodokse e kosoves duhete te pranohete edhe ne bashkesine e kishave ortodokse ne stamboll.

    1. Xythi says:

      O Millosh Kopili!
      Ne Dardani (token e Florit e Laurit) duhet vetem te zgjerohet nje nga episkopite e KOASh, apo te themelohet nje e re. Kaq!
      Lavdi Fan Nolit!
      Xythi prej katundi.

  3. askushi says:

    Edhe nje shqiptar me Parkinson, “i tredhur”, siç thua ti more gjakprishur vlen me shume se sa 100 greke, pederaste si ai Janullatosi jot.

  4. DETARI Atlantidhes @ says:

    te gjithe bythshiturit jane pro anasmutit .
    kush eshte shqiptar mban anen e Fan Nolit dhe jo te gjarperit te zi……………………………..

  5. zaho says:

    tfgs1 nuk ka me dyshim ,i tredhuri je ti por Zoti te ka lene nje gje qe sduhet ta bente , te shkruash ne gjuhen shqipe ky privilegj ju perket Autoktoneve

  6. E. Zoto says:

    I vetmi Prift pasardhes i denje i Hiresise se Tij Fan Stilian Nolit. Mali i Shenjte Tomorr (dmth. Dodona e Shenjte) i dhente jete te gjate, por ka shume mundesi qe t’a kane helmuar si Aristidh Kolen e ndjere e disa te tjere perapara Tij deri tek Papakristo Negovani.

  7. usa1 says:

    Ne shqiperi ne kishen ortodokse shqiptare eshte formuar bashke zoti me djallin dhe formuan djallin vet anastasio , nuk ka shqiptare ortodoks qe do ket kelysh te sigurimit greke ne shqiperi . Vetem ky kelysh qe eshte djalli vet ne shqiperi ka prapa vetes vetem kelysha si tgrf .

    1. Sony-Lg-Samsung says:

      Ti ose je idiot ose armik I Kishes.
      Prano me mire kete te paren se te dyten nuk ta mbajne kellqet o njeri I keq..
      A e kupton cdo te thote te vuash perjete ne Ferr…Zoti te falte dhe te shpetofte nga kurthi I Satanait

  8. Lpl. says:

    Une sjam Ortodoks por ky ska lidhje me fene ,Ate Nikolla flet per fe kombetare , ne nje kohe qe Krishterimi eshte moneteist , dhe jo si mendon At Nikolla se ashtu ishte paganizmi ku kujt ju tekte krijonte Zotin e tije .Pastaj hierarkia eshte e rendesishme dhe duhet respektuar ne fe , sepse po tju teket shume Priftave me uzurpuar nga nje Kishe dhe me vepruar sipas mendjes se tije nuk ka me kuptim .Nuk ka Kishe kombtare Kisha eshte universale , pastaj Krishterimi nuk eshte fe qe vepron vetem mbrenda Kishes por edhe jashte saj .Nuk te nderon aspak se sillesh si atdhetare per arsy se sjellja jote eshte absurde dhe ska lidhje me fene At Marku as mbas 25 viteve qe jane hapur kishat nuk di se ke me vendos Kryepeshkop , kjo tregon qe e gjithe revolta e tije eshte per arsy se nuk ka njohuri per fene dhe ligjet kanonike te saj , nuk ka stjuduar sa duhet , ai e ka vetem me te pare e degjuar ka ngele ne kohen e Fan Nolit i cili as Ai nuk shquhet se ka qene aq fetar .Pergatitja e At Nikolles nuk eshte per te bere Teologji as filozofi , histori jo qe jo , por per meshe , ndonje pagezim ,kurore e varrim , eshte sherbetore i atyre njerezve qe frekuntojne ate kishe , per mendimin tim keti jane mekatet e tije kjo revolte kunder hiresise Janullatus si i thojne Ortodokset , dhe jo ato mekatet e kohes se diktatures .At Nikolla nuk arrin te kuptoje mekatin e tije , por ben mekat edhe gjate kesaj interviste per arsy se nuk e njeh fene i ka dale zot kot , ashtu si maxhypi Dinit qe ska lidhje me te .Per ne besimtaret Katolik hierarkia eshte e rendesishme dhe i respektojme Ipevshem dhe Papen se kjo i jep fese jete dhe gezim per arsy se Krishterimi nuk ka atdhe por ka vellezer ne Krishtin qe po presim vigjiljen e Pashkeve qe te Ringjallemi bashke me te dhe te mbushur nga dashuria e tije .Edhe At Marku te japi dashuri qe ka marre falas nga Krishti dhe mos te japi urrejtje dhe mllef .

    1. Baton KITA - Gostivari says:

      LpL, je një qelbësirë. Forma e të qenit, e përkatësisë kombëtare nuk dëmtohen nga aspekti fetar. Mirëpo kur feja mbulon cdo gjë tjetër dhe herë eksponohet si e perëndisë dhe herë e DJALLIT, kisha greke me Janullaton, kësaj i thonë manipulim shovenist.
      Vëlla Marku, dhashtë perëndia e u këndellsh sa më shpejt e ti prish krishterizmit kombëtar.
      Të pacim, vëllau i dashur! Respekt e faqebardhë!

      Baton KITA

  9. KATHARSIS says:

    NJE PSEUDOPRIFT QE MBESHTETET FUQISHEM NGA MINORITETI OSMAN NE TOKEN E ARBERIT.
    NUK ESHTE PRIFT POR AGJENT I PORTES SE LARTE.
    LUTJU ZOTIT TET SHPETOJE.

    1. qipro says:

      hajde thithja hajde…ai po thote gjonat mo natyrale per kombin e vet..ju dhjefsha janullen plera aziatike

    2. Labi 100% says:

      O kathar ..Po eshte shqiptare njehere pastaj prifte o legen materniteti.. le qe ku kuptone ti mor sperme e vajtur dem se ç’eshte shqiptaria..duhet ta ndjesh jo me te degjuar.. ….dikush me larte permendi se bythqiria e tij sumollatosi ka aq e kaq grada shkencore dhe e meriton te jete kryepeshkop kurse At Marku me pse klase. .Po mire batakcinje te shitur po’ jezu krishti da grada shkencore kish??? E MEGJITHATE ai ndryshoj rrjedhen e historise. . Ne fund te fundit njeri ishte pa shkolle ishte…. flihe i mendjen qener halesh se ne Shqiperi eshte e para shqiptaria pastaj kisha dhe xhamia….dhe budallenjte e shumte duhet ta dine mire se fete i kane shpikur njerzit dhe Jo feja njerezit.. ne Hale te gomari ve kush nuk e mendon keshtu. .MOS ME CENSURONI JUTEM

  10. Gora says:

    Prifti mark krenari per ne .janullatosi =me djallin ja bythlepirsit e janullatosit qe jane antishqiptaret vdesin qe ti ferkoje janulla.

  11. Alban Hamzai says:

    Nikolla Marku nuk eshte dorezuar prift .Ai u veteshpall prift dhe I sherbente disave qe nuk kishin lidhje me orthodhoksine ne vecanti e me fene ne pergjithesi. Ai e kishte zaptuar kishen ku shkonte ,njelloj si imamet e veteshpallur.Anormaliteti I tij nuk ka kufi derisa thote qe Hiresia e Tij Janullatos donte ta vriste. Nuk merret njeri me nje kufome dhe N.Marku gjate gjithe kohes ka qene nje kufome e gjalle . Ato qe thote ne intervisten e tij jane perralla qe nuk I beson as ai vete e jo me te tjeret .Te pakten tani te rrije I qete ,mjaft kerceu dege me dege.Ju lutem botoni komentin tim!

  12. Pellazgos says:

    Une di qe kush lufton, respekton, sakrifikon per kombin dhe per te paret e tij jep edhe jeten.
    A tregon identiteti myslimane Arab I “shqipetareve” respet, dashuri,dinjitet, nder?
    Edhe per kete Greku e ka fajin qe 98% e kosovareve nuk kane identitet, emra, fene e te pareve?
    Ke mundohen te genjejne kets Arabe qe kane vene pushtuedit Arabe mbi kombin?
    Kombi dhe identiteti eshte lufte dhe nuk ndrohet sa here te te japin para.
    Sa per kete “prift” , a mund te na shpjegoje pse flitet
    per periudhe Helemistike dhe jo Albanistance ne kete vend.
    Ky dhe shumica e “shqipetareve” jane turpi yne qr nuk kemi ndryshuar identitet.

    1. Ilir says:

      pellasget s’kane qene kaq b***q**ra, vetem perset kane qene te tille, qe kur nuk e morren dot me lufte pellasgjine (dmth. greqi+maqedoni+iliri) e morren me poltike (qe si i thone eshte kurve) te cilen e bene kisha, xhamia, teqeja etj. ca mut “partish” dolen pasi spastruan paganizmin e pellasgeve (mos harro, ne kete truall eventet qe festohen me masivisht jane Viti i Ri dhe 14 marsi). Keshtu qe ti b.q. laje gojen kur te vesh ate nik se s’je vecse nje pede greqie i ardhur nga mesopotamia.

  13. EDI USA says:

    un kam jetu ne nje pallat me te asht fan nali dyt per atdhetar ato qe thone ketu zagaret e gerqise apo ato qe mARRIN PENSION GERQI ASHT PER TJU A PALLU MOMLAKET SHKONI GERQI MOR ZAGARE DHE FLISNI SHQIP PO JUA KEPUSIN KOKEN KISHA ASHT E LIDHUR ME SHTETIN GERQI DHE ME CDO GJE KY KA TE DREJTE KY ASHT HERO I GJALLE KUNDER UZOPIMIT KISHES NGA GREKU ME LEJEN E SALI SHPELLES SHQIPERIA KA QEN ATEISTE DHE JAN 80 PER QINDE ATEISTE VETEM CA LAVIRE QE JETOJNE GERQI JAN BERE ME KETE PLEHREN GREKE

  14. DETARI Atlantides says:

    e kam thene dhe me larte ,qe te gjithe ata lloj palo shqiptaresh qe nuk mbrojne at Nikollen,jane njerez qe bejne pjese ne dy kategori ; kategoria e injoranteve , dhe kategoria e antishqiptareve !
    me duhet te permend Lpl -ne ,nji komentues qe mbase jeton ne Greqi dhe dashuria per kishat greke e ka qerruar nga syte dhe mpire nga trute. aq me keq kur nuk je besimtar i asaj feje ,me mire mos komento fare .
    ketu ne kete rast kemi te bejme me sigurine kombetare dhe shteterore.
    anas=muti eshte nji njeri qe lufton per shkaterrimin e vendit tone.a ju kujtohen ata deputetet grek dhe lobistet e Amerikes ,kur erdhen me rastin e rremujes se krijuar me shembjen e psevdo-kishes se Himares nga qeveria Rama ?
    ata u mblodhen per te bere plane ne mes te Tiranes ,brenda ne kazermen =kishe ,ku ka folene gjarperi anas-muti .
    prandaj kushdo qe te ishte kunder anasmutit dhe pro Fan Nolit,do te cilesohej si nje hero kombetar dhe ne rastin ne fjale eshte at Marku !
    i uroj sherim sa me shpejte nga ‘pickimi’i gjarperit me zile !

  15. alex says:

    Feja ortodos eshte ngusht e lidhur me kombin,meshume se cdo fe tjeter.Shikoni se cka ndodhe ne Greqi ku prifterite i sherbejne jo vetem shtetit dhe nacionalizmit grek por edhe Asfalis…E njejta gje ndodhe edhe ne Serbi ,Maqedoni….Rasti unikat eshte vetem Shqiperia ku ortodoksia eshte vene ne sherbim te zhdukjes se shqiptarizmes dhe greqizimit perfundimtare te ortodokseve shqiptare.Kjo ndodhe per nje aresye te vetme se ne Shqiperi nuk ka shtet.

  16. GK says:

    Respektet e mia Zotit At Nikolla Marku.Jetoj jashte Shqiperise.E njoh jeten dhe vepren e ketij Sherbetori te Perendise.E vleresoj ,dhe shpreh gjithe mirenjohjen,Respektin dhe Dashurine per kete njeri me vlera shume te larta Patriotike.Ai dhe rralle si Ai ,eshte nje edukator i shkelqyer,prind,dhe qytetar NDERI.Megjithese i perkas nje besimi tjeter them, qe i rralle per nga Kurajo qytetare,per te thene te verteten pa ndroje.Ai eshte nje pasues i denje i NOLIT te madh.Vetem ky moment me ben qe kete ZOTERI NIKOLLA MARKU ,per mua si nje Shqiptar i ndershem ,Ai dhe vetem Ai duhet te jete perfaqesuesi me i larte i hiearkise ORTODOKSE SHQIPTARE. Uroj sherim te shpejte ,dhe Zoti ndeshkofte djallin me te ZI ne historine e kombit SHQIPTAR ,Sali Berishen ,duke na bere peshqesh, Janullatosin .Noli i madh te gjitha liturgjite fetare i perktheu dhe i beri vetem SHQIP, dhe Patriarkana Greke na manipulon ne gjuhen e saj te Gjarperit. Janullatosit ,te mos i jepet neneshtetesia Shqiptare. SHQIPERIA ka plot djem dhe vajza te shkelqyer me prejardhje gjeneratash te shkelqyer per ta udhehequr dhe sherbyer besimit ORTODOKS SHQIPTAR.

  17. emigranti says:

    Ketu nuk diskutohet pregatitja e larte fetare e Janullatosit dhe disniveli me At Nikollen, I cili vete e pranon se asnjehere nuk e ka pasur nder mend karriken e kryepeshkopit.
    Ajo qe thote At Nikolla ka te beje me shkeljen e rregullave te autoqefalise shqiptare me vendosjen ne drejtim te nje prifti te huaj, ne rastin tone Janullatos.
    Disa grekofileve ketu do tu thoja a e mendoni sikur per nje moment ta merrte ne dore drejtimin e kishes greke nje shqiptar ose I nje nacionaliteti tjeter cfare reaksioni do te shkaktonte ne Greqi.
    Me thoni ju lutem ” ju besimtare te paster” ne cfare vendi te botes mund ta drejtoje kishen ortodokse te vendit perkates nje I huaj.
    Per te mos permendur ketu nderhyrjet e shumta te Janullatos ne punet e shtetit shqiptar duke marre anen e shtetit grek.
    Por faji nuk duhet kerkuar tek Janullatos por tek politikanet e tredhur e te korruptuar shqiptare.e

    1. ''....askush nuk urrehet me shume,se ai qe thote perhere te verteten[Plato]. says:

      Arxiepiskopos i Greqise,z. Ieronimos eshte arvanitis,nje patriot i vertet ,bujar,mbrojtes dhe luftetar i ORTHODHOXISE.
      Orthodhoxet jane aderfia mes tyre pa dallim kombesie apo gjuhe,greke,shqiptare,ruse,serbe,bullgare etj por edhe ata katolike,ok!Ashtu si dhe muslimon brothers shqipfoles,arabe,turq,kazake,uzbeke me breke apo pa breke,ok!
      Ketu ne shqiperine e 90 % turkoshakeve[muslimon brothers] por edhe shume te tredhurve[atheoi] si Ngjela,Rama etj pa harruar edhe ca te tredhur ketu komentues eshte e papranueshme ORTHODHOXIA apo XRISTIANIZMI ne total,kjo per arsye te kesaj fare te keqe dhe inferiore qe permenda me lart,por kjo per ne nuk ka rendesi ,madje st’arxidia mas,na pane na gamithoune…………..skoupidia!

      1. usa1 says:

        O kurve po ti po e tregon fare mire per ke interesa punon e ke shkruar fare mire ne greqisht por ke harruar te thuash se dhe neve ne koqe te kemi shkruar ty dhe te teme rrace kurve qe nuk di ku hyn ne rracen e paster arjane apo ne ate te anadollit greke .

    2. perivolo says:

      Konkretisht drejtimin e kishes greke ka disa vite qe e ka nje albanofon(ose shqipfoles).

  18. kasem gahinji says:

    une jam ortudoks shqiptar,nga permeti,si i thone ,den baba den .shtepia e gjyshit tim ka qene 30 m larg kishes se shen sotirit ne fshatin tremisht.parimet e mija fetare lidhen me at nikollen(personalist nuk e njoh)pasi jam shqiptar .sa per kolnel jaullatosin,nuk eshte as i pari,as do te jete i fundit shtarak grek qe vesh mantelin e priftit.a ju kujtohet?ushtaret prifterinj progreke aktin e pare te trimerise e bene duke cvarrosur shqiptaret ne kutal dhe nje fshat tjeter duke i varrosur si ushtare greke.nese ishin greke i merrnn ne greqi dhe nuk i varrosnin n gryken e kelcyres.njesoj si te filmi gjeneral gramafoni,por me kocka njerezish dhe veshje prifterijsh.at nikolla ndaj eshte kundra janullatos.ai thote qe politika sh9veniste te qendroje larg fese ortodokse.te njejten gje them edhe per myslymanet.fete nuk mbjellin percarje.ata qe besone ne zot bashkohen.keni degjuar per nje shqiptar te madh me emrin pashko vasa?ai thosh:cohu shqiptar prej gjumit ,coha te gjithe si vllazen nje bese shtrengonju dhe mos shikoni kish e xhamija,feja e shqiptarit asht shqiptarija.ai keni lexuar ndnjehere keto vargje?ju siguroj qe pashko vasa nuk ishte komunist,as antar i ppsh,si saliume shoke,qe mbolli faren e percarjes edhe duke vene janullatosin ne krye te kishes ortodokse autoqefale shqiptare.

  19. tgfs says:

    flasin shqipot autoktone qe lepijn bythen e ambasadorit amerikon cdo dite
    fshiheni se pari buzen nga kaka e ambases dhe pastaj mund te shihni qarte

  20. tgfs says:

    flasin shqipot autoktone qe lepijn bythen e ambasadorit amerikon cdo dite
    fshiheni se pari buzen nga kaka e ambases dhe pastaj mund te shihni qarte !!!

  21. Crusader says:

    Nuk ja vlen te merresh me tope te shkundura si Nikolle Marku. Thjesht nje sharlatan, te cilet fatkeqesisht, ne Shqiperi kane nje cilesi te larte prodhimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje