Basha e quajti idiot, reagimi i kreut të KQZ: Qasje naive. Unë do vijoj të jem ai që kam qenë gjithmonë…

9 Prill 2017, 18:45Politika TEMA

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba, ka reaguar pas deklaratave të kreut të opozitës Lulzim Basha, i cili e quajti idiot që tenton të bëjë si Papa Francesku.

Denar Biba është shprehur se qëllimi i opozitës për të njehsuar çdo deklaratë të tij me PS-së, është një qëndrim dashakeqës, aq sa dhe naiv.

Kjo pasi sot (data 9 prill) eshte afati i fundit i regjistrimit te partive per Zgjedhjet e 18 qershorit 2017.  Cfare mund te them ne lidhje me kete eshte se, duke qene se sot eshte dite e Djele, afati shtyhet per neser. Persa i takon qendrimit tim, s’do fare mend qe te kuptosh se eshte interes absolut i opozites qe te marre pushtetin, ne menyre qe te vere ne jete programin e saj politik. 

Por qe kjo te ndodhe, me se pari opozita duhet te regjistrohet e te konkurroje ne zgjedhje. Ne nderkohe une do vijoj te jem ai qe kam qene gjithmone, cilatdo qofshin interesat e dites se partive politike.”-shkruan Biba.

Sot lideri i demokratëve është shprehur se opozita ka vendosur tashmë që të mos regjistrohet si subjekt ( të gjitha partitë politike opozitare) në zgjedhje dhe se afati i shtyrjes nga KQZ është një orvajte e dështuar e PS-së.

4 komente në “Basha e quajti idiot, reagimi i kreut të KQZ: Qasje naive. Unë do vijoj të jem ai që kam qenë gjithmonë…”

  1. andromeda says:

    Ç’i bën temenara këtij cipëplasuri që të quajti idiot. Prisnim një denoncim në prokurori nga ty, për fyerje të rëndë, ndërsa ti sillesh si një qëngj manar.

  2. Bujar says:

    Zoti Biba, edhe data 18 qershor eshte e diel, dhe kjo nuk do te thote se ato do te shtyhen per nje dite me pas.
    Mendoj se Ju nuk e keni mbeshtetjen e opozites ne kete proces. Dhe pas sulmeve qe ajo ju ben vazhdimisht, gjeja me e mire eshte se para se te shtyni regjistrimin nje dite, do ishte me mire te jepnit doreheqjen. Keshtu shpetoni ndershmerine tuaj!

  3. Arlinda says:

    Denard Biba, je thjesht me i miri!

  4. edi says:

    “Krenar biba, krenar qe jam bibe”.
    Ben Blushi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje