Kërcënimi i Daçiçit: Shqiptarët nuk duhet të luajnë me zjarrin

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ivica Daçiç, kreu i Partisë Socialiste të Serbisë të themeluar nga Kasapi i Ballkanit, Sllobodan Millosheviç, ka kërcënuar sot shqiptarët e Kosovës.

Në një intervistë për ditoren serbe Alo, duke komentuar intervistën në RTV Dukagjini të deputetit të AAK-së në Kuvendin e Kosovës, Daut Haradinajt, ai ka thënë se “shqiptarët e Kosovës duan të eliminojnë serbët”.

“Ata gjithnjë kërkojnë shkas për të kryer punën që nuk e bënë në marsin 2004”, ka thënë Daçiç.

“Nuk pres të reagojë (ndaj Haradinaj), Thaçi (Hashim) dhe Mustafa (Isa), por pres nëse do të deklarohet dikush nga Brukseli apo se me heshtjen e tyre do t’i japin legjitimitet spastrimit etnik të serbëve të Kosovës. Në anën tjetër, ju them të gjithëve që të mos luajnë me zjarrin, sepse Serbia do të mbrojë popullin e saj në çdo moment”, ka thënë ai.

Daut Haradinaj të premten ka thënë se vëllai i tij, Ramushi, mund të ekstradohet nga Franca për në Serbi, “nëse dikush e do Kosovën etnikisht pa serbë”. Në një reagim të tij drejtuar politikanëve të Serbisë, ai ka thënë po ashtu shqiptarët s’kanë bërë dhe s’bëjnë kurrë spastrim etnik.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

3 komente në “Kërcënimi i Daçiçit: Shqiptarët nuk duhet të luajnë me zjarrin”

  1. "horri i bulevardit" says:

    O SPEC I MUSH; FUTI NJI oSOLE MIO , kur Edi Rama te fitoje zgjedhjet me 18 qershor.

  2. greece is shit says:

    Ne jemi mesuar te luajme me veten, ju pse e luani bishtin me ne?

  3. OU-JE says:

    SA NE SINKRON JANE QEVERRIA SERBE ME METEN E PARTITE E PEDERAVE SHQIPTARE
    ME KERCENIMET E TYRE !
    A NUK JAN PER TI PASUR ZILI NE KTE “BASHKPUNIM VLLAZEROR” KUNDER RAMOS
    DHE SHTETIT SHQYPTARE ?
    RAMA PASKA LUJT ME ZJARRIN LOL °!° POR S´KA KUPTU RREZIKUN
    DHE JA – FQINJI I MIRE QE TE KUJTON
    E NDODHET PRANE NE DITET E KQIA 🙂

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *