Rrëfimi i ish zv/shefit të Policisë së Tiranës: Çfarë biseduam në kafen e fundit me Artanin

Ish zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani në një intervistë për Report Tv kujton takimin e fundit me Artan Cukun.

Erzen Breçani shprehet se ai ishte drejtues i sakrificës, organizator shumë i mirë, që luftoi kundër së keqes, por sipas tij “Vjen një ditë dhe ti je pa punë dhe shlyhet nga memoria e këtyre që drejtojnë shtetin shqiptar dhe nuk mundojnë fare për sigurinë e këtyre njerëzve“. Intervista e plotë e Erzen Breçanit Ju keni punuar disa vite me Cukun, cfarë profili ishte? Kam pasur marrëdhënie të ngushta me Cukun për shkak të detyrave.

Ishte drejtues i sakrificës, organizator shumë i mirë, luftoi kundër së keqes.Kur e ke takuar për herë të fundit? Ka qenë në një kafe afër Gjykatës së Tiranës, kemi qëndruar dy­tre orë duke shkëmbyer biseda, rreziqe dhe kujtime nga puna.Kishte shprehur shqetësime? Nuk ka shprehur asnjë shqetësim gjatë kësaj periudhe që ka qenë pa punë, por ne që kemi punuar në policinë e shtetit e dimë që problemi ka qenë me bandat dhe grupet kriminale dhe jo me njerëzit që e duan rendin.

Vjen një ditë dhe ti je pa punë dhe shlyhet nga memoria e këtyre që drejtojnë shtetin shqiptar dhe nuk mundojnë fare për sigurinë e këtyre njerëzve.

REMOTE_ADDR:[]
                 Loading...