Furtuna që ra në Përmet, lajm i mirë për të gjithë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Ardit Rada

Kapja e mbi 11 tonëve drogë e llojit kanabis-sativa në Pagri të Përmetit duket se ka ngjallur një besim të ri në luftën kundër narkotikëve. Operacioni i një dite më parë ka pasur si qëllim jo vetëm goditjen e krimit, por edhe thellimin e besimit tek aleatët perëndimorë, që në marrjen e detyrës shprehën mbështetje për ministrin e ri të Punëve të Brendshme.

Ky aksion u shoqërua më pas më një furtunë të vërtetë në radhët e efektivëve të Përmetit ku kupola u rrëzua ndërsa janë vënë në pranga zyrtarë të policisë lokale. Përtej emrave të përvetshëm, duket se Fatmir Xhafaj po vijon vullnetin e qartë të Policisë Shqiptare në bashkëpunim me misionet e huaja, që kërkojnë jo vetëm goditjen e prodhimit dhe trafikut, por edhe shkëputjen e lidhjeve të drogës me policinë.

Prej 51 ditësh opozita është mbyllur në çadër duke paragjykuar një fushatë elektorale që sipas saj do të financohet nga paratë e përfituara nga trafiku i drogës. Të gjitha akuzat e opozitës nuk janë mbështetur në ndonjë hetim të pavarur apo denigrues për qeverinë, por mbi shifrat që vetë policia jep. Kjo e ka çuar në një dilemë punën Ministrisë së Brendshme ku sa më shumë drogë të kapësh, aq më shumë akuzohesh për sasinë e prodhimit në vend. Në fakt, PD e krahason këtë me shifrat e pakta të raportuara prej saj. Ose operacionet e munguara.

Një furtunë e tillë, që u jep shpresë të gjithë shqiptarëve përveç atyre të lidhur me krimin, jep edhe një përgjigje ndaj partnerit strategjik por kritik të qeverisë. Politikanët e nivelit të lartë pranë LSI, Vangjel Tavo dhe Lefter Koka, kanë hedhur akuza të vazhdueshme për policitë lokale të qarqeve respektivë që përfaqësojnë si të lidhura me krimin. Vënia para përgjegjësisë së kupolës në Përmet thekson më së qarti se MPB as nuk ka pasur dhe as nuk do të ketë një linjë të dyfishtë të luftës ndaj drogës.

Rreth një muaj më parë, ambasadori amerikan do t’i kërkonte Xhafajt një luftë më aktive ndaj krimit të organizuar. Duke përshëndetur emërimin e tij në krye të Ministrisë së Punëve te Brendshme, Donald Lu do të shprehej konkretisht se “Presim që Xhafaj të luftojë në mënyrë aktive krimin e organizuar dhe të veprojë në mënyrë të paanshme teksa vendi përgatitet për zgjedhjet”.

Aksioni i djeshëm, por edhe thellimi i hetimeve deri në vënien para akuzave të funksionarëve të rendit në Përmet, nuk tregon as më shumë dhe as më pak se goditja ndaj krimit është në respekt të kërkesave të aleatëve.

Opozitës nën dhe jashtë çadre i mbetet të provokojë hetimet, sepse vullneti u shpreh në Përmet.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

6 komente në “Furtuna që ra në Përmet, lajm i mirë për të gjithë”

  1. KOMBI says:

    Berisha don qd vetem PD te bej punen e kanabisit , ndryshd ai del nga zgjedhjet.

  2. G-UNIT says:

    Po ca u be ne permet deri tashi mer koke koke eeee.. sa ton kanabis ka eksportuar permeti deri tashi mer vullnet Permeti! por shqiperia esht mush jeshil me kanabis nga veriu ne jug mer permet!

    po kush esht kanabisti me i madh qe ka arrestuar qeveria pa ma thuaj pak……………

    ska kap asnje koke trafikant mer permet..

    o ti vdeksh se kta po na mbushin menjen si komunistat qe qeveria ka realizu planin..

    shko dil pak ne Kodrat e tiranes mer permet se e shesh ca bohet.

    ppuuu kta jane te pa ftyre fare

  3. SADIU says:

    Mbajtsit e droges jane antare te LSI DHE PD. Ta dije shoku Sali

    1. Grigor says:

      Harrova kete shokun komunist me siper qe e quan veten G-UNIT.

  4. Ylli says:

    Hahahahaha…..😂😂😂😂😂 lajm i mire.Sa socialist duhet te jesh qe te thuash…..lajm i mire.!!!!. Edhe me i mencuri i majte ja ka kaluar Beratases legjendare 100 here.Aman vetem kanabisin mos e mblidhni se nuk duam as buke e as uje.Lajm i mire????? Lum moj Shqiperi qe i ke , keta majtistet e rinj.

  5. tomi says:

    O shoku Ardit. trecerekun e artikullit shan opoziten. Artikullin per ke e ke per opoziten apo per suksesin e policise? Sepse edhe per suksesin e policise gabohesh; hetimet i ka kryer prokuroria, perndryshe nuk do ta perjashtonte te gjithe komisariatin shoku Fatmir Xhafa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *