Britania konsideron Rusinë si përgjegjëse për sulmin kimik në Siri

9 Prill 2017, 14:05Bota TEMA

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Sir Michael Fallon ia hedh fajin Rusisë për çdo viktimë civile nga sulmi me armë kimike në javën e kaluar në Siri.

Fallon, duke shkruar për “the Sunday Times”, tha se Kremlini ishte përgjegjës, pasi përfaqëson “mbështetësin kryesor” të regjimit të presidentit Bashar al-Assad. Reagimi i tij vjen pasi Sekretari i Jashtëm, Boris Johnson anuloi një vizitë në Moskë, ku do të takohej me homologun e tij.

Përgjegjësinë e sulmit të tmerrshëm vdekjeprurës, të gjithë ia kanë faturuar forcave qeveritare siriane.

Fallon ka deklaruar se sulmi me gaz kimik i së martës ishte “barbar, imoral dhe i paligjshëm”, ndërkohë që përgjigjen me sulme ajrore nga presidenti amerikan Donald Trump e quajti si “reagimin e duhur”.

Duke iu referuar Rusisë, Fallon shkruan se “krimi i fundit i luftës ka ndodhur nën mbikëqyrjen e tyre”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje