Kapja e drejtësisë, PD emëroi 36 gjyqtarë pas humbjes së zgjedhjeve të 2013-s

36 gjyqtarë u emëruan në vetëm dy muajt e gjysmë, që paraprinë rotacionin e pushtetit në vitin 2013.

Ndonëse i gjithë viti 2013 njohu një “bum” emërimesh në gjykata apo në prokuroritë në të gjithë vendin, emërimet e bëra pas humbjeve të zgjedhjeve tregojnë qartë se sa e rëndësishme është për Partinë Demokratike ushtrimi i një kontrolli mbi sistemin e drejtësisë.

Në 43 VKM që janë miratuar që prej 23 qershorit, deri në 10 shtator kur u krye rotacioni i pushtetit, ka pak nga të gjitha, hidrocentrale, tjetërsim prone, koncensione, ndryshime në ligjin për PPP-të, e madje edhe tjetërsim i sipërfaqeve pyjore për nxjerrje gërqele.

Në dy prej këtyre VKM, ato me numrin 106 dhe 123, u publikua emërimi i menjëhershëm i 7 gjykatësve dhe më pas edhe 29 të tjerëve, nga gjykata e Apelit të Tiranës, Durrës, Gjykata Administrative, e shumë të tjera me radhë.

Pak ditë përpara rotacionit të pushtetit u emërua edhe gjykatësja e Durrësit, Joana Qeleshi, e cila pasi punoi për disa vjet në studion e Argita Berishës, u emërua me të shpejtë në gjykatë.

Në 2016-n, ajo mori vendimin për shpronësimin e shoqërisë “ONMIX”, që kishte ardhur në Shqipëri për të ndërtuar një kompleks me vlerë 180 milionë eurosh, e dhënien e truallit të saj një familje që nuk kishte pasur as lidhje gjaku dhe as kishte banuar ndonjëherë në Gjirin e Lalzit. Vendimi i Qeleshit bëri që kompania libaneze të largohej përfundimisht nga Shqipëria pa e kryer ndonjëherë investimin e saj.

Ndërkohë, ajo që bie në sy është se disa prej gjykatësve të emëruar në vitin 2013 dhe në periudhën e rotacionit të pushtetit, përfunduan “në listën e zezë” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për ata gjykatës dhe prokurorë të cilëve iu hoq viza.

Lexo se kush i emëroi gjykatësit e “listës së zezë” në linkun – http://lexo.al/kush-i-emeroi-gjyqtaret-e-listes-se-zeze-te-shba-ve/

Zbulimi i këtyre fakteve provon edhe një herë më shumë se kush është me të vërtetë i interesuar për të bllokuar reformën në drejtësi dhe procesin e vetingut, proces që duhet të kishte filluar nga zbatimi që në javën e parë të marsit, por mbetet pezull për shkak të bojkotit parlamentar të Partisë Demokratike.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...