Negociatori i Bashës, shkresë stafit të Ramës për detajet e takimit

8 Prill 2017, 10:15Politika TEMA

Pas rënies dakord në parim nga Rama dhe Basha për një takim mes tyre, u mendua se më në fund palët do të uleshin në tryezë.

Por, në respekt të traditës së mirë të mosbesimit e moskuptimit, dy krerët e partive kryesore në vend kanë vendosur që të paktën edhe këtë javë të mos takohen. Negociata e nisur mes tyre dështoi, për arsye banale.

Oerd Bylykbashi, negociatori i kryetarit të PD-së për takimin me kryeministrin Edi Rama ka kontaktuar stafin e kryeministrit, për të përcaktuar modalitetet e takimit që mund të zgjidhin krizën politike.

Burime për GSH.al thanë se Bylykbashi i ka paraqitur një shkresë zyrtare stafit të kryetarit të qeverisë përmes së cilës i kërkohet që të negociojë paprakrakisht me një person të kabinetit për modalitetet e takimit mes liderëve.

Në këtë letër-kërkesë, Bylykbashi ka propozuar që vetë ai dhe një zyrtar i stafit të Ramës të bisedojnë paraprakisht për të rregulluar tryezën e dialogut.

Mësohet se Bylykbashi ende nuk ka marrë një përgjigje zyrtare nga ana e stafit të kryeministrit.

Në fakt, përgjigjen ja dha vetë Edi Rama në emisionin “Të Paekspozuarit”.

“Unë i them takohemi ku të duash e kur të duash, ai thotë jo, të takohen një herë stafet, pastaj takohemi ne. Këtë s’e marr vesh”, tha Rama në “News 24”.

Arsyet e dështimit të takimit i dekonspiroi “pa dashje” edhe vetë Lulzim Basha.

“Dua që Rama të vijë në tryezën e takimit me aktin e largimit si kryeministër dhe pranimit të qeverisë teknike”, tha Basha gjatë dialogut me protestuesit në çadër.

Pikërisht ky kusht i vendosur nga Basha – pra largimi i tij me firmë e vulë para takimit – nuk i ka pëlqyer Ramës dhe ndaj ka sjellë pezullimin e negociatave.

Teorikisht, bisedimet mes palëve dhe zgjidhja e krizës duhet të ndodhë para datës 10 prill.

Kjo datë shënon edhe afatin e fundit për regjistrimin e partive politike në KQZ ndërsa afati për regjistrimin e koalicioneve parazgjedhore skadon më 19 prill.

 

5 komente në “Negociatori i Bashës, shkresë stafit të Ramës për detajet e takimit”

  1. Lakja says:

    Po pse o me Luloqen e Bylykbythen, rrexohen shqiptaret dhe perendimi???

    Shkoni or hajdute të kombit Shqiptar, votoni vetingun, pastaj hyni në zgjedhje, se shqiperia perendimore nuk mund te vetedenohet për të mbrojtur pasurite qe keni grabitur ju si orientale barbare e vrases qe jeni!

    Vetingu o do behet o do behet!!

  2. pjeter says:

    Oert Bylykbashi?? hahahahah, ky eshte ai mishi i fresket qe Sala e futi ne stafin e bythlepirseve, ky eshte dhe me i shkolluari por nuk e pengon ta vere gjuhen atje ku them une sa here qe i nevojitet saliut.

  3. shpresa says:

    Basha do te takohet me Ramen kur ai ti sjelle aktin e doreheqjes dhe krijimin e qeverise teknike! Po perse do takohen pastaj, kot? Apo te puthen me kriminelin? Kjo do te thote qe Lulezim Basha nuk eshte vetem idiot por dhe i çmendur psiqik si Lubonja apo Besnik Mustafai. Dhe paska shume te çmendur ne ate çader. Por po te mos ishin te çmendur nuk benin gjithe ato hatà ne ate popull dhe vazhdojne. Mjere kush u vete prapa!

  4. Faro says:

    Cadra po genjen kaq shume sa genjeshtra e rradhes ia kalon genjeshtres paraardheses, kaq poshtersisht, sa po largojne nga vetja edhe pjesen me fanatike, por te ndershme, te parise se vet.
    Gjynah per Shqiperine, qe ka nevoje te madhe per nje opozite KONSTRUKTIVE.
    Kush po e ben sot?
    AKUSH

  5. Amnistia e Majkos dhe Rames says:

    Nuk e kuptoj cfare meraku ka tani Lulzim Basha qe eshte i amnistuar nga ndryshimi i ligjit per amnistine me bekimin e Edvin Rames e Pandeli Majkos e kompani.
    Mendoj se kete takim Basha do ta shfrytezoJe edhe pse do deshtoje ne kerkesat e tij, nese behet ky takim, qe te justifikoje hyrjen ne zgjedhje.

    Sidoqofte, hyrja ne zgjedhje e Rames me Ilir meten ne koalicion ,perseri do jete zhgenjim dhe katastrofe per te ardhmen e Shqiperise.

    Besoj se Rama, edhe pse nuk jam tifoz i tij apo Partise Punes, do ti fitoje rendshem zgjedhjet dhe ska pse te kete frike se LSI DO MARRI SHUME DEPUTETETE SE VETEM NE sKRAPAR, bERAT E fIER NDOSHTA KANE FUQI TE JASHTEZAKONSHME NGA FSHATARSIA E KETYRE VILAJETEVE TE SHEIKUT mETA.

    mOS ME CENSURO, mERO.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje