Vuçiç kërkon të ulë tensionet: Boll me kërcënimet, dialogu Prishtinë-Beograd duhet të vazhdojë

9 Prill 2017, 20:04Rajoni TEMA

Presidenti i ri i Serbisë, Aleksandar Vuçic po tenton që të ulë tensionet me Kosovën.

Ai i bëri thirrje shqiptarëve të Kosovës që të vazhdojnë dialogun në Bruksel.

Vuçiç komentoi ‘kërcënimet’ nga ana e shqiptarëve dhe tha se për shkak të kësaj duhet të vazhdojë dialogu në Bruksel.

Presidenti i ri i Serbisë theksoi se është e rëndësishme të largohen tensionet dhe të mos ketë provokime të reja, fjalë të tilla se do dëbohen njerëzit nga shtëpitë e tyre.

“Është e rëndësishme të shmangen incidentet. Ky është një propozim për njerëzit në Bruksel dhe Prishtinë. Është e lehtë të iu përgjigjesh fyerjeve dhe kërcënimeve, por më e rëndësishme është të bëhet diçka për ta stabilizuar situatën”, u shpreh Vuçiç.

1 komente në “Vuçiç kërkon të ulë tensionet: Boll me kërcënimet, dialogu Prishtinë-Beograd duhet të vazhdojë”

  1. kuq e zi says:

    une nuk shoh fjalet por veprat prandaj veprat thone qe serbia po pergatitet per lufte
    armatimet qe po blen nuk jane per zbukurim
    te nderpritet dialogu dhe te vihen parakushte si data e mbarimit dhe njohja
    nqs njohja nuk eshte parakusht kosova ska pike interesi ne dialog

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje