Kokëdhima tek Basha, të gjitha “fjetjet me mullixhinë” tek e majta dhe ku veçon Arben Malaj

9 Prill 2017, 12:15Politika TEMA

Dje, Koço Kokëdhima ishte zbatuesi i radhës i paradigmës “për inat të sime vjehrë shkoj e flej me mullixhinë”, dhe kjo më shumë ndër socialistë, në gati 25 vite politikë pluraliste, ku janë shpërfaqur të gjitha veset shqiptare, mishëruar sa në pabesi, sa në inate e sa në hakmarrje. Rastet janë të shumta, nga më normalet e deri në ekstremet, ku këto të fundit hasen rëndom tek e majta.

Fillimisht ishte një grupim i PD-së ai që u largua i përbërë nga treshja Ceka-Pashko-Zogaj, më vonë dhe Imami, të cilët me Aleancën e tyre u rreshtuan majtas në një moment të caktuar politik siç ishte 97-ta: Ceka si ministër Rendi, Zogaj si këshilltar i Mejdanit, Pashko që ishte në Amerikë u kthye dhe u vendos këshilltar pranë Nanos, ndërsa Imami u morr me Kushtetutën e re për të përfunduar më pas dhe ai me një post në kryeministri. Por ata gjithsesi nuk u bënë kurrë zyrtarisht të majtë, aq më pak ideologjikisht, derisa një ditë u kthyen tek shtëpia e vjetër, PD-ja. Ngjashëm dhe Pollo me Shehun, të cilët, edhe pse në opozitë me Berishën, mbajtën dhe ata një distancë me të majtën duke mos u kompromentuar, derisa u kthyen tek “mëma parti” që i lindi dhe i rriti.

Ndërsa tek PS-ja, “fjetja me mullixhiun  e nuses së zemëruar me vjehrë” është bërë diçka e zakonshme. Dhe pothuajse të gjitha rastet lidhen me emrin e Ramës. Fillimisht është Nano ai që “troket tek mullixhiu”. I zemëruar me njeriun të cilin e futi në politikë, por që pasi ia mori partinë nuk ia vari torbën, ai në 2007 do flirtonte me Berishën në dëm të Ramës. Në një moment politik delikat, kur ky i fundit kërkonte shtyerjen e zgjedhjeve lokale me pretendimin e kartave të identitetit, Nano del në mbështetje të Berishës për ta rrethuar Ramën politikisht. Nga ky takim mes tyre, rrodhi dhe ajo shprehja e famshme e ish-kreut demokrat, sipas së cilës çfarë kishte thënë për ish-rivalin e tij socialist, akuza nga më të ashprat, kishin qenë thjesht për fushatë.

Por krahas Nanos, të zemëruar me Ramën ishin dhe një grupim socialistësh të njohur si nanoistë, ku spikasnin Petro Koçi, Luan Rama, Makbule Çeço, Rajmonda Stefa etj., të cilët krijuan PSV 92. Pra, nuk preferuan “mullixhiun”. Do vinte 2009-ta ku do krijoheshin një aradhë “nusesh” të zemëruara, por pa trokitur tek “mullixhiu”. Lënia jashtë liste detyroi emra si Eva Allushi, Edlira Haxhiymeri, Ylli Manjani apo Majlinda Keta, që ta bënin hasëm Edi Ramën duke e ekzekutuar dhe në shtyp me një sëri shkrimesh, por deri këtu dhe jo më tej. Tek “mullixhiu” do trokiste Ilir Meta me të tijtë, të cilët  iu bashkuan Berishës, hem për një llokmë pushtet e hem për t’u hakmarrë ndaj Ramës që sipas bindjes lësëiste, kishte dashur t’i sikteriste tutje nga majat e politikës me anë të ndryshimeve kushtetuese dhe refomës zgjedhore që do buronte prej saj.

Por ekstremi i ekstremeve do shënohej katër vite më pas kur dyshja Islami – Dogjani, njëri socialist i hershëm e tjetri i vonë, u konvertuan brenda natës si demokratë duke e lënë pa mend dhe vetë “mullixhiun”, Berishën në këtë rast.

Dhe së fundi kemi rastin e Kokëdhimës, që gati është futur në çadër pas takimit të paimagjinuar me kreun demokrat, Basha. Deri para pak muajsh askush nuk do e besonte se njeriu të cilin PD e sikterisi nga Kuvendi, do ftohej e ndahej me Ramën për të përfunduar në një përqafim me Bashën.

Dhe tani vijmë tek figura simbol e njeriut që nuk u përfshi në asnjë nga kategoritë e mësipërme të të “zemëruarve me vjehrën”: Arben Malaj. Dhe në fakt, nëse do kishte ndonjë që do i përligjej tërësisht “fjetja me mullixhinë”, do ishte pikërisht ky. Në maj të 2013-ës, Edi Rama do shokonte me zëvëndësimin e Malajt me Kokëdhimën në listën e Vlorës. Malaj zgjodhi të kandidonte i pavarur, pa u ankuar për fatin e tij politik dhe etik në nderin e nëpërkëmbur nga Rama, derisa nisi zhvendosjen tërësore drejt karrierës akademike. Janë këto arsyet, politike dhe etike bashkë, që Rama ta rikthente në listën e Vlorës, Malajn e përzënë për shkakun e Kokëdhimës.  /tesheshi.com/

6 komente në “Kokëdhima tek Basha, të gjitha “fjetjet me mullixhinë” tek e majta dhe ku veçon Arben Malaj”

  1. Kola says:

    S’ka asnje krahasim mes sharlatanit Koco dhe prestigjiozit Arben Malaj. Sigurisht qe Rama dicka duhej te bente ndaj perkrahesve te sharlatanit tjeter Nano. Madje kete e shtriu padrejtesisht edhe tek shume figura te shquara te se majtes, por plehrat me besnike te Nanos i mbajti me vete, si Blush Kokedhime e ca halera te tjera. Malaj e kaperceu proven denjesisht. Eshte ne nderin e strukturave te PS qe te bejne korrigjimet qe te mos vazhdojne te rrjedhin vlerat.

  2. socialistet vlonjate says:

    E duam Arben Malajn deputet ne Vlore,Rama do beje gjene me te mire ,mos perzgjidh njerz koti qe nuk perfaqesojne socialistet vlonjate.Jemi per njerez me kontribute ne Ps jo per ata qe shesin vendet e punes

  3. M says:

    Kete M.. njeri se pyet askush.i?! Por gjen menyrat te “ngrere” veten si politikan i rebdesishem. Kaq hajvan qenkemi si popull beson ky?
    Zhdukeni m…

  4. Adriatik says:

    Arben Malaj eshte nje nga te paktat assets te PS. Do ishte ne nderin e KM te korrigjonte ate gabim qe u be kater vite me pare.

  5. Vioresel says:

    Nje shkrim shume i imet dhe shume i drejte. E kemi gjykuar shume Arben Malaj-n dhe me shume te drejte ne ate kohe. Por koha tregoi se ai eshte me shume dinjitet e integritet.
    Per bythen e Kocos nuk ishte ne liste Arben Malaj por ne keto vite ne pushtet u verejt se Arbeni e mbrojti Politiken e PS per ekonomine, nuk nguroi kurre qe te jape recetat e duhura per ekonomine, Ne qdo kohe nuk e percohu por edhe me kandidim si i pavarur kerkoi unifikim te PS.
    Turp per Koqon i cili tregoi se PS per te eshte lope per tue mjel.

  6. Albi says:

    Ketu nuk ka bythe ku te rrihet me kete takimin Koco Basha. Kjo eshte gjeja me e pamoralshme. Nqs do takohej Ben Malaj do ti jepja pak fare te drejte por te takohet Koco qe e rropi PS kjo eshte kurveri. Malaj perfundimishte e ka bere si burrat ne gjithe kete kohe. Hallall Ben Malaj harram o Koco Kokedhima

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje