Kur retorika politike e Lulzim Bashës prek budallëkun diplomatik

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Nga Armando Meta

Prej disa ditësh kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka venë në epiqendër të sulmeve të tij akuza ndaj zyrtarëve të lartë perëndimorë se janë korruptuar nga qeveria me paratë e drogës së Edi Ramës. Akuzë kjo shumë e fortë e cila po përcillet me indiferencë, të paktën në publik, nga qarqet diplomatike të Tiranës. Por në fakt nuk duhet të jetë kështu. Lulzim Basha duket se e ka marrë shumë lehtë këtë punë. Ai po akuzon në mes të Tiranës, kancelaritë perëndimore, qeverinë gjermane, Brukselin, SHBA-të, OSBE-në, PE-në e gjithëkënd që i ka thënë se rruga që po ndjek duke mos votuar vetting-un, duke bojkotuar Kuvendin e duke kërcënuar se do të bojkotojë edhe zgjedhjet, është tërësisht e gabuar. I vetmi që ka gjetur mirëkuptim për Bashën është Ilir Meta, por ky nuk mund të konsiderohet perëndimorë pasi ka një stof politik tipik ballkanik.

Akuzat që bën Basha në adresë të zyrtarëve më të lartë perëndimorë natyrisht shumë shpejt do të marrin një përgjigje të merituar. Por nga ana tjetër këto akuza për ndërkombëtarë të blerë me para droge janë sa serioze, por edhe qesharake, pasi po na bëjnë gazin e botës për nivelin tmerrësisht të ulët që përfaqëson një politikan, i cili pretendon që nesër kryeministër të ulet në tryezat e këtyre ndërkombëtarëve që sot i akuzon të blerë me para droge. Në 25 vite demokraci asnjë politikan shqiptar realisht nuk ka shkuar kaq larg sa të akuzojë në grup ndërkombëtarët si të blerë me para droge.

Qartësisht qeveria gjermane i ka thënë Bashës të kthehet në Kuvend e të votojë vetting-un, si dhe të hyjë në zgjedhje. Po kështu është deklaruar edhe qeveria amerikane nëpërmjet ambasadorit të saj në Tiranë, por edhe nëpërmjet nënsekretarit të shtetit.  Në të njëjtën linjë kanë qernë edhe zyrtarët më të lartë të BE-së nëpërmjet shefes për politiokën e jashtme Mogherini. Për të vijuar më pas me shumë kancelari perëndimore, zyrtarë të BE-së, raportues të PE-së etj., etj. Të gjithë këta i ka blerë Rama me para droge?! Njerëzit natyrisht qeshin kur dëgjojnë akuza të tilla. Por në fakt nuk është shumë për të qeshur. Problemi është shumë serioz. Natyrisht që Basha do paguajë një çmim për këto që nxjerr nga goja badiava. Nuk është se këtu po shan Sorosin dhe duket se çështja është pak personale, ndonëse thuajse të gjithë bashkëpunëtorët më të afërt të Bashës kanë marrë miliona USD me projekte nga Sorosi. Edhe akuzat në adresë të Sorosit janë të papranueshme. Por gjithsesi në rrafshin personal gjithkush ka opinionin e tij.

Por kur lëshon akuza në bllok ndaj ndërkombëtarëve, të cilët të thonë ndërprit bojkotin, shko në Kuvend, voto vetting-un e mos bojkoto zgjedhjet, atëhere s’kemi të bëjmë thjeshtë me gjëra personale, por me institucione. E në perëndim institucionet nuk janë si grupseksionet e PD që mund t’u thuash ç’të të vijë për mbarë. Basha ka qenë ministër i jashtëm dhe i di shumë mirë pasojat që të vinë kur bën akuza në ajër e aq më shumë për zyrtarë ndërkombëtarë të blerë me para droge. Këtyre akuzave nuk u shpëton dot as duke bërë viktimin sikur rreth teje ka komplot. S’ka asnjë komplot. Thjeshtë ka rregulla loje që nëse nuk i zbaton atëhere prit edhe masat përkatëse. Nëse e konsideron veten të përkohshëm në krye të PD-së, thjeshtë për të djegur vetting-un, atëhere ja vlen që këto akuza të mos merren aspak seriozisht.(Javanews.al)

 

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]
        
        Loading...
        

5 komente në “Kur retorika politike e Lulzim Bashës prek budallëkun diplomatik”

  1. Daku says:

    Ca me then mor Jaho na ra ne shqiptarve per pjes nji idiot karagjos , por dhe e kuptoj se nga ana tjeter cdo njeri do mundoheshe per mos hyr ne burg .

  2. Sokoli says:

    Nuk e kuptoj dot edhe sa kohë akoma ky popull do trajtohet ai kavie nga disa politikan
    Qe ju duket vetja eksperimentues te aftë.
    Harrojnë qe Nuk janë te gjithë militante qe riciklohen një herë në katër vjet dhe që shesin te ardhmen e fëmijëve të tyre për një vënd pune,harrojne që ata janë një përqindje e vogël e këtij populli për fat te keq indiferent.

  3. shqip says:

    Po ç’faj ka dhe Lyli. Ate ashtu e Kane brymosur. Te kesh Saliun, sekretar e mik i bllokut , te Tilla deklarime do besh. Nje parti e bunkerizuar vetem armiq sheh nga te gjitha anet. Na u bete peshqesh o njerez te peshtire. Njeri me idiot se tjetri. Ti shifi çfar pamjesh Kane , si ufo. Nxirreni more jashte ligjit, te shpetoje njerezia , se meruan dynjane.

  4. Lennard says:

    Lul-Bastardi e kaloi Vijen e Kuqe.Ku e ka Edukaten Perendimore ,qe e reklamonin kete njeri te Rendomte dhe spitullaq.Qe nxjerr nga goja vetem felliqesira te Grazhdit te Sale Serbit.Po mire ky Lul-Sumkapuci ,apo Sali Serbi ,familjarisht dhe Oborrtaret e tij ,PO SI NUK PO DEL NDONJE NGA PD QE TA KUNDERSHTOJE APO TA VERE NE BINARE?Apo jane te gjithe te frikesuar nga Vetingu.Merni Masa o qyqare se do te ikni te gjithe per Lesh.JENI KUNDER INTERESAVE TE SHQIPERISE DHE SHQIPTAREVE.

  5. sokrats says:

    Basha eshte nje karte e djegur, ne fundin e karieres se tij si politikan! Dhe gropen po ja ben vete Berisha!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *