Një shënim për Voltanën, që me sa duket më shumë i punon gjuha, se truri!

8 Prill 2017, 17:11Politika TEMA

Nga Edi Rama

Ja ç’paska postuar sot kryebashkiakja e Shkodrës, pas postimit tim për Urën e Bunës:

Kryeministër, sa herë flet për Shkodrën ti bën autogol! Shumë komode të të kem ty kundërshtar politik. Edhe një grusht njerzish socialistë që të kanë mbetë në Shkodër e dinë se ura e bunës është pronë e Ministrisë se Mbrotjes. Ju vetë, qëllimisht po tentoni të shkatrroni Shkodrën, por nuk ia dolën asnjë, as komunizmi! E ketë lojë e kanë kuptuar të gjithë.

Sa për transparencë, po publikoj shkresën që i kemi dërguar Ministrisë dhe u kemi thënë qe po kontribojmë me fonde, por ato kanë heshtur, sepse duhet që ti të bësh foto! Nëse ke dashuri për Shkodrën atëherë, mos e shkatrro siç po bën për hakmarrje politike. Dhe nëse ke dëshirë te drejtosh Shkodrën në qofsh burrë, hajde pas dy vitesh, konkurro ketu në Shkodër përballë meje!

Faleminderit qe ekziston edi rama!

Ja edhe një përgjigje e mundshme imja për zonjën kryetare:

Voltana, ti në Bashkinë e Shkodrës nuk bën asgjë më shumë se sa ç’bëri Lulëzimi në Bashkinë e Tiranës, d.m.th vetëm fle, dhe në jetë nuk bën asgjë më shumë se sa ç’bën Lulëzimi në çadër, d.m.th flet po nuk mban përgjegjësi për çfarë thua! Po njësoj si Lulëzimi, ti i jep shumë rëndësi vetes duke menduar se unë jam kundërshtari yt?

Por në fakt unë jam thjesht kundërshtari i dembelëve që u punon gjuha, jo truri, i parazitëve që u punon goja, jo zemra, i karagjozëve që u punon djallëzia. jo qytetaria. Nuk e di nëse ti hyn në këto kategori, që kanë populluar politikën shqiptare prej çerekshekulli e këtej, sepse realisht, s’të kam parë ndonjëherë me këtë sy. Por di me siguri që mes Shkodrës e teje, ka po aq lidhje sa ç’kishte mes Lulëzimit e Tiranës.

Kështu që kur ti flet, për si nuk e shkatërroi dot komunizmi Shkodrën, mua thjesht më vjen keq për si po katandiset Shkodra, teksa ti fle dhe sheh ëndrra sikur unë jam kundërshtari yt, meqë ti qenke antikomuniste?

Ndërkohë unë i shkreti thjesht mundohem të të zgjoj nga gjumi, sa herë flas për Shkodrën, sepse më dhimbset Shkodra, jo se dua të hakmerrem për ëndrrat e tua të rehatshme. Po që të mos e zgjas se do jesh duke fjetur, fatmirësisht kam shahit disa kolege të tutë, demokratë që nuk ngjajnë as me Lulëzimin as me ty, nga Tropoja në Përmet!

Ata mund të të dëshmojnë, se mua më mjaftojnë projektet dhe pasioni për qytetin, për të bashkëpunuar me bashkitë pa dallim, e për ta çuar erën e Rilindjes Urbane nga lart në Veri deri poshtë në Jug?

Po ti fli, fli e mos e vrit mendjen hiç që Shkodra nuk është repart ushtarak e Ura e Bunës është simbol i qytetit jo aset i ushtrisë?

Dhe ashtu në gjumë më jep si gjithmonë përgjigjen “antikomuniste” të radhës, vetëm aman të keqen, kujdes, fjalen konkuro mos e shkruaj me dy “rr” se kuptohet që je duke gërrhitur✌

E meqë ra fjala po këto plehrat nën Urën e Bunës kush i ka, ushtria apo policia?

#VajmedetpërShkodrën?

17 komente në “Një shënim për Voltanën, që me sa duket më shumë i punon gjuha, se truri!”

  1. Toni says:

    Nje keshille z. Kryeminister. Mos e ul veten ne nivelin e nje budallacke. Te gjithe, madje dhe shkodranet e dine qe PD-ne perfundimisht e ka marre lumi, problemi eshte shtangisti hajdut dhe banda e tij shqiptar-zhvatese. Ata jane e keqja me e madhe e ketij vendi.

    1. adi says:

      kr rilindas
      voltana sot te kapi gafil duke genjyer ne menyren me skandaloze te mundshme. dhe po e shan duke mos thene asgje vec sharjeve.
      mgjth ti ja ke mare doren genjeshtrave te trasha sa nuk i bejne me asnjeriu pershtypje.
      e me qe ra fjala ministrin e financave do e pushosh nga puna????????? se edhe ylli rakipi keshtu te kapi gafil duke genjyer ne menyre skandaloze .
      po me yllin ke frike te haesh dhe ju sulesh femrave.

    2. Tim says:

      Z. KM i vendit kot e ke qe perpiqesh te punosh me serbo-greket SHQUPA-s. Serbet kane dashur ti nxjerrin fundin Shqiperise. Voltana nuk eshte e ndryshme nga shefat e saj te blere dhe te shitur nga UDB-ja dhe Asfalia. Nuk mund ti bindesh ata qe nuk e duan Shqiperine te bejne dicka per vendin e tyre dhe per njerezit e tyre. Nuk e bind njeri Erion Veliajn qe nuk pushon dite e nate te punoje per qytetaret e Tiranes, per Tiranen dhe vendine tij. Dashuria per vendin tend nuk blehet, por eshte aty ne zemrat e njerzve te ndershem. Voltana si edhe ustallaret e saj nuk eshte e ndershme. Punon me porosi te paguesve te saj serbo-grek (Sali Pashe Toptanit dhe Lulzim Xhaferr Deves) qe te shkaterroje Shkodren psikologjikisht dhe fajin te ta hedhin ty. Ti mire ben qe ju nxjerr bojen duke treguar qe sjellja e tyre eshte e qellimshme. Nuk eshte dembele Voltana, nuk eshte e pazgjuar apo budallaqe, por e ben qellimisht. A nuk e kupton qellimine sjelljes se saj dhe te partise se tyre? Ata duan ti thone popullit te Shkodres qe kjo gjendje ne Shkoder eshte sepse kryeministri i vendit e urren Shkodren sepse eshte bir komunisti. Por harrojne qe sekretarin e partise se PPSH-se e kane ne gjirin e tyre dhe nuk mund ta kuptojne qe ti z. Rama e do Shkodren ashtu sic do edhe te gjithe Shqiperine. Une nuk mund ta kuptoj popullin shkodran se si mund te votoje per sekretarin e partise se punes qe punon per Serbine dhe Greqine. Le ti gezojne dhe te kuptojne qe ata qe kane votuar jane shkaterruesit e Shkodres. Vazhdo punen me pjeset e tjera te Shqipersie z. KM dhe demaskoji perpjekjet e serbo-grekeve SHQUPA-s per shkaterrimin e Shkodres. Beje si lule te gjithe Shqiperine. Ne te kuptojme dhe te falenderojme.

  2. pedro i ri says:

    Ha ha ha Voltanaaaaaaaa

  3. vlora.vlora says:

    po me mire ti punoje gjuha te beje ndonje go,,,re se si kryetare bashkie e ndriti

  4. Marubi says:

    Boll trap, te gjithe e dine se ti si jep para qyteteve me bashki te pd se… Keshtu bere dy vitet e fundit te Lulit ne bashkine e Tiranes-sharlatan e delirant je.
    Sa per Tiranen…. veliaj eshte kukulla jote…

    1. Haaaaa says:

      O Marrubi!
      Merr nje brisk te mire dhe shko rruaje mire Ramen nga lart e poshte,qe Voltazhi ana ta gjeje gati per darke!

    2. Aleksander says:

      E se ne fakt luli e ndriti vitin e pare sa rregulloi dyshekun e jastekun !

    3. shkodrani ne mergim says:

      O Marubi,
      shkodran jam edhe une por mos fol ashtu mor djal.Ti nuk e din sepse po ta dish nuk flet ose ben demek se din.Fonde shkodra ka pase edhe ne kohen kur ishin socialistat e tjere ne pushtet por gjithmone i kane lene te digjen (pyet ish kryetarin Tanin.apo Lolin(lorencin) apo ndoken tjeter nese ke muhabet).Ka qene urdheri dhe vazhdon te jete prape urdheri nga PD pra Saliu(se Luli eshte kukell)qe te mos terhiqen fonden qe qeveria socialiste jep per bashkite.
      Por taksirati jone qe kemi pasur njerez kukull ne krye te bashkise dhe vazhdon te kete prape ne drejtim njerez injorante ne drejtim apo perfekt ne vjedhje.Nuk deshta te te bej replike por nuk kam qejf kur te tjeret flsdin pa prova.

  5. Peco says:

    Nese zonja Ademi eshte besnike e Berishes dhe e hijes se tij, per shkodren dhe shkodranet (mysliman) kjo mjafton. Sepse katolike dhe ortodoks shkodran nuk ka te asaj shkalle marrezie, sa ta gjykojne kryetaren e tyre te bashkise nga ato qe thote dhe jo nga ato qe bene.

  6. shkodrani says:

    O marubo pa para se te vinte Rama kryeminister a di te na thuash se cfare beri LULI yt….ta kujtoj une…kjoskat e kunatit te pedonalja…mori gjithe Tirana ere kerme…
    te fala kryetares antikomuniste qe ka dhe f Sali Berishen Sekretarin e PPSH-se….. E shkaterruat Shkodren…. por ju lutem mos e beni kete ne emer te antikomunizmit… Mbajeni ciflig te SALI KARAXHIXHIT,,,,, dhe le tju qeshe gjithe bota me antikomunizmin tuaj idiot..

  7. ALBAN DEGA says:

    NJE PERGJIGJE ARTISTI POLITIKAN APO POLITIKANI ARTIST!

    Edhe politiken edhe diplomacine Edi Rama e ben me art…
    Kujtoni pritjen e takimet e tij me kancelaren e superfuqise se Evropes se Bashkuar, ekonomise dhe teknologjise ala Mercedes Benz, BMW… Siemens, Grunding…
    Dojce Telekom….
    Kujtoni takimin supervellazeror me ish- Presidentin amerikan Barack Zo Ana, me zevendesin e tij Joe Bajden….
    Viziten e pare zyrtare te nje Kryeministri Shqiptar ne Zvicer ditet e fundit….
    Bashke me titullin e larte te Kaloresit te Legjionit te Nderit nga Presidenti francez jane burim xhelozie oer Cadren e krimit ne vendin e krimit, nga regjizoret e krimit te organizuar shteteror te Sali Berishes, Lulezime Bashicit, Fatmir Medihoxhe Pjeshkes e banditeve politike e familjare te Mafias qe ka dale edhe me shumej jashte fiqirit edhe nga keto vizita mbreselenese per suksesin e tyre!
    Nuk kane faj te shkretet! U faniten skenat kur vraponin si gabelle strange ne krah per nje shterngim dore dhe nje foto me Merkelin e ajo u kthente prapanicen me neveri per krimet e korrupsionin masiv te kesaj ” bande gangsteresh”
    Apo Lulezim Bashen qe ne viziten e fundit ne SHBA nuk e priti asnje Doorman i nje kongresisti e jo me as edhe nje fshesaxhi i pronave e larg qofte te administrates se tij.
    U nis si Skenderbe me Pallen e ultimatumeve ne dore e gjuhen guerilase te Kastro- Chegevares ne goje…
    U kthye si nje qen I rrahur keq jo vetem nga Amerika zyrtare, por edhe nga nje RTV publik si Zeri i Amerikes qe e zgerlaqi si mos me keq… Mozomakeq, themi ne tropojanet per mjerane te tille!
    Goje te liga thone se ishte nje kurth intrige e Kodoshit Fatmir Medihoxhes e co. per ta diskretituar edhe me Lulin e sterdiskretituar me se shumti nga vetvetja dhe zeri shtjerrur dhe cjerrur edhe me keq pas shuplakes se Uashingtonit!!!
    Gamgamet e cjerrura te tij nuk trembin me as lepujt e trumcaket e Lanes e jo me shqiponjat qe po bejne shtet mbi germadhat e rrenojat e antishtetit Berishistan!
    Tani zagarin e Berishes e ka kapur inati me Perendimin qe na e paska blere Edi Rama e PS-ja me paret e Vefes , Sudes se Azemit dhe Gjalices … se Berishes e PD-se qe ishin edhe sekseri i marteses se tij biologjike e politike me Berishen!

  8. ALBAN DEGA says:

    Mendime me gjuhen e fakteve:

    NJE PERGJIGJE ARTISTI POLITIKAN APO POLITIKANI ARTIST!

    Edhe politiken edhe diplomacine Edi Rama e ben me art…
    Kujtoni pritjen e takimet e tij me kancelaren e superfuqise se Evropes se Bashkuar,ne politike e ekonomi ne shkence e teknologjine ala Mercedes Benz, BMW… Siemens, Grunding… Dojce Telekom….ne kulture e sport !
    Kujtoni takimin supervellazeror me ish- Presidentin amerikan Barack Obama, me zevendesin e tij Joe Bajden, miq te medhenj te shqiptareve bashke me Trumpin qe pat be thirrje per futjen e tru pave tokesore amerikane per Shpetim in dhe clirimin e vellezerve dhe motrave te Kosoves shqiptare!
    Kujtoni viziten e pare zyrtare te nje Kryeministri Shqiptar ne Zvicer ditet e fundit me nderimet me te larta e mikpritje shteterore…..
    Kujtoni e mos harroni!
    Bashke me titullin e larte te Kaloresit te Legjionit te Nderit nga Presidenti francez jane burim xhelozie jo vetem oer Cadren e krimit ne vendin e krimit, nga regjizoret e krimit te organizuar shteteror te Sali Berishes, Lulezime Bashicit, Fatmir Medihoxhe Pjeshkes e banditeve politike e familjare te Mafias qe ka dale edhe me shume jashte fiqirit edhe nga keto vizita mbreselenese per suksesin e tyre!
    Nuk kane faj te shkretet! U faniten skenat kur vraponin si gabel me strajce ne krah per nje shterngim dore dhe nje foto me Merkelin e ajo u kthente prapanicen me neveri per krimet e korrupsionin masiv te kesaj ” bande gangsteresh”
    Apo Lulezim Bashen qe ne viziten e fundit ne SHBA nuk e priti asnje Doorman i nje kongresisti e as edhe nje fshesaxhi i pronave e larg qofte te administrates se Trumpit.
    U nis si Skenderbe me Pallen e ultimatumeve ne dore e gjuhen guerilase te Kastro- Chegevares ne goje…
    U kthye si nje qen I rrahur keq jo vetem nga Amerika zyrtare, por edhe nga nje RTV publik si Zeri i Amerikes qe e zgerlaqi si mos me keq… Mozomakeq, themi ne tropojanet per mjerane te tille!
    Goje te liga thone se ishte nje kurth intrige e Kodoshit Fatmir Medihoxhes e co. per ta diskretituar edhe me Lulin e sterdiskretituar me se shumti nga vetvetja dhe zeri shtjerrur dhe cjerrur edhe me keq pas shuplakes se Uashingtonit!!!
    Gamgamet e cjerrura te tij nuk trembin me as lepujt e trumcaket e Lanes e jo me shqiponjat qe po bejne shtet mbi germadhat e rrenojat e antishtetit Berishistan!
    Tani zagarin e Berishes e ka kapur inati me Perendimin qe na e paska blere Edi Rama e PS-ja me paret e Vefes , Sudes se Azemit dhe Gjalices … se Berishes e PD-se qe ishin edhe sekseri i marteses se tij biologjike e politike me Berishen!
    Bir Selmat i nenes ke te qaj me pare!
    Sali Karaxhicin a Lul kollovar!

  9. shqip says:

    Nuk e di pse me duket shume shpellare kjo biba. Po ç’antikomuniste leshi Jane keta. Ne kohen e Enverit keta benin te pa munduren te dukeshin si revolucionare. Pastaj i rane hiles, e u bene antikomuniste per t’kap ndonje lek . Njerez me te trashe se keta qe luftojne me mullinjte e eres, nuk i gjen ne ballkan. Gjithe bota evolon e perparon, keta i kthehen kanunit . Rrace e ndyre shume keta pederet.

  10. Valter says:

    Cdo lloj periceptimi i cdo objekti qe na rethon,
    ndryshon,dikush mund ta gjykoju nga latr poshte,
    nje tjeter nga poshte lart,te tjeret si vene fare rendesi,
    munden dhe ne kembe.
    Rendesi ka qe sa me e nderlikuar te jete ikona aq dhe me shume jetegjatesi ka,
    psh. nje treshe ne cfardo lloj pozicionimi qe do te shikohej ,
    do ish interesante.

  11. Shqiptari i ILIRISE. says:

    Fan Noli,kur perkthente komedite e Shekspirit,keto lloj femrash, i quante TOROLINGA!
    Edhe kjo “antikomunistja” kokboshe(xhanem si komandantet e saj kokthate),qe kujton se Shkodren do ta vere ne gjume si veten duke kenduar bejte antikomuniste,eshte vetem nje TOROLINGE,sic thote Noli.

  12. pro says:

    ..mendoj se; Voltana duhet te kuptoje sa e rendesishme eshte Shkodra ..jo vetem per Shqiperine ,por edhe per trevat rreth saj..dhe zhvillimi i saj eshte nje kusht ,qe nuk mund ta pranojne ata, qe nuk e duan kombin tone…dhe mendoj,se nuk duhen vetem fjale per tifozeri dhe merzitur ata qe shpresojne..por duhet kapacitet,qe kjo zonje i ka ne kufij minimale..dhe paaftesia e saj ,nuk eshte kompromisi i saj me nje popull te kulturuar ,te cilin e respektoj pakufi…Kundershtite ne politike nuk mund te jene pengese per zhvillim
    ..,..kjo eshte qesharake.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje