Zbulohet dokumenti: Kur Fatos Lubonja dëshmonte kundër të atit…

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Fatos Lubonja në dëshminë e tij para hetuesisë, marrë në vitin 1975  ku flet për simpatinë që i ati, Todi kishte për Ismail Kadarenë  dhe se shkrimtarët e tjerë kishin frikë

Unë di tre gjuhë të huaja, Anglisht, Frëngjisht dhe Italisht. Dhe shkaqet që më çuan mua në këtë rrugë janë librat që unë lexoja, të cilat m’i jepte babai, i cili ka pas për qëllim që unë të formohesha vetë. Kur u dënova dhe shkova në Laç, unë rashë në pesimizëm dhe këto libra që unë lexoja tashti ngjitën te mua sepse në këtë kohë unë kam qenë në një gjendje të rëndë shpirtërore, kurse po unë edhe më parë lexonja këto libra por tek unë nuk ngjisnin, sepse dhe gjendja ime shëndetësore në atë kohë ka qenë e mirë.

Mbi pyetjen e Prokurorit, i pandehuri Fatos tha se:

Tridhjet faqet e para pa titull i ka lexuar dhe babai dhe do ta botoja……………………………

Unë mendoja që shkrimtarët të shkruanin më lirë, e këtë nuk e bënin se ka diktaturë, ata nuk kanë fushë veprimi. Këtë gjë ma ka përkrahur dhe babai. Me shokë kam folur për përmbajtjen e një libri me karakter reaksionar dhe për ato që janë në qarkullim. Unë i kam folur Besnik Sinanit për librat e Hitlerit që isha duke lexuar…………………………………..

Si u dënua babai, ai më thoshte se që kur ishte në gazetë, nuk shikohej mirë nga udhëheqja. Tha se këtë dënim ia ka dhënë vetëm udhëheqësi kryesor, pa u marrë vesh me shokët e tjerë, se vendimi i dënimit qe shumë i rëndë. Më ka thënë babai se Lenini shkruante një letër dhe thoshte që Stalini të mos zgjidhet se është diktator, dhe pastaj bënte aluzion për shokun Enver e për Stalinin. Ay, babai, im, më ka folur se kishte simpati si shkrimtar për Ismail Kadarenë, kurse për të tjerët thoshte se ata janë të paaftë dhe këto shkrime i bëjnë nga frika. Mua më lejonte babai që të lexoja dhe libra dekadentë.

Shkrimet do t’i mbaja si një krijimtarinë time dhe kur të ndryshonte situata, që të mos kishim më frikë për të më arrestuar babanë, do t’i botoja. Babai pas dënimit ka biseduar me mua. Babai më ka thënë se në rast se nuk më transferojnë, do më mbrojë Ramiz Alia dhe po të vendosë shoku Enver, mua do më heqin se ai nuk më do. Babai më ka thënë se përveç Ismail Kadaresë, shkrimtarët e tjerë shkruajnë sa për të qenë brenda, se kanë frikë dhe maten shumë kur shkruajnë se i futin brenda. Më ka thënë se Enver Hoxha është diktator dhe ai nuk ka qenë dakord me këto. Babai më ka thënë se duhet të pranojmë realitetin se çfarë gjendje ekonomike dhe materiale kemi ne. Duhet të lidhemi më botën e jashtme, qoftë nga ana ekonomike dhe kulturale, kurse këta e kanë mbyllur brenda. Lidhur me dënimin e tij, babai më ka thënë se Udhëheqësi i Partisë i ndante në të urtët dhe në të ashpërit. Babai thoshte se shoku Enver është influencuar nga të urtët, dhe babai nuk fliste për kontradikta në Udhëheqje…………………………………………………………………………………….

Babai në letër më shkruante gjëra armiqësore pikërisht për shokun Enver, dhe thoshte se e ka humbur ekuilibrin e trurit dhe të mëndjes………………………………………………………..

Mbi pyetjen e Prokurorit, i pandehuri tha: pseudonimin ‘dajre’ ia kishte vënë sepse; në 1 Maj, shoku Enver i bënte duart sikur i binte dajres, dhe neve e diskutuam si dajrelli……………………

Kur vate babai në Lezhë unë shkova e takova dhe ai më tha se Shoku Enver duke qenë i sëmurë ka bërë dhe gabime e ndryshe foli në Mat e ndryshe në Pleniumin e katërt. Ai mendonte që shoku Enver nuk duhet të shante në Pleniumin e katërt, por duhet të kritikonte. Babai më tha që më dërguan këtu në punë fizike për të ngordhur, por përkundrazi tha unë do të rroj që të shikoj. Babai ka bërë disa shkrime të tij, të cilat i ruante si kujtime të jetës së tij, dhe mua më ka thënë se do vijë koha qe dhe neve të na shikojnë më ndryshe, se me kalimin e kohës do të zbuten. Babai tha se materiali i duhej ta paraqiste kur të ndryshonte vija e Partisë, sepse ai nuk ka qenë armik i partisë, por ka punuar për popullin……………………..

Vërtetohet se është një me origjinalin

Sekretarja e çështjes

Fahrije Karagjozi

Tiranë, më 25 / 1 / 1975

*Arkivi Ministrisë së Punëve të Brendshme. Dosja hetimore ndaj Fatos Lubonjës. Nr. 2370A. Viti 1974-1975.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

29 komente në “Zbulohet dokumenti: Kur Fatos Lubonja dëshmonte kundër të atit…”

  1. shqip says:

    Ndoshta per burg ka qene disi e tepruar. Po ne gjendjen e tij mendore , nje qilizem ne tru e ka patur te nevojshme. Po ky e paska te vjeter rreshkitjen. Ne mendonim se u be ne kohen e fevziut. Meghithate qenka me fat. Arrin te beje para edhe ne gjendje shoku. Le qe ne Albani , sa me gomar te jesh , aq me i pasur behesh.

    1. Tim says:

      Ky eshte ai psikiatri qe lexon Edi Ramen? Ky Jagua ka groposur te jatin per te shpetuar bythen e vet. Ky ka nevoje per nje psikoanalist qe te analizoje aresyen se si mundet nje birbo ti ngule thiken te jatit edhe kur nuk e detyron njeri. Eshte teper shqetesuese se si ky njeri mund te flere me tradhetine qe i ka bere te jatit. Por edhe ne sater te kishte shkuar, nje djale per se mbari, do te kish qene me mire se te tradhetonte te jatin. Tani eshte mese e qarte se pse ky kopuk ‘Ljuboja’ mund te shese miqte e tij si Edi Rama per parate e kriminelave si Lulzim Xhaferr Deva (gjarpri i zi) dhe Sali Pashe Toptani (gjarpri i kuq). Ptuuuuuuuuuuuuuuuuu ndyresire!

    2. Raimond vlonjati says:

      Ato mendime te asaj kohe qe tregon ky dokument , nuk duhen marre parasysh se jane bere ne kushtet e terrorit psikologjik qe ushtronte diktatura

      Dhe natyrisht aty Fatosi do mundohej te shpetonte jeten e tij , se i Jati iku , do denohej edhe nqs Fatosi fliste mire . Ajo gje ishte e paravendosur

      Nfsj ky dokument nuk ka vlere fare , per kushtet be te cilat esht marre

    3. Bardhyli.fr says:

      Vetem tek shqiptaret e perçare,ky psikopat gjen buke duke e kritikuar çdo qe eshte shqiptare.Ne 100 vjetorit te Shpalljes se Pavaresise se Shqiperise,ne nje studio TV,,e degjova kur tha:-Cfare iu nevojitet ajo shqiponje metalike ne Tirane.Kjo i perngjan nje sorre ndersa,per flamurin u deklarua se eshte veç nje lecke-harren!

  2. mira says:

    Nuk me duket se ka folur kunder te atit, por pa frike, e pse jo me trimeri ka treguar se babai i tij nuk ka qene per ate lloj socializmi qe u vendos ne vendin tone por per socializem shkencor, pikpamje te cilen Todi Lubonja e mbrojti ne gjyqin kunder tij. Ndersa per , Fatosin e diteve te sotme , mendoj se ka shkare njelloj si Enveri i semure.

    1. Vlore86 says:

      Vuajtjet që ka kaluar në burg Lubonja dhe gjithë të tjerët duhen respektuar. Mesa lexohet ska thënë ndonjë gjë të keqe. Përsa i përket pjesës pa vitit ’90 e këtej i ke rënë pikës. Gjendja e tij sa vjen e rëndohet. Dhe këta që e ftojnë në emisione e i japin hapësirë për të shkruar në gazetë, nuk bëjnë mirë.

    2. Vlore86 says:

      Vuajtjet që ka kaluar në burg Lubonja dhe gjithë të tjerët duhen respektuar. Mesa lexohet ska thënë ndonjë gjë të keqe. Përsa i përket pjesës pa vitit ’90 e këtej i ke rënë pikës. Gjendja e tij sa vjen e rëndohet. Dhe këta që e ftojnë në emisione e i japin hapësirë për të shkruar në gazetë, nuk bëjnë mirë.

    3. Vlore86 says:

      Vuajtjet që ka kaluar në burg Lubonja dhe gjithë të tjerët duhen respektuar. Mesa lexohet ska thënë ndonjë gjë të keqe. Përsa i përket pjesës pas vitit ’90 e këtej i ke rënë pikës. Gjendja e tij sa vjen e rëndohet. Dhe këta që e ftojnë në emisione e i japin hapësirë për të shkruar në gazetë, nuk bëjnë mirë.

    4. Vlore86 says:

      Vuajtjet që ka kaluar në burg Lubonja dhe gjithë të tjerët duhen respektuar. Mesa lexohet ska thënë ndonjë gjë të keqe. Përsa i përket pjesës pas vitit ’90 e këtej i ke rënë pikës. Gjendja e tij sa vjen e rëndohet. Dhe këta që e ftojnë në emisione e i japin hapësirë për të shkruar në gazetë, nuk bëjnë mirë.

    5. Vlore86 says:

      Vuajtjet që ka kaluar në burg Lubonja dhe gjithë të tjerët duhen respektuar. Mesa lexohet ska thënë ndonjë gjë të keqe. Përsa i përket pjesës pas vitit ’90 e këtej i ke rënë pikës. Gjendja e tij sa vjen e rëndohet. Dhe këta që e ftojnë në emisione e i japin hapësirë për të shkruar në gazetë, nuk bëjnë mirë.

  3. drita says:

    Dmth ja paskan bere mire qe e kane fut ne burg Lubonjen dhe te atin se keta e dinin “vijen” e partise, dinin dhe ligjin me mire se te tjeret por e kane bere me qellim. Prandaj duke shkelur ligjin denimi ka qene i merituar. S’ka vend per koment ketu apo perkrahje, por tregon se sa te dobet kane qen menderisht nga mendjemadhesia qe kane pasur se ishin mbi popullin, pavaresisht se justifikohen me popullin. Eshte tjeter probelem te diskutojme per sistemin e asaj kohe si ka qene dhe na serviren materiale si ky i Fatos Lubonjes qe do te thote: pohon me gojen e tij dhe me dokumenta para hetuesise qe ruante vijen e partise punes. Po çfare eshte krenari, zotesi, burreri kur je para gjyqit qe e di se do denohesh dhe i deklaron vete, me deshire dhe ne kundershtim te hapet, fajet qe ke bere sipas ligjit te asaj kohe? E, pra, keta jane njerezit qe u kish marre koka ere qe ne ate kohe dhe e di pse? E quanin veten te paprekshem , pa le se thone dhe ndonje broçkull per popullin. Babai i paska thene shume gjera te tilla , pa le qe ishte dhe pjese e nomeklatures se diktatures! Une nuk e besoj, por ky ja ka fut babait, te shpetonte per vete, meqense ai i kish marre rrugen.

  4. Edkari says:

    Kjo tregon se sa i poshter ishte sistemi eterve te Rilindjes .
    Nuk i vej shume faj Fatosit e shume te tjereve ne krahasim
    me ata qe te detyronin te beheshe denoncues.
    Ky eshte nje fakt i rendesishem qe duhet te na coj ne kembe
    dhe me arme ne dore te zhdukim mbeturinat qe la diktatura
    komuniste duke shenjestruar sot kriptokomunistet me papion
    me kolor dhe veshur sportiv.
    Shqiptaret ne kembe qe mllefin qe se nxorrem ne 90-91
    ta nxjerrim me bastardet komuniste te rilindur.

    1. ta says:

      e more sale nuk te kam ketu te te shtrydh e te bej dhalle…

    2. L leshi says:

      O idjot edhe Sala ka qene bythlepires i atije sistemi keshtu mos ha shume se pd eshte krijuar prej tyre……ose me mire PD eshte krijuar nga ish sigurimsat e Enverit. …..mos harro se babai yt shpirteror ka qene sekretar partie ne ate kohe……

    3. shpresa says:

      Ngeu ti i pari , edkari, dhe pastaj te shohim. E kush nuk eshte i zoti te ulurije si ti pas ferres? E di ate historine e evgjitit? E rrahen mu ne krevat. Kur ai e pa qe ata qe e rrahen iken, zbuloi koken qe e kishte futur nen mbulese dhe bertiti: do tu arregulloj une. Pastaj shume shpejt e mbuloi prape. Dhe ti kushedi se ku je futur e derdellise ketu si trim, e u ben thirrje te tjereve se vete je si ai evgjiti “trim”. U marte purtha bran ty e gjithe ata qe flasin si ti bashke me Lul pederastin, nipin e Enver Hoxhes apo Saliun qe bridhte shurra e Enverit ne çanten e Saliut tere Europen.

    4. Tim says:

      Ti idiot me pseudonimin e peshtire (Edkoqe) dhe te ndyre, duhet ta dish se babai i Edi Rames ishte nje skulptor, nje artist dhe nuk kish te bente me drejtimin e partise. Por mos harro se Berisha ishte sekretar partie dhe sheronte diktatoret dhe ja ku jemi mes Edi Rames, nje djalosh jokomunist qe ska te beje fare me komunizmin, dhe Berishen komunist dhe kriminel e vrases gjate 25 vjeteve te fundit. Edi Rama as ka vrare, as ka vjedhur, dhe as ka mashtruar njeri. Te pakten pervec mashtrimeve te perditshme te SHQUP-it nuk ka asnje prove qe te tregoje qe ai ka kryar ndonje krim. Fatosi eshte nje njeri i shitur per para. Ka shitur edhe te jatin per te ulur denimin e tij. Nuk kishte aresye tu tregonte hetuesve te asj kohe qe i jati i tregonte historira me kritika per Enverin. Kjo e ka fundosur te jatin, qe qendroi gjithe jeten ne burg. Eshte nje poshtersi e papare dhe e padegjuar. Cdo djale tjeter do te denohej me burg vete per te shpetuar babain e moshuar. Po kjo nuk ndodh me kete sy perdredhurin Ljubo.

  5. ini says:

    Nuk kuptoj si dalin ne media dosjet. Keto jane te sekretuara. Kush i ka nxjerre?

    1. Tartufi says:

      Ini, kupto njehere,se eshte permbisur degjenerimi dhe pederastija komuniste ne themelin e saj ???
      Kur te mesoshe kete qe te shkrojta me larte,,, atehere pjet per kete habitje qe te shkakton ty.
      Degjenerimi komunist biles eshte bene dhe me elegante dhe me i besushem ,me Cilrit me shoke ne ndergjegjen dhe
      syrin e tru- shplareve shqiptare,,,kurre flasin per denancimet e te burgosurve te ketij populli,duke anash kaluar shkerdherine totale familjare te tyre nga krye pederasti shqiptar me urejtjen e pa kufi te shkerdherise qe ju qe shkaktuar…
      hakmarjen e kryenin tek te arestuarit e pe komprementuar ne shkerdheri,perdornin te gjith degjenerimin e berbarit te
      shkerdhyer kunder te burgosurit Ini per keto pjet me mire ,qe te mesoshe per degjenerimin komunist te familjes Cili me
      shoke ???

  6. lelegu says:

    Lubonja eshte psikopat depresiv. Nuk e kuptoj si e nxjerrin ne TV akoma…

  7. safo says:

    Eshte shume interesant menyra logjike e te diskutuarit me dy prisma shikimi ne varesi te rezultatit qe artikull-zhgaravizuesi do ti imponoje miletit.
    Psh thuhet qe Fatos Lubonja ka pranuar me gojen e tij se i jati Todi Lubonja i ka thene qe “pelqej” shkrimet e Kadarese dhe diku me tej arrihet ne perfundim qe meqe Todi Lubonjes (“armikut”) i pelqen Kadareja, atehere Kadareja eshte armik-pra Fatos Lubonja ka deponuar kunder Kadarese (e po e po kunder te jatit) !
    Sa idiot (ne kuptim te mirefillte) duhet te jete nje njeri qe te arrije ne konkluzione te tilla ! Sipas kesaj llogjike nqs Todi Lubonjes vec Kadarese i pelqente edhe Viktor Hugo apo Daniel Defo, me siguri edhe keta do te ishin ne listen e armiqve te regjimit-dhe padyshim eshte faji i Fatos Lubonjes qe i ka dhene keto informime!
    Dmth menyra sesi kopsitej nje “deponim” (“me deshire dhe pa asnje imponim”), nga ana tjeter, nuk eshte objekt diskutimi as i Henri Cilit (zhgaravine-shkruesit) apo Kalocit qe e perdor Lubonjen, me se pakti per reklamizimin e librit te tij me proes-verbale dhe me se shumti per te goditur nder te tjere “perfundimisht” edhe Fatos Lubonjen.
    Nuk po diskutoj ne se ne nje diell te ndritshem te botes letrare te Kadarese ka njolla te erreta ashtu sikurse ka njolla te erreta edhe ne Diellin qe ngroh gjithesine tone te afert. Pertej madheshtise se Kadarese kemi burgun real babe e bir te Lubonjave ne ferrin dantesk te regjimit monist. Me se fundi duhet te respektojme vuajtjen qe regjimi monist i dha familjes Lubonja, perkundrejt lavdise qe e mbeshtolli Kadarene po ky regjim.

  8. Lpl. says:

    Todi Lubonja dhe Fatosi duhet te shpallen heroj me kete dokument qe eshte regjistruar ne gjyq .Asnjehere skam pase dyshim se Lubonja eshte njeriu me i afte dhe i drejte sot dhe duhet te kete respekt gjithe Shqiperia per kete mendje me vlera , qe nuk ju nenshtruan as nuk ju servilosen pushtetit diktatorjal por luftuan deri ne vetmohim per lirine e Shqipetareve , ketyre dy koloseve Ate e Bir nuk ju eshte dhene merita dhe vendi qe ju takon ngase akoma vendin e drejtojne komunistet .Keta duhet te dallohen nga Mehmet Shehu Kadri Hazbiu e disa tjere qe i sherbyen regjimit deri ne vdekje ,dhe nuk hezituan ta mbrojne edhe se e dinin fundin .Todi Lubonja ka thene vetem Kadare eshte shkrimtare , kur se une ka kohe qe e them vetem Fatos Lubonja eshte analist e shkencetare , te tjeret jane me mbush vaginin e zhavorit , kete e ka deshmuar keto vite demokracie , dhe vertetojne edhe keto dokumente per familjen e tyre qe paskan qene me te vertete ndryshe nga tjeret , dhe faji i tyre i vetem eshte per arsy se nuk jane budallej dhe te poshter si shumica e Shqiptareve Anadollako komuniste , dhe per kete e pesuan atehere , dhe vazhdojne te neperkemben edhe sot nga bijte e djallit komuniste , keto dokumente ju mbyllin gojen te mençurve.

    1. ben says:

      Mos haro qe Lubonja eshte orthodhokse dhe vetem nje orthodhokse mund ta kete intelektin e Lubonjes
      Shpirti human i Lubonjes dhe garakteri i tije Vetem-Ohues jane themeli i besimit Orthodhokse

  9. eri says:

    Turp tuvije te gjitheve.
    Ka pyetnjeri neckushteka deponuar?
    Nen torture? Clloj torture? Apo ska gje…?!

  10. elefant says:

    Me falni pak:
    Si u zbulua dokumenti?
    Perse nuk ishte zbuluar me pare?
    Kush e zbuloi?
    A u hapen dosjet keshtu?
    Kush tall byçën me njerezit dhe i fut e i qit dokumentat (apo edhe i sajon) kur i duhen?
    A ka rregulla ligjore per publikimin e dokumentave qe lidhen me hetuesine ne kohen e diktatures?
    Kur do te marre fund rrumpalla ne Shqiperi?
    A kjo eshte era e shtetit qe po ben Rilindja me gjithe kryepallen psikopst delirant?

  11. 9 maj 45 says:

    Enveri ka merita te jashtezlkonshme qofte edhe per faktin se ka ditur te zgjidhte ne pozitat me delikate te shtetit dhe partis individ me shpirt demokrat si kryetari i hetuesise se pergjithshme Qemal Lame , doktori i udheheqesve te partise dhe te shtetit Sali Berisha, Sekretari i pare i K.Q te rinise Mehmet Elezi, nenkryetari i Frontit Demokratik te Shqiperise Ismail Kadare e keshtu me radhe pa haruar Rustem Gjaten e gjykates, nderkohe qe u tregoi vendin krimineleve Fatos e Todi lubonjes qe deshen te mernin ne qafe kryehetuesin demkokrat Qeml Lame , te perkedhelurin Nekryetar te Frontit dhe zevendes te Nexhmie Hoxhes , Ismail Kadarene, doktorin human si ai, Sali Berishen Merhmet Elezet e rinise e Rustem Gjatet e gjykateve te diktatures . Por ajo qe te le pa mend eshte ana e panjohur si kritik letrar e Lame Qemalit te hetuesise. Prandaj mos u cudisni se po te nderohej sistemi me nje diktature fashiste apo komuniste, do te dale se Henri Cili ne kete sistem qe jemi eshte duke punuar i kamufluar per fashizmi apo komunizmin kjo ne varesi te sistemit qe do te vinte.

  12. piter pan says:

    Botimi i ketyre dosjeve ne kete menyre eshte poshtersi e paster. Me Lubonjen mund te mos jesh dadord sot, po askush nuk mund te mohoje faktin se ka qene hero ne burg, dhe ato kohe ishin shume me ndryshe nga sot, kur tere legenat jane bere trima per ca leka me shume.
    Turp 100 here qe perdoren vuajtet e nje njeriu te ndershem dhe intelektuali kurajoz per ta denigruar dhe per te bere disa klikime!
    Ky eshte degradim total moral dhe nje tregues se ky palo shtyp nuk ka asnje skrupull dhe nuk meriton te lexohet fare!!!

  13. anticensurë says:

    që lubonja është një mut i madh për këtë nuk duhet asnjë llojë vërtetimi,POR që ju po bëni atë që bënte saliu deri dje me shantazhin nëpërmjet dosjeve të sigurimit!?prapë,që me këtë shantazh,nuk duhet shumë mënd për ta kuptuar!!
    më vjen keq për ata kritikues të djeshëm të berishës që janë këthyer në pjesën e shantazhit të ramës!!
    po ndenje me ndyrësirën ndyhesh!!
    këtë po e përjetoj me komentuesit e vjetër që kritikonim deri dje saliun!!
    është për të ardhur turp!!
    merua duhet të jetë i pari që duhet ti vijë turp!
    pastaj vjen thamo!!
    sa herë kanë ngrënë mut duke denoncuar saliun për këtë mënyrë të të shantazhuarit dhe tashti po e bëjnë vetë!!
    për ju të tjerët!?
    jeni bërë për tiu varur K!!

  14. anticensurë says:

    që lubonja është një mut i madh për këtë nuk duhet asnjë llojë vërtetimi,POR që ju po bëni atë që bënte saliu deri dje me shantazhin nëpërmjet dosjeve të sigurimit!?prapë,që me këtë shantazh,nuk duhet shumë mënd për ta kuptuar!!
    më vjen keq për ata kritikues të djeshëm të berishës që janë këthyer në pjesën e shantazhit të ramës!!
    po ndenje me ndyrësirën ndyhesh!!
    këtë po e përjetoj me komentuesit e vjetër që kritikonim deri dje saliun!!
    është për të ardhur turp!!
    merua duhet të jetë i pari që duhet ti vijë turp!
    pastaj vjen thamo!!
    sa herë kanë ngrënë mut duke denoncuar saliun për këtë mënyrë të të shantazhuarit dhe tashti po e bëjnë vetë!!
    për ju të tjerët!?
    jeni bërë për tiu varur K!!
    U kap koment i përsëritur; duket sikur e keni thënë një herë këtë!
    pak minuta më parë ishte “komneti në moderim”e sipër,tashti shoh që ka shkuar në kosh të plerave

  15. anticensurë says:

    që lubonja është një mut i madh për këtë nuk duhet asnjë llojë vërtetimi,POR që ju po bëni atë që bënte saliu deri dje me shantazhin nëpërmjet dosjeve të sigurimit!?prapë,që me këtë shantazh,nuk duhet shumë mënd për ta kuptuar!!
    më vjen keq për ata kritikues të djeshëm të berishës që janë këthyer në pjesën e shantazhit të ramës!!
    po ndenje me ndyrësirën ndyhesh!!
    këtë po e përjetoj me komentuesit e vjetër që kritikonim deri dje saliun!!
    është për të ardhur turp!!
    merua duhet të jetë i pari që duhet ti vijë turp!
    pastaj vjen thamo!!
    sa herë kanë ngrënë mut duke denoncuar saliun për këtë mënyrë të të shantazhuarit dhe tashti po e bëjnë vetë!!
    për ju të tjerët!?
    jeni bërë për tiu varur K!!
    U kap koment i përsëritur; duket sikur e keni thënë një herë këtë!
    pak minuta më parë ishte “komneti në moderim”e sipër,tashti shoh që ka shkuar në kosh të plerave,bile dhe ky i dyti!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *