Serbi, vazhdojnë protestat kundër zgjedhjes së Vuçiçit president

8 Prill 2017, 18:00Rajoni TEMA

Me mijëra njerëz u mblodhën sërish sot para ndërtesës së qeverisë së Serbisë për të protestuar kundër zgjedhjes së kryeministrit Aleksandar Vuçiç, si presidenti i ri i Serbisë.

Protesta e sotme ishte e gjashta me radhë kundër fitores së Vuçiçit në zgjedhjet e 2 prillit, për të cilat opozita thotë se ishte përshkruar me shumë parregullsi, përfshirë heshtjen e medieve, frikësim të votuesve dhe ryshfet.

Protestuesit në kryeqytetin Beograd, u janë bashkuar qindra policëve dhe ushtarëve, të cilët po protestonin veçmas, për shkak të rrogave të ulëta dhe standardit të varfër për jetë.

Demonstruesit pretendojnë se Aleksandar Vuçiç është një lider autokrat, ndërsa Partia Progresiste Serbe e korruptuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje