Rama citon eurodeputetin austriak: Shtyrja e zgjedhjeve dhe qeveria teknike, kthim pas

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Kreu i qeverisë, Edi Rama postoi sot në “Facebook” deklaratën e eurodeputetit austriak Prof. Dr. Josef Weidenholzet dhe vazhdon të pyesë: Kush gënjen?.

Sipas eurodeputetit qeveria teknike dhe shtyrja e zgjedhjeve eshte kthim pas per vendin.

KUSH GENJEN? (11)

“Shqipëria ndodhet në metrat e fundit drejt finishit në integrimin europian. Këto katër vite kanë qenë tejet të rëndësishme në përmbushjen e agjendave të saj europiane. Ne presim që kjo rrugë e nisur e cila s’ka qenë aspak e lehtë për të mbërritur deri këtu të vazhdojë, sepse frutet e saj i pret me padurim një popull i tërë që të ardhmen e tij e sheh vetëm në integrimin e plotë në familjen europiane.
Të kërkosh sot, dy muaj para zgjedhjeve që ato të shtyhen e akoma më shumë, nën preteksin e “zgjedhjeve të lira” të kerkosh një “qeveri teknike”, do të thotë të rikthehesh disa vite pas. Sepse Shqipëria, ka disa vite që ka treguar se është në gjendje të kryejë zgjedhje të lira dhe për këtë, nuk i ka munguar kurrë ndihma e ndërkombëtarëve.
Unë ju bëj thirrje forcave politike të mos vendosin në kandar të ardhmen e vendit por t’ja lënë në dorë popullit, në datën 18 Qershor, ta vendosë se kush do e drejtojë në katër vitet e ardhshme”.

Prof. Dr. Josef Weidenholzet
Eurodeputet i Austrisë dhe Zv. President i Socialistëve e Demokratëve Europianë

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *