Atentati mafioz ndaj komisarit Cuku, dy pistat ku po heton prokuroria. Flasin vëllezërit..,

Vrasja për shkak të detyrës dhe konfliktet e mundshme pas largimit nga policia e shtetit, janë dy pistat kryesore, për të cilën po heton prokuroria shqiptare për ngjarjen, ku mbeti i vrarë ish-drejtuesi i policisë Artan Cuku.
Mesohet se prokuroria dhe policia ka nisur verifikimin e të gjitha ngjarjeve të rënda, ku ish-drejtuesi Cuku është përfshirë si gjatë ushtrimit të detyrës në polici ashtu edhe pas largimit nga organizata e forcave të rendit. Burimet thonë se të gjitha rastet po verifikohen, duke mos përjashtuar dyshimin e ekzekutimit të tij për shkak të punës që kryente si efektiv i uniformave blu.
Por nuk përjashtohen nga hetimi edhe përplasjet e mundshme me disa kompani tjera të ruajtjes fizike me të cilët ka konkuruar në disa tendera publike, për ruajtjen e ambienteve dhe bizneseve nga policia private ku ai ishte administrator.
Sipas prokurorisë, në mesin e pistave të hetimit është edhe ngjarja e vitit 2005 ku viktima, Cuku, mbante detyrën e Shefit të Krimeve në Komisariatit nr.4 në Tiranë. Në ambientet e këtij komisariati në atë kohë është shoqëruar shtetasi Agim Daka.
Gjatë marrjes në pyetje, thuhet në komunikatat e kohës, Daka i rrëmbeu armën nga brezi Shefit të Krimeve dhe vrau vetën.
Për këtë ngjarje, si në aspketin ligjor ashtu edhe me kanun, familja Cuku dhe Daka e kishin mbyllur historinë mes tyre si ngjarje aksidentale.
Veç kësaj ngjarje, prokuroria po heton edhe pistën e vrasjes së ish-drejtuesit Cuku për shkak të punës që kryente në Drejtorinë e Policisë në Vlorë. Ku me iniciativën e tij, ka rihapur dosjen e disa ngjarjeve të rënda në Vlorë mes tyre edhe atë të ndodhur në vendin e quajtur si “Pusi i Mezinit” mes dy grupeve kriminale që zanafilën e ka në Spanjë.
Për këtë ngjarje, është arrestuar edhe një person, që sipas policisë, në atë kohë është kërcënuar drejtori i policisë Artan Cuku.
Nga ana tjetër, hetimet janë përqendruar edhe për konfliktet e mundshme që ish-drejtuesi Cuku kishte me kompanitë rivale të policive private, me të cilët konkuronte edhe në tendera të ndryshëm si publikë ashtu edhe privatë për ruajtjen e ambienteve.
Për këto konflikte, mësohet se janë pyetur edhe vëllezërit e viktimës, të cilët kanë pretenduar se Artan Cuku nuk i kishte shprehur ndonjë shqetësim për ndonjë përplasje të mundshme. Ata kanë këmbëngulur se i vëllai mund të jetë ekzekutuiar për shkak të punës që kryente para vitit 2014 në policinë e shtetit, nga ku edhe është shkarkuar.
REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Atentati mafioz ndaj komisarit Cuku, dy pistat ku po heton prokuroria. Flasin vëllezërit..,”

  1. kastrioti says:

    po pista e atij qe vrau veten ne zyren e ketij me pistoleten e ketij merret parasysh?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *