Rrëfimi i ish zv/shefit të Policisë së Tiranës: Çfarë biseduam në kafen e fundit me Artanin

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp

Ish zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani në një intervistë për Report Tv kujton takimin e fundit me Artan Cukun.

Erzen Breçani shprehet se ai ishte drejtues i sakrificës, organizator shumë i mirë, që luftoi kundër së keqes, por sipas tij “Vjen një ditë dhe ti je pa punë dhe shlyhet nga memoria e këtyre që drejtojnë shtetin shqiptar dhe nuk mundojnë fare për sigurinë e këtyre njerëzve“. Intervista e plotë e Erzen Breçanit Ju keni punuar disa vite me Cukun, cfarë profili ishte? Kam pasur marrëdhënie të ngushta me Cukun për shkak të detyrave.

Ishte drejtues i sakrificës, organizator shumë i mirë, luftoi kundër së keqes.Kur e ke takuar për herë të fundit? Ka qenë në një kafe afër Gjykatës së Tiranës, kemi qëndruar dy­tre orë duke shkëmbyer biseda, rreziqe dhe kujtime nga puna.Kishte shprehur shqetësime? Nuk ka shprehur asnjë shqetësim gjatë kësaj periudhe që ka qenë pa punë, por ne që kemi punuar në policinë e shtetit e dimë që problemi ka qenë me bandat dhe grupet kriminale dhe jo me njerëzit që e duan rendin.

Vjen një ditë dhe ti je pa punë dhe shlyhet nga memoria e këtyre që drejtojnë shtetin shqiptar dhe nuk mundojnë fare për sigurinë e këtyre njerëzve.

Share on FacebookShare on Google+Tweet about this on TwitterShare on LinkedInShare on Whatsapp
REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Rrëfimi i ish zv/shefit të Policisë së Tiranës: Çfarë biseduam në kafen e fundit me Artanin”

  1. Kellira says:

    Po mer zogu po a e mbani mend se sa keni hedhur ne rruge juve?!

  2. Paqesori says:

    Per cfare e intervistoni kete njeri qe nuk di tjeter vetem te ngrehi puplat…na ben si i forte dhe i zgjuar . Mos i rafte ne mendje Bashes ti dergoje te fala nga cadra…se Basha eshte rahat rahat…di vetem ..O Idjot ..O idjot… Se cmund te thote tjeter !?
    Sinqerish qe me ka marre malli ta degjoj te flasi njehere normal dhe te kuptoj se cfare don dhe si e kerkon. Nuk ben gje tjeter vetem se shan si femije qaraman…o Zot ne cfare duarsh kemi rene ! Burra qe ngrifen si grate llapazane qe pastojne oborrin e bejne me pluhur kedo qe kalon aty prane…Sa shemtuar !

Lini një Përgjigje te Paqesori Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *