Sulme të reja ajrore në qytetin opozitar sirian Khan Sheikhoun

8 Prill 2017, 15:55Bota TEMA

Avionët sirianë kanë kryer sot të tjera sulme ajrore janë në qytetit sirian Khan Sheikhoun, që ishte dhe vendi i sulmit me armë kimike të së martës.

Lajmin e bën të ditur rrjeti informativ amerikan, CNN, që citon aktivistë të të drejtave të njeriut. Dy ditë më parë marina amerikane qëlloi me raketa “Tomahoëk” një bazë ajrore siriane, veprim ky që acaroi Rusinë, mbështetëse e regjimit të presidentit sirian Bashar al Assad.

Qeveria ruse paralajmëroi për pasoja serioze në marrëdhëniet me SHBA nga ky sulm dhe se do të angazhohet për të forcuar sistemin ajror sirian.

Ndërkohë, në kuadër të masave të tjera, Kremlini ka urdhëruar dërgimin e një anijeje luftarake në Mesdheun lindor, për t’u përballur me flotën e Marinës Amerikane, nga ku u lëshuan raketat mbi Siri.

Për Uashingtonin zyrtar, qëndrimi i Moskës ndaj sulmit në Siri ishte zhgënjyes por jo i papritur. Nga sa pohoi sekretari i Shtetit Rex Tillerson, vetëm habi që nuk ka pasur në administratën amerikane nga ky reagim.

2 komente në “Sulme të reja ajrore në qytetin opozitar sirian Khan Sheikhoun”

  1. Riku says:

    Me vërtet e besoni se Siria i ka përdorur armët kimike ?? Sigurisht i kanë përdorur militantët islamikë të ISIS-it. Ata nuk ndalen para asnjë mizorie.
    Kur do i kuptoni barbaritë islamike, apo kur t’i shikoni islamikët mbi gratë tuaja ?

  2. albti says:

    Cdo gje eshte e paramenduar dhe e pergatitur sipas skemes Putin Trump, populli e ha si gjithmone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje