Homazhe në Drejtorinë e Tiranës për ish-drejtuesi e vrarë të policisë

9 Prill 2017, 13:21Kronika TEMA

Në mjediset e Drejtorisë së Policisë së Tiranës po mbahen homazhet për ish­drejtuesin e lartë të Policisë së Shtetit, Artan Cuku, që u vra një natë më parë pranë banesës së tij në kryeqytet.

Ngjarja ndodhi pak minuta pas orës 20:00 në “Rrugën e kosovarëve”. Deri në këto çaste, policia nuk ka asnjë person të arrestuar për këtë vrasje, ndërsa burime të grupit hetimor thonë se autorët duket se kanë qenë në dijeni të lëvizjeve të viktimës dhe e kanë ndjekur këtë të fundit, për ta ekzekutuar teksa merrte ashensorin për t’u ngjitur në katin e tretë të pallatit ku jetonte.

Autorët dyshohet të kenë qenë të maskuar, ndërsa mësohet se nuk kanë përdorur silenciator, pasi të shtënat kanë alarmuar banorët e zonës. Sipas policisë, pista kryesore mbetet ajo për shkak të detyrave që Artan Cuku ka mbajtur, apo edhe konflikteve, përfshi në kohën kur ka shërbyer në radhët e policisë.

42 ­vjeçari, baba i dy fëmijëve, ishte një oficer karriere deri në vitin 2013, kur u lirua nga policia. Cuku ka shërbyer si shef krimesh në Shkodër dhe Fier, si dhe zv.drejtor i Policisë së Tiranës në periudhën 2009­2011. Më pas, ai u transferua si drejtor i Policisë së Vlorës deri në vitin 2013, vit kur edhe u shkëput nga uniformat blu.

Pas kësaj periudhe, 42­vjeçari kishte hapur një biznes në fushën e policive private, por sipas policisë, ai asnjëherë nuk ka denoncuar se ndihej i rrezikuar dhe një informacion të tillë nuk e zotëronin as uniformat blu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje