Rama: Askush s'do ta ndalojë popullin të votojë në 18 qershor

9 Prill 2017, 18:29Politika TEMA

Në komunikimin e Javës në rrjetin e tij social, Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh të qartë për palët politike, duke thënë se askujt nuk duhet t’I shkojë ndërmend që të ndalojnë qytetarët shqiptarë për të shkuar, më 18 qershor, në kutitë e votimit.

Sipas kryeministrit, vota e 18 qershorit do të vendosë nëse Shqipëria do të vijojë drejt BE-së apo drejt të shkuarës, që sipas Ramës simbolizohet më së miri nga PD.

Madje kreu i qeverisë ka theksuar se opozita është dukshëm kundër integrimit të Shqipërisë në BE dhe se është e gatshme të sakrifikojë të gjithë vendin nga frika e vettingut dhe reformës në drejtësi.

18 qershori do të sjellë një vendim të qartë, o me Europën o me frikën në Europë, o me reformën për të bërë shtet, o me pallavra, o me konkurrencën o me korrupsionin.

Askujt të mos i shkojë mendja se në 18 qershori populli do të ndalohet të votojë, këtë s’do ta lejojmë kurrë.

Frika nga drejtësia po i jep jetë dita ditës qasjes destruktive të PD-së… frika nga drejtësia e ka kthyer frikën ndaj gjykimit të popullit në një ditë që nuk duan të vijë kurrë.

Frika nga drejtësia e ka kthyer 18 qershorin në një ditë që politikanët e ngujuar në çadër duan që të mos vijë kurrë.

18 qershori ndan Shqipërinë që lufton për Shqipërinë që do punë dhe shtet nga drejtësia e kapur dhe shteti i teserës partiake dhe janë gati ta sakrifikojnë Shqipërinë.

S’e duan 18 qershorin, sepse në 18 qershor populli do të vendosë për Shqipërinë që duam, për familjet e zakonshme dhe familjen e madhe të kombit tonë në rrugën e bashkimit me familjen e madhe europiane.

Janë gati ta marrin peng popullin e Shqipërisë. Janë gati ta sakrifikojnë shqipërinë.

Nuk e duan 18 qershorin, sepse populli nuk do të vendosë për 4 vitet e ardhshme në 18 qershor por për fatin e Shqipërisë.

18 qershori është dita e gjykimit dhe vendimit të popullit Sovran, për ti dhënë një mesazh shumë të qartë jo vetëm vendit por edhe ndërkombëtarëve…

Një mesazh partnerëve ndërkombëtarëvve, nëse Shqipëria do të vijojë në rruhën për të bërë shtet, apo do të kthehet në rrugën e prapambetjes

Janë gati ta hedhin në erë urën e brishtë që mezi e kemi ndërtuar për 27 vjet me rradhë, urën e brishtë drejt BE-së. Janë gati të na ndajnë për së gjalli nga Europa e lirisë, e demokracisë. Janë gati të bashkohen me kundërshtarët e Europës në Perëndim e Lindje, sepse e duan Shqipërisë si një çiflig.

Janë gati të dalin mbi interesat kombëtare të Shqipërisë dhe janë gati të na ndajnë për së gjalli nga Europa e lirisë, demokracisë dhe zhvillimit shoqëror. Janë gati të bashkohen me kundërshtarët e BE­së.

Ata që nuk e duan 18 qershorin, duan jo vetëm të shpëtojnë veten nga drejtësia, hetimet e pavarura për krime, grabitje, zullume të pandëshkuara.

Kjo është një betejë që Shqipëria nuk mund ta humbasë përsëri. Është një përplasje mes të shkuarës dhe të ardhmes. Është një ndarje mes errësirës së politikës së vjetër, mes një katundit të vjetër mediatik dhe parimeve të Shqipërisë Europiane.

18 qershori do të sjellë një vendim të qartë, o me Europën o me frikën ndaj Europës, o me reformën në drejtësi, o me frikën ndaj reformës, o me një qeveri që lufton përdit, o me një qeveri që na kthen mbrapsht në avazin e vjetër, në errësirë.

Askujt të mos i shkojë në mendje se populli mund të ndalohet për të votuar në 18 qershor, këtë nuk do ta lejojmë kurrë.”-tha Rama.

15 komente në “Rama: Askush s’do ta ndalojë popullin të votojë në 18 qershor”

  1. santiago says:

    Bravo z. Rama …mos i lesho asnje fije floku krimineleve

  2. Milan says:

    Perpara z,Rama qente e ndyre le te Lehin e dine shum mire cfar i pret,popullit shqiptar eshte me ju

  3. Andi says:

    Dhe mos te te shkoj as per nje sekond mendja
    Te levizesh nga ky vendim.

  4. Milan says:

    Dita qe te shohim ne burg tradhetaret,kriminelet e Shqperise ton te dashur do jete dita me e lumtur e shekullit

  5. tuneli says:

    nje BRAVO e madhe. Rama ti je ne anen e popullit qe do zgjedhje. Mos u bej asnje leshim krimineleve qe po bejne cdo marrezi vetem te shpetojne nga Vetingu. Keta te PD bejne kabull te shkojne te gjithe ne psiqiatri vetem te dalin te papergjegjshem perpara vetingut.

  6. Lexuesi i TemmA says:

    Kemi besim se ora e Shqiperise europjane po vjen.
    Asnje leshim per kriminelet.

  7. Niko says:

    Ju jeni ato qe rama pyet ne takime se si i keni grate prandaj shkruani qe ti thoni shefit qe jemi ne detyre me tipa si ju e mbajti xhaxhi 45 vjet ju garantoj qe po e bete AND 90% e juaja nuk njifni babain biologjik se sekretari i partise ka punuar fort

  8. Taras Bulba says:

    I Madhi i te Medhje jo o kryemisteri i shqiptareve te ndershem te hallit te punes ju lutemi si njeres te hallave se vetem ju mund ta beni Shqiperine dhe kete e treguar per keto vite si kryemister si dhe si kryetar bashkie popullin e ke me vete mos u terhiq nga disa bathorist e kamzist qe per te ngrene nje pizza rine gjithe naten ne ate vend ku akoma nuk eshte thare gjaku i atyre te pa fajshem mos tolero ata nuk mund te hyne ne zgjedhje se e dine qe mbas tyre do te shkojne ne burg duke filluar nga krye krimineli Berishe nga krimineli e hajna Basha si dhe nga mafiozi Meta

  9. lavdosh says:

    Nje lider i vertete, me vizionin e duhur per nje Shqiperi me te mire, nje Shqiperi me te ardhme

  10. Valter says:

    Theriti shqiptaret ne nje tubim te madh per te gjitha ato qe thua,
    Forca e shumices dhe jo e njeshit,
    mund te zghidhe problemet e handakuara.

  11. pedro i ri says:

    Z Rama. Ky eshte momenti te kthjellohen gjerat. Zbato vetem kushtetuten . Mos u shantazho

  12. °^° says:

    myslimutet e bashkuar i bojn Puc shtetit Shqipcare,
    kryesuar nga kryeministri Gandist,qe shpresonte ne (Kinezerin) dhe shpirtin e shenjte ,
    te ripillte nji shtet shqiptare, qe ne pranin e klaneve muzLlumane eshte e pamundur te ekzistoje.
    Nji kryeministerr, qe posedon nji zemer te modhe por mendjen e duhur per te vepruar ,
    nji kryeminister qe pothuj 4 vjet i bono shoqni humoristit kriminel jo vetem ne parrlament,
    duke i knoq bothn pederave, e len te Lir Mutin te zmadhohet, ne ato permasa sa te qelbi vet karrigen kryeministrore
    duke e pretenduar ate,per vete °!°
    Ne e kuptojme habitjen qe cfaq zoti kryeminister ,nga kto zhvillime te papritme ala muzllumane,
    por kyy eshte vet morali i gallates e batutave plot er i 4 vjeteve kinezerie politike ,o njeri i papergjegjshem. te besosh qorr muzllumutave zgjohesh i tredhur :/

  13. demokrati says:

    Z.Kryeminister! Ne emer te Shqiperise dhe te shqiptareve qe duan nje duan nje shkeputje nga kleptokracia e instaluar nga klasa politike qe lufton cdo reforme shtetndertuese, Rezistoni dhe Refuzoni dorezimin e shtetit tek njerezit a pavotuar edhe brenda partise se tyre. Resistoni ndaj atyre qe shiten atdheun dhe nuk kerkuan ndjese, resistoni ndaj diletantizmit, vulgaritetit dhe kapjes se drejtuesit te emeruar te PD.Resistoni ndaj kultures klienteliste te aleatit tuaj kleptokrat qe eshte shembelltyra e vertete e antishtetit, korrupsionit dhe sektarizmit lokal dhe refuzojeni duke ndertuar me te gjitha forcat shtetdeshiruese, te djathta dhe te qendres, nje front qytetar pro reformist. Shqiptaret nuk duan te kene nje shtet kopje te fqinjit tone pertej adriatikut qe ka ngelur peng in mongeses se reformimit si pasoje e se njejtes kulture politike qe eshte instaluar me vetdijshmeri te plote per te ruajtur politiken dhe politikanet nga perballja me qytetarin dhe drejtesine.Le te vendos sovrani ne 18 Qershor dhe te shohim nese shqiptaret do te zgjedhin mes zvarritjes permes mungese se dinjtetit si qytetar te nje shteti te se drejtes apo do te zgjedhin tu besojne forcave progresiste te nje koalicioni qytetar.

  14. Tralala says:

    Vazhdo shoku! Vetem PERPARA!

  15. enter"" says:

    POSHTE ILIR META

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje