REPLIKAT/ Qytetari: Nuk na duhen rrugët zoti kryeministër, por bukë të hamë. Rama: Rrugët e bukuria s’ta hanë bukën…

8 Prill 2017, 10:39Sociale TEMA
REPLIKAT/ Qytetari: Nuk na duhen rrugët zoti kryeministër, por

Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto mëngjesin e së shtunës, ku tregon transformimin e qendrës së qytetit të Kukësit.

MIRËMËNGJES  ?

dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë imazh të qendrës së Kukësit në 2013 dhe mbrëmë ?”, shkruan Rama, ndërkohë që poshtë fotove, iu është përgjigjur edhe komentuesve të shumtë, që janë të pakënaqur.

Replikat:

Komentuesi: Mos fotografo vetem ate pjes, spostou njeqind metra dhe shiko Kuksin e vertet sesa i varfer eshte.

Edi Rama: Arben, une nuk them qe nuk ka me varferi ne Kukes as kjo pamje nuk thote qe ne Kukes nuk ka me pune per te bere, po ama te lutem, mos me thuaj qe Kukesi s’ka ndryshuar se i bie ose te mos jetosh atje qe nga 2013 ose te kesh cader ne vend te qepallave te syve?

Komentuesi: Bashkia e kukesit ka kryetar demokrat. Sbesoj se eshte bere me fondet e shtetit rregullimi

Edi Rama: Sigurisht qe po Mondi dhe kryetarin e bashkise e cmoj per vullnetin per bashkepunim, se kur kujtoj Shkodren them o zot s’do kishim vene dot nje tulle ne Kukes!

Komentuesi: nuk na duhen asgje as rruget as legalizime shpijash zoti kryeminister…na duhet pune te punojme dhe te hame me vertet eshte investuar por qe do kur te gjith te rinjte jan jashta shtetit per nje cop buk per ke po e ben ate per te vjedhur fondmarresit apo per te rinjt qe sot jan te gjith jashta edhe pjesa eqe jan ktu e vetmja shprese qe ju ka ngelur eshte emigrimi pra skemi nevoj per propagande edhe piktura por kemi nevoj per pune…

Edi Rama: Vilson zhvillimi i qytetit sjell njerez, vizitore, levizje, domethene ekonomi, ashtu sikunder legalizimet i kthejne shtepite nga strehe ne kapital, po ti mos u merzit qe nuk i kupton keto por ama mos u merzit as nga bukuria, pastertia, rregulli se s’te hane buken perkundrazi?

Komentuesi: Mire e ke ti por nje pjese ne kukes ju vret syte ndryshimi dhe prandaj votuan per kryetar Bashkie kandidatin e Pd ne 2015 ?

Edi Rama: E verteta eshte se me kryetarin e Bashkise Kukesit kemi marredhenie te mira pune dhe po bejme pune te mira per Kukesin, se largqofte te ishte si zonja e Shkodres s’do kishim mundur te benim asgje fare fare!

Komentuesi: Do te them nje gjo dhe ke per ta majt men. Ke per ta majt men.njeriu kur do me punu, punon…kur nuk do me punu futesh ne cader

Edi Rama: Une do shtoja qe njeriu kur s’ka bere faj nuk ngujohet?

Komentuesi: Kuksi asht rrethi me shpernguljen me te madhe ne shkalle republike drejt vendeve te Europes,nese ti zoti kryeminister e permbledh me nji set fotosh si sukses ket gje,atehere nga sot bindem me shum,do le ultrasllekun, me çante ne shpine do nisem drejt G…Shiko më shumë

Edi Rama: Jam dakord me ty, Kukësi ka emigracion të lartë, po e para kjo nuk do të thotë se ishte me mirë në 2013-ën dhe besoj se as ti nuk e thua këtë; e dyta kjo nuk do te thote as qe ne 2013 ekzistonte parku i madh i qytetit, as qe rruga e Shishtavecit ishte e kalueshme, as qe shkollat ne Kukes nuk ishin mysybet, as qe unazen e Kukesit e kishte njeri ne plan ta ndertonte, nderkohe qe sot te gjitha keto e te tjera akoma jane fakte konkrete; e treta ne 3 vjet e gjysem me siguri eshte bere shume edhe per Kukesin po padiskutim me shume mbetet per te bere, nderkohe qe jo Kukesi, po krejt Shqiperia e dale nga komunizmi nuk do kishte mbijetuar dot pa emigracionin… Keshtu qe miku im, kjo nuk eshte as pune lepirjeje as pune denoncimi, po eshte pune pune, per te bere shtet dhe ekonomi. Shendet e respekt per ustallekun tend se puna e nderon njeriun?

Komentuesi: Qe e ke zbukuru qendren e ke zbukuru por kjo gje duhet me vazhdu ne gjith qytetin sepse jan bo pallatet me keq se ne Avganistan ? Edhe Aeroportin mir do ishte me e vendos ne pune ! ☺ Gjithsesi respekte ! ✌?

Edi Rama: Jam shume dakord, po hap pas hapi se nuk behen ne 3 vjet e gjysem cfare u rrenuan ne 25!

Komentuesi: ERTV ska konkurence per momentin ?

Edi Rama: ?

9 komente në “REPLIKAT/ Qytetari: Nuk na duhen rrugët zoti kryeministër, por bukë të hamë. Rama: Rrugët e bukuria s’ta hanë bukën…”

  1. Kuksjan prej Bathore says:

    Dashkan pune Kuksianet se gjysma jetojne ne Bathore te punesuar nga Saliu dhe gjysma ne Evrope se nuk eshte me Saliu.
    Kuksianet mbahen per te zgjuar, ti kishin kerkuar Edrames qe impjantet per riciklimin e plehrave te Italise e botes ta ndertonte ne Kukes qe te punesoheshin dhe helmoheshin njerezit dhe toka.
    Ndertimi i rrugeve eshte me rendesi ekonomike ejetike por edhe burim fitimi per bosat e pushtetit.
    Shqiperia ka nevoje jo vetem per rruge e lulishte “moderne” por per Reforme Drejtesie dhe”veting” ne radhe te pare. president dhe deputete te zgjedhur nga populli dhe jo Partia ePunes apo Bnased PD e LSI.


    Edi Rama si i mencur dhe pa tabjate dhuet ta kishte filluar nga Reforma dhe “vetingu” dhe jo nga mospaguesit e dritave e lulishtet per pleqte e lagjes ne nje kohe qe kishte shumicen ne Parlament ose te kerkonte referendum ne vitin e dye nese Kanceri dhe Banda sebashku siishin dakort. Po r jo, ai vendosi ne minuten e fundit kur dihej qe sdo kishte kohe dhe fuqi.Me qellim thua?

    Mero, mos me censuro.

    1. Grigor says:

      Eej, ku do e hedhesh kandidaturen ti ne zgjedhje, se qenke burre i mençëm fort.
      Por ne fakt ti nuk hedh kandidaturen, por vetem shurrën perpjete, siç thotë ai Gopisti i NSHRAK-ut.

  2. lond says:

    Cfare qytetari qenka ky kafsha qe nuk dashka rrug por buk per me hanger, pse num i merni te dhenat si jeton ky toc qe nuk qenka ngopur me buk, cfare ka hanger deri dje se buken sot ja paska pre rama, se mos na del me dy makina ne shtepi, ndersa rrugen mir e ka toci se jan bo per keta byth q.., ndersa ne tjeret shikojm per dit po bohet ndonje cop rrug apo jo, kujt ja e ke bo rrugen o zot kafsheve

  3. xhulio says:

    Jo mor mik jo.Nje vizion miop drejtuar ne fasade, si te gjithe diktatoret e historise.Me tere ato shpenzime dy gjera te kishte bere:Banesa sociale per te pastrehet e per ciftet e reja qe s kane ku te fusin koken, nuk e blejne dot nje shtepi, qofte te vogel dhe detyrohen te emigrojne, si dhe te normalizonte pensionet, t i bente ato te jetueshme.Jane 600000 pensionist, nje e trea apo e katerta e popullsise qe rojne ne varferi te plote.E c fare socialistesh jane keta? C fare rilindasish? Keta jane injorante, megalomedhenj dhe hajdute.

  4. Gentian says:

    Kur erdhi Saliu ne 2009 shqiptaret skishin drita, le ma per rrug qe sbehej fjale, kurse kur e mori Edi rama pothuajse edhe dhe neper fshatra ishin shtruar rruget, drita 24 ore, levizja e lire kishte kohe qe ishte hapur per shqiptaret, kurse ky palla i gjat ka 4 vjet qe merret vec fain e ka saliu se nje reug se ka mbaru, prandaj te krahasosh 4 vjecarun e pare te punes se qeverus se djatht me cfar ka ber ky gomari esht nje diferenc e madhe…

  5. . says:

    … O “njeri” … 25 vjet pa buke do kishe VDEKUR …
    25 vjet u mesuat duke vjedhur toka, dritat, ujin dhe pa paguar taksat … tani qe po vendoset Rregulli dhe Shteti u “ankoke” zoterija jote ….
    Dil e puno o “dembel provincial” … se bota punon kudo qofte dhe nuk e ka per “turp” si ne Shqiperi qe duan vec zyra dhe karrike ….

  6. nina says:

    Ky komentuesi, dhe shuum si ky, qe ne Shqiperi ka plot, sidomos ne veri, pra ku jane shuume te prapambetur ne shkollim, sdin gje tjeter, vetem thone BUKE..BUKE.. Po si more, po nuk pate rruge , si mund te kesh buke??? Gjithcka duhet o komentues.. Por thuaj ishalla do ket shteti pare qe te marresh gjithcka qe ju duhet , qe te jetoni si njerez.. Hiqni keto mendime, eshte i PD eshte i PS.. Qeveria eshte e te gjitheve, dhe ka per detyre te punoje per kedo dhe ne cdo gje… Vetem thuaj qe pune te keni te gjithe, se po nuk pati pune, asgje sdo kesh as ti as shteti… Mos u tregoni kaq njerez te trash , pa llogjike dhe te shitur tek partit, duke lene menjane gjithesine zhvillimin ne cdo gje … Partine, eshte interes vetjak i joti, por sduhet te ndaheni dhe te flisni ne ludhje me partit, dhe nuk flisni per Shqiperine dhe atdheun e te gjitheve, te keni atdhedashuri dhe te luftoni per te rregulluar gjithcka te perbashkten dhe duke i dhene shtetit, pastaj shteti u jep juve.. Ndryshe mbeteni pa buke dhe pa rruge… Ndryshoni edukim kultur SE DONI TE HYNI NE EUROPE, DHE NUK DINI TE JEPNI NJE MENDIM TE SAKTE PER CDO GJE… KERKONI SHUUME PA BERE ASGJE…

  7. katarakti says:

    Ne fakt nuk duhet me shpenzu shume para per zbukurime qytetesh dhe rruge. Vendi ka nevoje urgjente te rrise prodhimin e tij te brendshem, te pakesoje borxhin, te pakesoje bilancin negativ eksport – import. Keto jane perparesite ekonomike. Edi si piktor qe eshte i pelqen e bukura, por sot eshte domosdoshmri nderhyrja e shtetit per rritjen e prodhimit. hapjen e fabrikave, rritjen e produkteve bujqesore etj etj.

  8. undefined says:

    Na e hane buken qe cke me te sepse nuk u be drejtesi per ndertimet e jashteligjshme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje